• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njihuni me qytetet shqiptare ku bëhet më shumë qejf. Bie miti për Gjirokastrën

by Java News
02/08/2017 08:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si një popull mesdhetar, shqiptarët nuk kursejnë për t’u argëtuar edhe pse janë të varfër. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2015 kategoria “Arte, argëtim dhe çlodhje” zinte 2.47% të vlerës së shtuar bruto të ekonomisë (ajo që prodhon ekonomia në një vit, përjashtuar taksat dhe subvencionet). Në vlerë absolute, shqiptarët rezulton se kanë shpenzuar për “qejf” rreth 250 milionë euro.

Por, cilat janë qytete, që shpenzojnë më shumë për t’u argëtuar, çlodhur dhe për të ndjekur artin:

-E para është Tirana, që është jo vetëm kryeqyteti i vendit, por edhe qendra e artit dhe argëtimit në vend, me numrin më të lartë të kinemave, teatrove, por dhe të njerëzve që janë të interesuar për t’i ndjekur ato. Sipas INSTAT, kategoria “Arte, argëtim dhe çlodhje” zinte 4.3% të totalit të vlerës së shtuar bruto të Tiranës për vitin 2015. Në kryeqytet janë të përqendruara 62.4% e totalit të shpenzimeve të argëtimeve në vend, apo rreth 157 milionë euro.

-Gjirokastritët janë mbajtur gjithnjë si njerëz kursimtarë dhe janë madje edhe simbol i kopracisë, e materializuar kjo edhe në barsoleta të shumta. Por, me sa duket realisht ata nuk janë aq dorështrënguar, kur vjen puna tek argëtimi. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shpenzimet për “art, argëtim dhe çlodhje”, zinin 2.6% të vlerës së shtuar bruto në vitin 2015, duke u renditur e dyta, menjëherë pas Tiranës.

Në fakt, në Gjirokastër janë disa nga zonat më të pasura të Shqipërisë, sipas një raporti të mëparshëm të INSTAT. Komuna më e pasur në Shqipëri është Zagoria, ku niveli i varfërisë është vetëm 2.5%. Nga 10 njësitë me varfërinë më të ulët, 7 janë në Gjirokastër dhe 3 të tjerat në Korçë, Sarandë e Përmet. Po në Gjirokastër janë dhe njësitë që kanë konsumin më të lartë për frymë në vend, ku kryesojnë Zagoni, Pogoni, Odrie, Antigona, Dropulli i Sipërm, qyteti i Gjirokastrës etj, zona këto që kanë marrë në vite pensione nga Greqia.

-Korça e serenatave, e ushqimeve karakteristike është kthyer në një destinacion të preferuar të fundjavës për shumëkënd. Qyteti, që krahasohet me një “Paris të vogël”, tërheq jo vetëm kryeqytetasit, por edhe shumë të huaj. Ndaj dhe Korça renditet e treta, në peshën që zënë shpenzimet për argëtim, çlodhje dhe art, me 2.4% të vlerës së shtuar bruto të atij qyteti.

-Në vend të katërt është Vlora, qyteti bregdetar, që në verë kthehet në një destinacion për pushuesit e dashuruar pas bregdetit të Jonit, ku atraksionet kryesore mbeten Drimadhes, Himara, Dhërmiu. Dhe pushuesit nuk kursehen dhe dëfrehen me ‘shkuma party’, apo pije të shtrenjta. Shpenzimet për argëtim dhe art zënë 2.3% të totalit të shpenzimeve totale të Vlorës.

-Në vend të pestë është një qytet që nuk është as bregdetar dhe as i njohur për ndonjë traditë për argëtim. Banorët e Lezhës shpenzojnë të njëjtën peshë si në Vlore, me 2.3% të totalit.

Pas Lezhës vjen Shkodra, me 2.1%. Durrësi, një qytet bregdetar, por që njihet edhe për indiferentizëm, renditet vetëm në vend për peshën që zënë shpenzimet për argëtim, çlodhje e arte, ndaj totalit.

Më pas renditen Berati, Elbasani, Kukësi e Fieri.
Në vend të fundit është Dibra, e njohur për “pasionin” e saj për të ndërtuar, por banorët e saj nuk preferojnë të argëtohen, teksa pesha e shpenzimeve për këtë zë është vetëm 0.6%./a.ç

grafik-shpenzimet-per-argetim-instat

Next Post
Monaco e rrit sërish çmimin e Mbappes

Monaco e rrit sërish çmimin e Mbappes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PDK: Nuk pendohemi që refuzuam takimin me Kurtin, nuk negociojmë me dikë që synon kontrollin e institucioneve

PDK: Nuk pendohemi që refuzuam takimin me Kurtin, nuk negociojmë me dikë që synon kontrollin e institucioneve

August 5, 2026
E përplasi makina, humb jetën këmbësori në Durrës

E përplasi makina, humb jetën këmbësori në Durrës

August 5, 2026
Alarme për bombë në Milano, evakuohen gjashtë qendra tregtare pas një emaili kërcënues

Alarme për bombë në Milano, evakuohen gjashtë qendra tregtare pas një emaili kërcënues

August 5, 2026
Shpërthim i fortë në Tiranë, shkrumbohet makina në zonën e Laprakës. Dyshimet e para (FOTO)

Shpërthim i fortë në Tiranë, shkrumbohet makina në zonën e Laprakës. Dyshimet e para (FOTO)

August 5, 2026
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri

August 5, 2026
Gracka e Madhe e Hagës: Një paranojë konflikti për të zhvendosur një rezistencë jetësore

Kufijtë e padukshëm të kombit

August 5, 2026
Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve

Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve

August 5, 2026
Uzbekistani hyn në epokën hapësinore, sateliti i parë, Samarkand-2028, lëshohet në orbitë -

Uzbekistani hyn në epokën hapësinore, sateliti i parë, Samarkand-2028, lëshohet në orbitë –

August 5, 2026
Roli i flamingove të radikalizuar dhe pse Vlen-i u ekspozua në protestat kundër Edi Ramës?

Roli i flamingove të radikalizuar dhe pse Vlen-i u ekspozua në protestat kundër Edi Ramës?

August 5, 2026
Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan! Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan! Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com