• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Njihuni me Mike Gjelin, shqiptarin që do të bëhet ministër në Itali

by A R
05/07/2017 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptari 23 vjeçar Mike Gjeli me prindër shqiptarë, i lindur në Itali, me nënshtetësi italiane e banues në Novi Ligure sapo është emëruar kryetar i seksionit të emigracionit në strukturat partiake të Lëvizjes Lidhja e Veriut e ka një ëndërr për të ardhmen e tij; të jetë Ministër i Transportit në qeverinë italiane.

23 vjeçari shqiptar ka tërhequr vëmëndjen e mediave italiane për shkak se është shqiptari i parë që emërohet në një post të rëndësishëm të strukturave të Lidhjes së Veriut, të kësaj force politike të së djathtës italiane, e njohur për politikat  anti emigracion e me një sens të fortë nacionalizmi.

Lideri i Lidhjes së Veriut , Matteo Salvini e ka emëruar në krye të politikës së integrimit në një moment kaq të vështirë që po kalon Italia ku çdo ditë në brigjet e saj zbarkojnë me qindra emigrantë klandestinë.

Mike Gjeli ka lindur në Itali, nga prindër shqiptarë që më vitin 1991 emigrojnë nga Shqipëria në Brindizi. E gjithë familja e tij ka zgjedhur të marrë vetëm nënshtetësinë italiane e jo të drejtën e mbajtjes së dy nënshtetësive, shqiptare e italiane siç kanë bërë e bëjnë mjaft shqiptarë emigrantë prej vitesh në Itali.

“Si ka mundësi që një shqiptar në origjinë e bir emigrantësh ka zgjedhur të jetë pjesë e politikës legiste?” pyesin mediat italiane duke iu referuar deklaratave jo të pakta të kësaj force poltike kundër shqiptarëve që emigronin dikur me gomone apo të epitezuar “si grabitës e trafikantë”.

Mike Gjeli rrëfen për gazetarët italianë se vetëm pak muaj më parë, në nëntor është bërë anëtarë i teseruar i Lidhjes së Veriut. Në një post të publikuar nga Matteo Salvini mbi ligjin e të drejtës së nënshtetësisë për fëmijët e emigrantëve, ligj i miratuar në dhomën e deputetëve të parlamentit e i bllokuar në dhomën e senatit për shkak të votës kundër të Lidhjes së Veriut e Lëvizjes 5 Yje, shqiptari Mike Gjeli kishte komentuar “unë bir emigrantësh prita të mbush 18 vjeç për të qënë nënshtetas italian edhe pse kam lindur në Itali. Nuk kam qënë as i diskriminuar e as i penalizuar kurrë. Ligji që është në fuqi është mjaft i mirë e detyron personat të integrohen. Ligji i ri shërben vetëm për të marrë vota.”

Ky koment i ka mjaftuar liderit të Lidhjes së Veirut Matteo Salvini për ta emëruar si përgjegjës i politikave të emigracionit të kësaj force politike.

Por Mike Gjeli përvec karrierës politike ka një tjetër ëndërr për të ardhmen e tij. I diplomuar në shkenca politike për momentin punon si shofer i një autobuzi turistik në një park ujor. Ëndrra e tij është të bëhet Ministër i Transportit në një nga qeveritë e ardhshme italiane. “Qysh i vogël më pëlqente loja Lego e të ndërtoja trena. E gjëja e parë që dua të bëj si Ministër i Transportit është të përmirësoj linjat hekurudhore lidhëse e transportin mes Jugut e Veriut të Italisë.”/Ora/b.d

Next Post
“Një anëtar, një votë” për kryetarin, por PD nuk mbledh dot kuotat e anëtarësisë

"Një anëtar, një votë" për kryetarin, por PD nuk mbledh dot kuotat e anëtarësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com