• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njihuni me shqiptaren që kandidon për deputete në Austri, e zgjedhura e Sebastian Kurz

by Java News
07/09/2017 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drita Cacaj është shqiptarja e vetme që garon për deputete në Parlamentin Austriak, në zgjedhjet që do të mbahen më 15 tetor. Ajo është kandidate në listën e Partisë Popullore të Austrisë, OVP, që udhëhiqet aktualisht nga ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz.

Me përvojën e saj mbi 10-vjeçare në politikën austriake, ajo beson se do të dalë fituese e kësaj gare. Në një intervistë të dhënë për albinfo.ch, Drita Cacaj kërkon mbështetjen e të gjithë shqiptarëve me të drejtë vote. Ajo premton se do të mbrojë të drejtat e të gjithë shqiptarëve në Austri, integrimin e përgjithshëm të tyre, e në veçanti të femrës shqiptare.

Albinfo.ch: Zonja Cacaj, ju jeni aktiviste prej shumë vjetësh e Partisë Popullore të Austrisë, OVP. Pse e keni zgjedhur këtë parti?

Cacaj: Është e vërtetë që jam aktiviste dhe kontribuese shumëvjeçare e kësaj partie. Përcaktimi im ka qenë programi i saj dhe ngrohtësia që më kanë dhënë që në ditën e parë në këtë parti. Më kanë përkrahur dhe më kanë dhënë shumë hapësirë për të treguar aftësitë e mia politike, për çfarë edhe u jam shumë mirënjohëse.

Albinfo.ch: Në zgjedhjet lokale nuk dolët aq e kënaqur me rezultatin dhe votat që morët. Pse provuat në zgjedhjet nacionale? Ishte besimi i partisë apo dëshira juaj për një sfidë tjetër, ndoshta edhe më të vështirë?

Cacaj: Në zgjedhjet lokale natyrisht se kam pritur më shumë, por megjithatë ka qenë një përvojë shumë e mirë për të kuptuar se si rrjedhin zgjedhjet. Sa i përket kandidimit tim për zgjedhjet nacionale, ishte besimi i partisë dhe puna ime në parti. Rezultatet e këtyre dy elementeve më dhanë mundësinë që të jem kandidate nga lista e Sabastian Kurz. Jam shumë sfiduese dhe besoj shumë në veten time.

Albinfo.ch: A i keni filluar aktivitetet e fushatës zgjedhore?

Cacaj: Jemi në përgatitje për fushatë dhe kemi bërë të gjitha përgatitjet e duhura në koordinim me bashkëpartiakët e mi.

Albinfo.ch: Na thuaj në pika të shkurtra çfarë do të përfshini në aktivitetet tuaja gjatë fushatës parazgjedhore? Ku është e fokusuar fushata juaj?

Cacaj: Aktivitetet do të jenë të shumta dhe të ndryshme. Kryesisht do të zhvilloj komunikimin me njerëz të ndryshëm në tërë territorin e Austrisë dhe do të fokusohem kryesisht në integrimin e popullatës shqiptare në të gjitha segmentet e jetës shtetërore në Austri, si në sferën arsimore, edukative – kulturore dhe në shumë sfera të tjera, deri në kyçjen e bashkatdhetarëve tanë në jetën politike. Si fokus të veçantë do të kem integrimin e femrës shqiptare me të gjitha të drejtat e barabarta, të cilat i ka përcaktuar shteti dhe ligji austriak.

Albinfo.ch: A prisni vota vetëm nga shqiptarët me të drejtë vote, apo edhe nga vendësit, pra nga vetë austriakët?

Cacaj: Unë dua të besoj se është koha e fundit që të gjithë shqiptarët që kanë të drejtë vote të motivohen dhe të dalin në zgjedhje, sepse duhet ta kuptojnë se pjesëmarrja në zgjedhje është interes i tyre. Besoj që do të votohem nga shqiptarët e mi, por besoj që edhe nacionalitetet e tjera, e posaçërisht austriakët do të më votojnë, siç më kanë votuar edhe më parë.

Albinfo.ch: Kryetari i partisë suaj, njëherësh ministër i Jashtëm dhe i Integrimeve, Sebastian Kurz, i cili është në garë për kryeministër, ka qenë mjaft kritik ndaj mbulesave të grave të besimit islam. Ditë më parë ai ka thënë se gratë shqiptare paguhen për t’u mbuluar. Cili është komenti juaj?

Cacaj: Mendoj se ai e di më së miri për atë çfarë ka thënë, unë nuk mund të komentoj deklaratën e tij.

Albinfo.ch: Si mund t’ju mbështesin pjesëtarët e komunitetit shqiptar dhe të tjerët në këto zgjedhje?

Cacaj: Unë besoj dhe shpresoj se të gjithë shqiptarët me të drejtë vote do ta shfrytëzojnë këtë mundësi që të votojnë një kandidate shqiptare, e cila do të jetë zëri i fuqishëm dhe mbrojtësja e të drejtave të tyre në Parlamentin austriak.

a.ç

Next Post
Mirëmëngjesi i Ramës me foto nga plazhi i Velipojës, komentuesit: E kemi dhurate nga Zoti

Mirëmëngjesi i Ramës me foto nga plazhi i Velipojës, komentuesit: E kemi dhurate nga Zoti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish- deputeti i PD shpërthen ndaj Flamur Nokës: Trim palaço, godet vetëm ata që s’i bëjnë rrezik

Ish- deputeti i PD shpërthen ndaj Flamur Nokës: Trim palaço, godet vetëm ata që s’i bëjnë rrezik

March 11, 2026
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

Ilir Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 11, 2026
Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

March 11, 2026
Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

March 11, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 12 Mars 2026

March 11, 2026
Rama reagon për mbylljen e TikTok: U konsultuam me 65 mijë prindër dhe mësues! Jemi në dialog me kompaninë për…

Mbyllja e Tik Tok nga qeveria, Gjykata Kushtetuese: Qëllimi ishte i mirë, por u cenua liria e shprehjes

March 11, 2026
Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

March 11, 2026
Kombëtarja e Iranit tërhiqet nga Botërori: Qeveria e korruptuar e SHBA na vrau Khamenein

Kombëtarja e Iranit tërhiqet nga Botërori: Qeveria e korruptuar e SHBA na vrau Khamenein

March 11, 2026
Von der Leyen bisedë telefonike me Ramën: Me mikun tim të mirë folëm për integrimin dhe investimet

Presidentja e KE: 10 ditët e para të luftës i kushtuan Evropës 3 miliardë euro

March 11, 2026
“Koha të përballemi me këtë regjim të poshtër”, Berisha: Rama vendosi të mbyllë dyert e drejtësisë në Shqipëri!

“Koha të përballemi me këtë regjim të poshtër”, Berisha: Rama vendosi të mbyllë dyert e drejtësisë në Shqipëri!

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In