• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Njihuni me qytetin italian, ku shteti ju paguan qiranë e shtëpisë për tre vjet

by A R
21/02/2020 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kohët e fundit në media është përfolur gjatë një qytet italian, i cili i shiste shtëpitë e tij për një kosto më pak se 1£ për sa kohë që banorë të rinj angazhohen që të jetojnë atje dhe të fillojnë një jetë të re me familjet e tyre. Kjo ishte një nga shumë skemat e ngjashme për të ndihmuar qytete të zbrazëta ose të pafinancuara që të rigjenerohen duke lejuar banorët e rinj që të shijojnë çmime të ulta dhe pamje të bukura.

Ky vend quhet Teora dhe është i pozicionuar në rajonin Campania të Italisë Jugore. Kryetari i bashkisë së qytetit aktualisht po ofron një nxitje të madhe për njerëzit që lëvizin atje, këtë herë duke u paguar qiranë për gati tre vite për të gjithë ata që vendosin të emigrojnë në këtë vend. Kryebashkiaku Stefano Farina vendosi të mos zgjedhë skemën e shtëpive me 1£, përkundrazi!

Mendohet që një ofertë si kjo t’i mbajë njerëzit për më gjatë në Teora dhe t’i ndalojë ata thjesht të blejnë pronat si shtëpi pushimi dhe të largohen. Për t’u kualifikuar në këtë skemë financimi, njerëzit që lëvizin atje duhet të angazhohen të qëndrojnë për tre vjet dhe të zotohen që do të kenë të paktën një fëmijë gjatë këtyre viteve të qëndrimit në këtë vend.

Ju mund të aplikoni për një shumë deri në 125 euro në muaj krahasimisht me koston tuaj të jetesës, me shtëpi në Teora që kushtojnë nga 150£ e sipër. Nëse keni ndërmend ta blini shtëpinë, ju gjithashtu mund të kërkoni një grant deri në katër mijë euro ose më shumë, me koston e blerjes në zonë që është afërsisht 25 mijë euro.

Kryetari Stefano Farina i tha CNN Travel: “Unë nuk besoj në shitjen e shtëpive boshe për 1 euro, që nuk i stimulon njerëzit të qëndrojnë në qytet. Ata vijnë vetëm disa muaj në vit si shijues të pushimeve dhe kaq. Kjo nuk është zgjidhja. Por marrja e vendbanimit dhe regjistrimi i fëmijëve në shkollën lokale, kjo sjell vërtetë një frymë jete të re”, theksoi ai.

Teora është e pozicionuar në bazën e malit Cresta de Gallo dhe pranë Bregut të Amalfit dhe Puglias dhe ju do të befasoheni nga bukuritë natyrore që ka ky vend. Megjithëse qyteti është një vend i bukur dhe piktoresk për të jetuar, një tërmet në vitin 1980 vrau 157 banorë dhe shumë njerëz e panë këtë qytet si një tokë të pasigurt për të jetuar.

Kryebashkiaku Farina tani pretendon se, për çdo dy foshnje të lindura në vit në Teora, 20 njerëz vdesin, dhe shteti do që ky qytet të mos vdesë përfundimisht. Disa nga shtëpitë në dispozicion janë në gjendje të shkëlqyeshme, e të tjera madje janë mobiluar plotësisht.

/a.r

Next Post
Rrëfimi i biznesmenit: Diversanti Muhamet Hoxha do përmbyste Enverin me 200 ushtarë, SHBA i dha 50 mijë dollarë shpërblim

Rrëfimi i biznesmenit: Diversanti Muhamet Hoxha do përmbyste Enverin me 200 ushtarë, SHBA i dha 50 mijë dollarë shpërblim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In