• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Shëndetesi

Njihuni me sipërmarrësin shqiptar që shënon rekord në Shqipëri, reduktoi orët e punës; 5 ditë e 35 orë/javë

by A R
24/02/2020 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

PUNË SI NË GJERMANI DHE FRANCË?

Ka një iniciativë personale në Shqipëri që synon të lartësoj dinjitetin e punonjësve, efektivitetin e biznesit dhe të frenojnë largimin e shqiptarëve drejt vendeve të europës ku pagat dhe mirëqënia nuk janë të krahasueshme me vendin tonë.

Është rekord në Shqipëri që të punohet me 7 orë në ditë për 5 ditë të javës me komoditetin e pushimit të drekës(restorant free-pa kosto për punonjësit) duke u rënditur krahas vendeve të zhvilluara si Franca dhe Gjermania, të cilat kanë sfidat e tyre edhe në këtë drejtim.

Dritan Gremi, sipërmarrësi i Gremi Clinic, me vendim personal, në bazë të studimeve të tij të tregut dhe më qëllimin e rritjes së biznesit, vendosi të reduktoj orët e punës në kompaninë që administron; 7 orë në ditë. Në këtë rast përfshiret edhe pushimin e drekës për të cilën ka investuar duke hapur një ambjent të posacëm në restorant që punonjësit që të drekojnë pa pagesë. Padyshim, fundjava dhe festat zyrtare të paguara.

Sigurisht, kjo është iniciativa më e rëndësishme që ndërrmerret për punonjësit dhe këtë e bëri një individ i vetëm pa pritur politikat qeveritare, propozimet në parlament apo idetë e sindikatave-sic ndodh në botë.

Ai ndërrmori riskun me argumentin se reduktimi i orëve të punës rriti efektivitetin, redukton stresin dhe pakënaqësitë te punonjësit.

“Punonjësit janë më të lumtur dhe dihen me të respektuar me këtë kontrat pune. Thekoj se kjo politikë imja nuk prek pagat, të ardhurat e tyre”- shprehet Dritan Gremi.

Gjithashtu, sipërmarrësi Gremi argumenton se këtë vendim e ka ndërrmarrë me dëshirën se do të shërbej si një shtysë për politikat sociale, për biznesin dhe shoqërinë që do të frenonte emigrimin dhe shpopullimin e popullësisë. Në këtë rast, vendi ynë shënon statistika shqetësuese. INSTAT raporton 38 mijë persona të larguar deri në 2018, ndërsa projeksionet e këtij institucioni janë që në 2030 me këtë ulje lindshmëri dhe emirgrimi Shqipëria të mbetet me 2.5 mln banorë.

“Me këto kushte pune, me këtë orar të reduktuara, me nivel pagash relativisht të larta, Shqiptarët nuk kanë përse të largohen nga vendi, që ka resurse të jashtëzakonshëm, por do punojnë dhe ndërtojnë jetën e tyre këtu”-thotë sipërmarrësi Gremi.

Kjo politikë sociale e ndjekur në bizensin e tij do të ishte po kaq e guximshme dhe për vende Europës së zhvilluara. 35 orë pune  në javë lë pas Italinë me 36 orë punë në javë(orari më i reduktuar pasi kontratat e punës më të shpeshta janë 40 orë në javë). Gjithashtu vendimi i sipërmarrësit lë pas Spanjën, Britaninë etj. Por, ai ka ende një sfidë:

“Do ndërrmarrë sërisht iniciativa për të reduktuar orarin e punës, dua që së shpejti të shkojmë me 31 orë e 30 minuta në javë- këtë do të quaja sukses personal dhe kështu duhet të ndodh nëse duam të shkojmë drejt Europës. Ta nisim nga bizesi ynë, më shumë dinjitet për punonjësit”- thekson sipërmarrësi Gremi.

Kjo do të thotë se në këtë biznes, punonjësit kanë të njëjtin orar pune si në Gjermani dhe në Francë ku shqiptarët aspirojnë të punojnë dhe jetojnë.

Për të bërë një krahasim të politikës së këtij biznesi më vendet europiane, më poshtë të dhënat të detajuara të shteteve.

Gjermania -35 orë në javë. Së fundmi në bazë të një vendimi të qeverisë një punonjës mund të punoj 28 orë në javë për 6 muaj deri në 2 vite, për t’u kujdesur për fëmijën ose një familjarë të sëmurë.

Italia– 5 ose 6 ditë pune në javë, por punonjësit nuk duhet të kalojnë më shumë se 48 orë pune. Kontratata janë përgjithësisht me 40 orë në javë, por në raste specifike për arsye sociale e shëndetësore mund të shkojnë deri në 36 orë/javë.

Zvicra– Mbështet oraret e zgjatura të punës. Oraret e punës variojnë nga 41.5 orë deri në 50 orë pune në javë.

Spanja – 8 orë në ditë për 5 ditë në javë, me një kufi maksimal prej 48 orësh.

Britania – 48 orë në javë. Nëse punohet më shumë orë në javë, punonjësit marrin ditë pushim javës tjetër.

Franca – Orët e punës u ulën në 35 orë në javë. Përtej 35 orëve, nëse punohet jashtë orarit pagesat janë të paktën 10% më shumë).

Hollanda – Java e punë është 4 ditë, 29 orë/javë

Norvegjia – 33 orë/javë, 21 ditë pushim të paguara dhe 43 javë pushim prindëror

Danimarka – 33 orë/ javë. Është propozuar nga sipërmrrësitë të shkohet në 30 orë/ javë.

Belgjika – 35 orë/ javë, propozimi për 30 e 24 minuta në javë.

Rasti i ngjashëm me Gremi Clinic është në Suedi, ku për punonjësit e një bujtine reduktuan orarin e punës në 35 ore dhe sipas tyre, punonjësit ishin më të qetë, më të lumtur dhe me produktiv.

Next Post
Shënohet viktima e gjashtë nga koronavirusi në Itali, rritet numri i të prekurve

Shënohet viktima e gjashtë nga koronavirusi në Itali, rritet numri i të prekurve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U bë e njohur si gruaja më e vjetër në botë, Qeveria i lidh pension të posaçëm 117-vjeçares shqiptare!

U bë e njohur si gruaja më e vjetër në botë, Qeveria i lidh pension të posaçëm 117-vjeçares shqiptare!

October 8, 2026
Aksident dramatik në Peshkopi, dy makina përplasen “kokë më kokë”! 7 persona përfundojnë në Spitalin e Traumës, 5 prej tyre familjarë

Aksident dramatik në Peshkopi, dy makina përplasen “kokë më kokë”! 7 persona përfundojnë në Spitalin e Traumës, 5 prej tyre familjarë

October 8, 2026
Fundjavë me mot të paqëndrueshëm! Temperaturat ulen me 3 gradë celsius

Sot mbani çadër me vete! Parashikohet mot i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe shtrëngata në veri e qendër të vendit!

October 8, 2026
Rikthehen tensionet me Iranin, Pentagoni bëhet gati për luftë të re dhe urdhëron ushtrinë amerikane: Përgatituni për sulme të tjera!

Rikthehen tensionet me Iranin, Pentagoni bëhet gati për luftë të re dhe urdhëron ushtrinë amerikane: Përgatituni për sulme të tjera!

October 8, 2026
Rusia kryen sulm të pamëshirshëm me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës! Raportohet për të paktën 20 civilë të vdekur, 4 prej tyre fëmijë!

Rusia kryen sulm të pamëshirshëm me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës! Raportohet për të paktën 20 civilë të vdekur, 4 prej tyre fëmijë!

October 8, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Dyshime se Rusia po përdor Murtajën si një armë biologjike, Trump: Do ta zbulojmë së shpejti, thonë se situata është nën kontroll!

October 8, 2026
Vdes Maricarmen Abascal, 87-vjeçarja që i vuri “zjarrin” Spanjës dhe u kthye në simbol të krizës së strehimit!

Vdes Maricarmen Abascal, 87-vjeçarja që i vuri “zjarrin” Spanjës dhe u kthye në simbol të krizës së strehimit!

October 8, 2026
Kuvendi mblidhet për shqetësimet e qytetarëve, por vëmendjen e marrin protestat dhe SHISH! Berisha akuza Qeverisë, Peleshi: Seancë më e rëndësishme se…

Kuvend dhe protestë! Çfarë pritet të ndodhë sot, Parlamenti në rend dite Territorialen dhe 4 interpelanca, Opozita kundër Reformës!

October 8, 2026
Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com