• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Njihuni me qytetin shqiptar që shpenzon ‘pa hesap’ për restorante, më shumë se europianët

by Java News
23/10/2018 07:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thonë se ushqimi është një ndër kënaqësitë më të mëdha të jetës dhe se të paktë janë ata që e shijojnë vërtetë. Restorantet janë një biznes që aktivitetin e tyre e bazojnë te ushqimi dhe shërbimi. Po cilët janë ato qytete në Shqipëri që shpenzojnë më shumë për të shijuar ushqime në restorante?

Të gjithë i njohim shkodranët si njerëz të qejfit, me humor dhe Shkodrën si djep i kulturës. Shkodra mban rekordin për shpenzimet në restorante dhe hotele, ku sipas të dhënave në Anketën në Buxhetit të Familjeve 2017, shpenzimet për restorantet dhe hotele ishin sa 9.5% e totalit të të gjitha shpenzimeve. Mes tundimit nga krapi i liqenit, lokalet buzë lumit, apo alternativat e detit (Velipojës) e zonave malore aty rrotull, shpenzimet për restorante në Shkodër janë edhe më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian, ku sipas të dhënave të Eurostat zinin rreth 8% në totalin e shpenzimeve të familjeve.

Krahasuar me mesataren kombëtare, familjet në Shkodër shpenzojnë gati dyfish më shumë. Në 2017-n shpenzimet mesatare në vend për restorante dhe hotele ishin 5%.

Shpenzimet për “Restorante dhe hotele” kanë regjistruar një rritje prej 11,8 %, krahasuar me vitin e kaluar, rritje e cila ka ardhur si rezultat i rritjes së shpenzimeve të nëngrupit “restorante”, raporton INSTAT në anketë.

Po cilët janë qarqet e tjera me shpenzimet më të larta në restorante?

Pas shkodranëve, shpenzimet më të larta në raport me totalin i kanë beratasit. Qarku i Beratit shpenzoi mesatarisht në 2017-n 6.3% për restorante dhe hotele, duke u pasuar nga Fieri (6%), Lezha (5.8%) dhe Tirana me 5.5%.

Korça, gjithashtu, i ka shpenzimet për restorante më të larta se mesatarja kombëtare me rreth 5.4% të totalit.

Në qarkun e Dibrës, shpenzimet për restorante dhe hotele në 2017-n ishin 4.2%.

Po cilat janë qarqet që kanë shpenzimet më të ulëta?

 Durrësi dhe Vlora janë të njohur, për vetë pozicionimin e tyre buzë detit, për restorantet e mira të peshkut, mirëpo vetë vlonjatët dhe durrsakët nuk i shijojnë. Sipas të dhënave të nga Anketa e Buxhetit të Familjeve, familjet në Vlorë, shpenzuan në restorante vetëm 2.9% të totalit, thuajse sa gjysma e mesatares kombëtare, ndërsa në Durrës vetëm 2%, më pak se gjysma e mesatares kombëtare.

Edhe Gjirokastra është e njohur për një kuzhinë me receta të larmishme, mirëpo gjirokastritët preferojnë që ushqimin ta shijojnë në shtëpi. Sipas të dhënave të ABF 2017 shpenzimet për restorante janë 2.9%. Edhe Elbasani ka përqindje të ulët të shpenzimeve për restorante me rreth 2.6%

Shpenzimet më të ulëta i ka qarku Kukës, me vetëm 1.1% të totalit të shpenzimeve për restorante dhe hotele./Monitor.

U8mn

ma.me

Next Post
Gjuriq e tepron sërish: Burg për serbët që duan Ushtrinë e Kosovës

Mandati kushtetues i FSK-së do jetë njësoj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
Paralajmërimi i frikshëm i Iranit për Evropën: Nëse përfshiheni në luftë, do të jeni objektiv për hakmarrje

Paralajmërimi i frikshëm i Iranit për Evropën: Nëse përfshiheni në luftë, do të jeni objektiv për hakmarrje

March 6, 2026
Ministri Hoxha mbledh shtabin e posaçëm, ja masat e para për sigurinë e shqiptarëve në Lindjen e Mesme

Ministri Hoxha mbledh shtabin e posaçëm, ja masat e para për sigurinë e shqiptarëve në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
SHBA: Na duhen vetëm 4-6 javë që të shkatërrojmë ushtarakisht Iranin

SHBA: Na duhen vetëm 4-6 javë që të shkatërrojmë ushtarakisht Iranin

March 6, 2026
“Shok” i madh për Amerikën, inteligjenca ruse në shërbim të Iranit?

“Shok” i madh për Amerikën, inteligjenca ruse në shërbim të Iranit?

March 6, 2026
“Shumë produkte do të mungojnë”, alarmi i Katarit: Do ndalojmë prodhimin e gazit, ekonomia po rrëzohet

“Shumë produkte do të mungojnë”, alarmi i Katarit: Do ndalojmë prodhimin e gazit, ekonomia po rrëzohet

March 6, 2026
Gazeta gjermane “Der Spiegel” analizon situatën në Kosovë: Kurti, politikan autoritar

Gazeta gjermane “Der Spiegel” analizon situatën në Kosovë: Kurti, politikan autoritar

March 6, 2026
Si erdhën muxhahedinët në Shqipëri? Mediu: Berisha pranoi vetëm disa, Rama i mori të gjithë

Si erdhën muxhahedinët në Shqipëri? Mediu: Berisha pranoi vetëm disa, Rama i mori të gjithë

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In