• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Njihuni me miliarderin amerikan që akuzohet për trafikim vajzash

by Java News
09/07/2019 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Miliarderi amerikan Jeffrey Epstein, që është i regjistruar si sulmues seksual, u akuzua të hënën se drejtonte një rrjet trafikimi vajzash të mitura për seks. Zoti Epstein deklaroi pafajësinë në një gjykatë të Nju Jorkut. Ai është dënuar edhe më parë për krime seksuale dhe në vitin 2008, arriti një marrëveshje me prokurorët në Florida që i siguroi një vendim të zbutur. Financieri u arrestua të shtunën në mbrëmje, pasi arriti nga Franca me avionin e tij privat.

Miliarderi 66 vjeçar doli në një gjykatë të Nju Jorkut ku deklaroi se ishte i pafajshëm ndaj akuzve se drejtonte një rrjet të gjerë vajzash të mitura për marrëdhënie seksuale. Sipas akt-padisë, zoti Epstein i kishte joshur vajzat të shkonin në vilat e tij në Manhatan dhe Florida në periudhën 2002-2005 dhe i kishte paguar qindra dollarë për seks.

“Vajzat nën moshë, në fillim u rekrutuan për masazh dhe shpesh e bënin një gjë të tillë të zhveshura ose pjesërisht të zhveshura. Këto masazhe morën gjithnjë e më shumë një natyre seksuale dhe shpesh përfshinin një ose më shumë veprime seksuale, siç sqarohet në akt-padi”, tha Geoffrey Berman, Prokuroror i Qarkut Jugor të Nju Jorkut.

Zoti Epstein, që shoqërohej shpesh me të pasurit dhe të fuqishmit, përfshirë Presidentin Donald Trump, u shpall fajtor për krime seksuale në Florida në vitin 2008 dhe u dënua me 13 muaj burg. Një nga akuzueset ishte Michelle Licata, që ishte rekrutuar t’i bënte masazh kur ishte 16 vjeç.

“Ai thoshte gjithë kohës ‘O zot, sa e bukur, seksi dhe e mrekullueshme je’ dhe më vinte në pozitë shumë të vështirë”.

Sekretari në detyrë i Punës, Alexander Acosta, që ishte prokuror në Florida në atë kohë, e ndihmoi zotin Epstein që të arrinte një dënim të zbutur, që e lejonte atë të dilte nga burgu çdo ditë për të shkuar në punë, por sipas të cilit, ai duhet të regjistrhej si predator seksual.

Agjenti special i FBI-së, Bill Sweeney tha se agjencia e tij nuk do të ndalet deri kur predatorë të tillë, të jenë nën pranga, pavarësisht nga pushteti, pasuria apo lidhjet e tyre.

“Nëse jeni viktimizuar apo keni informacion shtesë për sjelljen e tij, duam të dëgjojmë prej jush, pavarësisht moshës suaj aktuale, apo në çfarë moshe ishit. Nuk ka rëndësi se ku ose kur ka ndodhur incidenti, apo incidentet”.

Avokati i zotit Epstein nuk ishte në dispozicion për komente të hënën. Zoti Epstein do të jetë në burg deri në seancën për lirim me kusht më 15 korrik, por prokurorët donin që ai të mbetej i ndaluar deri në gjyq, të shqetësuar se mund të largohet nga vendi. Financieri i pasur është banor i ligjshëm i pjesës amerikane të Ishujve të Virgjër dhe ka shtëpi në NJu Jork, Florida dhe Francë.(VOA)/l.m

Next Post
Meta nga Sarajeva: Jemi me shpresë se do hapen negociatat në Tetor

Meta nga Sarajeva: Jemi me shpresë se do hapen negociatat në Tetor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Financial Times”: Sistemi i ri i hyrjes në BE po shkakton vështirësi për udhëtarët! Deri në dy orë pritje në aeroportet kryesore evropiane

“Financial Times”: Sistemi i ri i hyrjes në BE po shkakton vështirësi për udhëtarët! Deri në dy orë pritje në aeroportet kryesore evropiane

August 11, 2026
Kryeministri grek Mitsotakis përfshihet në aksident, rrëzohet nga biçikleta dhe përfundon në spital!

Kryeministri grek Mitsotakis përfshihet në aksident, rrëzohet nga biçikleta dhe përfundon në spital!

August 11, 2026
VIDEO/ Tragjedi rrugore në Egjipt, vdesin 18 fëmijë të moshës 10-14 vjeç pas përplasjes së kamionëve! Po shkonin në punë, pamjet e tmerrit

VIDEO/ Tragjedi rrugore në Egjipt, vdesin 18 fëmijë të moshës 10-14 vjeç pas përplasjes së kamionëve! Po shkonin në punë, pamjet e tmerrit

August 11, 2026
Kabina e Ujësjellësit tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë shpërthen në flakë, frikë dhe për përhapjen e zjarrit në banesa!

Kabina e Ujësjellësit tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë shpërthen në flakë, frikë dhe për përhapjen e zjarrit në banesa!

August 11, 2026
VIDEO/ Rëndohet bilanci nga tërmeti katastrofik në Kolumbi, mbi 180 të vdekur e 1300 të plagosur! Momenti kur gjenden të mbijetuar në rrënoja

VIDEO/ Rëndohet bilanci nga tërmeti katastrofik në Kolumbi, mbi 180 të vdekur e 1300 të plagosur! Momenti kur gjenden të mbijetuar në rrënoja

August 11, 2026
Edhe Cërriku kundërshton Reformën Territoriale, nis firmosja e peticionit kundër shkrirjes së Bashkisë!

Edhe Cërriku kundërshton Reformën Territoriale, nis firmosja e peticionit kundër shkrirjes së Bashkisë!

August 11, 2026
Majlinda Dhuka-shqiptarëve të diasporës: Ju jeni zëri ynë! Kemi nevojë për ju, ftoni një mik…

“Le t’i lëmë fantazmat të dalin në pension!”- Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi, lërini kështjellat e rërës

August 11, 2026
Situatë kritike pas riaktivizimit të zjarrit në Abazaj të Krujës, rrezik dhe për banesat! Kërkohet ndërhyrja me helikopter

Situatë kritike pas riaktivizimit të zjarrit në Abazaj të Krujës, rrezik dhe për banesat! Kërkohet ndërhyrja me helikopter

August 11, 2026
Zjarr në katin e gjashtë të një hoteli në kryeqytet, vetëm dëme materiale, zbulohet shkaku i flakëve!

Zjarr në katin e gjashtë të një hoteli në kryeqytet, vetëm dëme materiale, zbulohet shkaku i flakëve!

August 11, 2026
“Jo më mish nga Brazili!”- Ministria e Bujqësisë merr vendimin dhe urdhëron AKU-n: Nga 3 shtatori të ndërpritet importi

“Jo më mish nga Brazili!”- Ministria e Bujqësisë merr vendimin dhe urdhëron AKU-n: Nga 3 shtatori të ndërpritet importi

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com