• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njihuni me rregullat e reja, ja si mund të rritet pensioni mujor

by Java News
13/09/2019 07:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çdo i moshuar mund të marrë shtesë në pension. Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën me dije procedurën si përfitohet shtesa nga pensionistët. “I siguruari, i cili ka plotësuar kushtet për pension pleqërie, merr shtesë në masën 0,5 për qind të pensionit për çdo muaj që shtyn datën e daljes në pension dhe vazhdon të paguajë kontribute. Përfituesi i pensionit të pleqërisë, që ndërpret pensionin, vazhdon të punojë dhe paguan kontribute, merr shtesë mbi pension në masën 0,5 për qind për çdo muaj ndërprerjeje. Kjo shtesë llogaritet mbi atë masë pensioni që rezulton pas rritjeve dhe indeksimit që ka pësuar pensioni gjatë kohës së ndërprerjes”, – thotë ISSH

Masa e pensionit të pleqërisë
Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, shumëzuar me pensionin social. Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve. Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.

Pensionet e vjetra
Baza e vlerësuar për llogaritjen e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontributet, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi. Për periudhën e sigurimit nga data 01.01.1994 e në vazhdim, për llogaritjen e bazës së vlerësuar merret shuma e pagave për të cilat janë paguar kontributet nga data 01.01.1994 deri në fund të periudhës së sigurimit. Për periudhën e sigurimit në institucione dhe ndërmarrje shtetërore para datës 01.01.1994, për llogaritjen e bazës së vlerësuar merren pagat referuese, të përcaktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave. Për periudhën e sigurimit në ish-kooperativat bujqësore, për llogaritjen e bazës së vlerësuar merren pagat referuese të caktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Në rastet kur personi i siguruar ka periudhë sigurimi para dhe pas datës 01.01.1994, baza e vlerësuar llogaritet si mesatare aritmetike e ponderuar e bazës së vlerësuar të periudhave të sigurimit si ish-punonjës i institucioneve apo ndërmarrjeve shtetërore dhe ish-anëtar i kooperativave bujqësore, përpara vitit 1994, si dhe e periudhave të sigurimit si person i punësuar, i vetëpunësuar apo ekonomikisht aktiv pas datës 01.01.1994.

Për efekt të llogaritjes së pensioneve me datë fillimi pas 01.01.2015 e në vazhdim, baza e vlerësuar mesatare do të llogaritet bazuar në pagat referuese, sipas llojit të punës ose funksionit përpara datës 01.01.1994, si edhe mbi pagat individuale, mbi të cilat janë paguar kontributet sipas viteve, nga 01.01.1994 deri në 31.12.2014, të indeksuara me indeksin që del nga pjestimi i pagës minimale në shkallë vendi të vitit 2014 me pagën minimale të vitit 1994 ose me pagën minimale të vitit përkatës. Çdo vit, pas 01.01.2015, duke filluar nga data 1 janar, baza e vlerësuar vjetore individuale indeksohet me koeficientin, që llogaritet si raport i kontributit mesatar të personave të siguruar, të mbledhur në vitin e fundit kalendarik, kundrejt të njëjtit tregues të vitit pararendës. /l.m

Next Post
Sulmi terrorist trondit Turqinë, 4 të vdekur dhe 13 të plagosur

Sulmi terrorist trondit Turqinë, 4 të vdekur dhe 13 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zvërneci/ Sondazhi: Shqiptarët rendisin ndikimet e huaja pas protestave, Irani dhe Greqia në krye

Zvërneci/ Sondazhi: Shqiptarët rendisin ndikimet e huaja pas protestave, Irani dhe Greqia në krye

June 8, 2026
I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

“Kurtit nuk i lë përshtypje humbja e 5 mandateve”, analisti për zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja e ulët!

June 8, 2026
Zbardhet sondazhi, 46% e shqiptarëve “i kthejnë shpinën” protestës, 52% mbështesin investimin në Zvërnec

Zbardhet sondazhi, 46% e shqiptarëve “i kthejnë shpinën” protestës, 52% mbështesin investimin në Zvërnec

June 8, 2026
Sezoni veror 2026, nisin masat për sigurinë e turistëve

Sezoni veror 2026, nisin masat për sigurinë e turistëve

June 8, 2026
Përplasja e militantëve të PD-së me qytetarët në protestë, demokratja: Na provokuan mbështetësit e Arlind Qorit

Përplasja e militantëve të PD-së me qytetarët në protestë, demokratja: Na provokuan mbështetësit e Arlind Qorit

June 8, 2026
“Nuk kemi një projekt të firmosur”/ Ibrahimaj: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec mund të hapë 30 mijë vende pune

“Nuk kemi një projekt të firmosur”/ Ibrahimaj: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec mund të hapë 30 mijë vende pune

June 8, 2026
Trump: Nuk dihet se ku mund të na çojnë bisedimet me Iranin

“Marrëveshja me Teheranin vetëm pak ditë larg”/ Trump tregon paralajmërimin që i dha Netanyahut

June 8, 2026
“Po bëhet nami me ‘like’, si të mos dal?” Rama zbulon bisedën me mikun protestues

“Po bëhet nami me ‘like’, si të mos dal?” Rama zbulon bisedën me mikun protestues

June 8, 2026
Presion dhe tone të larta në telefonatën mes Trump dhe Netanyahut, çfarë diskutuan dy liderët

Presion dhe tone të larta në telefonatën mes Trump dhe Netanyahut, çfarë diskutuan dy liderët

June 8, 2026
E vërteta legjendës gjermane të bllokimit të BE

Ndoka: As Rama dhe as opozita nuk e prisnin këtë protestë!

June 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In