• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Një anëtar, një votë” për kryetarin, por PD nuk mbledh dot kuotat e anëtarësisë

by A R
05/07/2017 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Demokratët në mbarë vendin janë ftuar që të votojnë më 22 korrik për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së, pas mbylljes së mandatit katërvjeçar të Lulzim Bashës. Përballja është mes kryetarit të “ngrirë” Basha dhe ish-kreut të PD-së Eduard Selami. Por, pavarësisht se në databazën e saj PD-ja ka 100 mijë anëtarë, sipas statutit të partisë nuk do të mundet të votojnë që të gjithë për kreun e ri, pasi ata nuk paguajnë kuotat. Sipas dokumentit themeltar të demokratëve, pikërisht në nenin 12, që ka të bëjë me kushtet dhe kriteret e anëtarësisë, thuhet:

1- Anëtar i PD mund të jetë, çdo qytetar shqiptar që: a) është mbi 15 vjeç b) pranon kushtet e anëtarësimit, c) nuk është anëtar i partive politike apo organizatave që nuk janë në partneritet të deklaruar e pranuar nga PD.

2- Janë anëtarë të PD të gjithë ata që: a) kanë bërë anëtarësimin e tyre individual; b) kanë paguar kuotizacionin vjetor (mospagimi për dy vjet resht humbet të drejtën e anëtarësisë në parti); c) ndaj tyre nuk është marrë ndonjë masë përjashtimi nga partia apo nuk kanë dhënë dorë-heqjen. “Gazeta Shqiptare” ka mundur të sigurojë dy shkresat zyrtare të PD-së të dorëzuara në KQZ për bilancin financiar për vitet 2016 dhe 2015, sipas të cilave rezulton se ka zero kuota të anëtarësisë.

Kjo do të thotë që PD-ja nuk ka mundur t’i mbledhë kuotat e anëtarëve të saj përgjatë këtyre dy viteve, ndërkohë që për vitin 2017 nuk ka dorëzuar ende asnjë dokumentacion për shkak se viti nuk është mbyllur. Gjatë vitit 2015, PD-ja ka mundur të mbledhë vetëm kuotat e deputetëve, duke publikuar shifrën 415.000 lekë, por asgjë nga anëtarësia në mbarë vendin.

Por në deklaratën e PD-së të publikuar më datë 2 korrik, theksohet se në vendimin e dy nënkryetarëve të partisë për hapjen e garës për kryetarin e Partisë Demokratike, përcaktohet se në votim do të marrin pjesë vetëm ata të cilët janë anëtarë deri në datën 28.06.2017. Ata deklaruan se është pikërisht Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale, ai që ka autoritetin për përgatitjen dhe organizimin e operacioneve të votimit në nivel kombëtar dhe territorial.

Konkretisht, në këtë deklaratë thuhet: “Databaza e partisë krijohet dhe administrohet në përputhje me statutin e PDSH. Neni 13/1 përcakton detyrimin e mbajtjes së regjistrit elektronik, dhe pika 2 e këtij neni thotë: ‘Rregullat e hollësishme për formatin e regjistrit, administrimin dhe aksesimin e tij përcaktohen me vendim të kryetarit të partisë’. Në vendimin e dy nënkryetarëve të partisë për hapjen e garës për Kryetarin e PDSH përcaktohet se në votim do të marrin pjesë vetëm ata të cilët janë anëtarë të PDSH deri në datën 28.06.2017. Që nga data 28.06.2017, në PDSH nuk ka pasur dhe nuk do të ketë anëtarësime të reja derisa të përfundojë procesi i zgjedhjes së kryetarit të saj. Listat e anëtarësisë administrohen sipas Statutit dhe rregullave të përmendura më sipër”.

STATUTI I PD-së

ANËTARËSIA

Neni 12

Kushte dhe kritere të anëtarësisë

1– Anëtar i PD mund të jetë, çdo qytetar shqiptar që:

  1. a) është mbi 15 vjeç
  2. b) pranon kushtet e anëtarësimit
  3. c) nuk është anëtar i partive politike apo organizatave që nuk janë në partneritet të deklaruar e pranuar nga PD.

2- Janë anëtarë të PD të gjithë ata që:

  1. a) kanë bërë anëtarësimin e tyre individual;
  2. b) kanë paguar kuotizacionin vjetor (mos pagimi për dy vjet resht humbet të drejtën e anëtarësisë në parti);
  3. c) ndaj tyre nuk është marra ndonjë masë përjashtimi nga partia apo nuk kanë dhënë dorëheqjen.

 

Next Post
VIDEO/ Kultivuesi i drogës kapet mat në parcelë, asgjësohen 434 bimë kanabis

VIDEO/ Kultivuesi i drogës kapet mat në parcelë, asgjësohen 434 bimë kanabis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com