• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njihuni me Lauterbrunnen, lugina me 72 ujëvara në Zvicër

by A R
16/04/2016 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Berner Oberland në Alpet zvicerane, rreth 70 km në juglindje të Bernit, shtrihet lugina Lauterbrunnen, e cila konsiderohet të jetë një nga më të bukurat në Evropë. Kjo luginë rreth një kilometër e gjerë, shtrihet ndërmjet shkëmbinjve gjigantë dhe majave të maleve që ngrihen pothuajse vertikalisht përpjetë rreth 300 metra lartë nga pika më e ulët e luginës.

Në pjesën e poshtme të kësaj lugine gjendet fshati me emrin Lauterbrunnen, që në përkthim do të thotë “shumë burime”, e të cilin e ka marrë për shkak se në të ka hiç më pak se 72 ujëvara të larta disa qindra metra.

Lauterbrunnen11

Më e njohura prej tyre është ajo Staubbach, e cila me lartësinë e saj prej gati 300 metrash, është një nga ujëvarat më të larta në Evropë e formuar nga rënia e vazhdueshme e ujit.

Një tjetër fenomen madhështor natyror janë dhjetë ujëvarat e larta rreth 200 metra, Trümmelbach, të  fshehura prapa maleve, në cilat rrjedhin 20.000 litra ujë për sekondë.

Lauterbrunnen13

Shkëmbinjtë dhe ujëvarat Lauterbrunnen kanë frymëzuar shumë artistë dhe shkrimtarë si: Goethe, Franz Schubert dhe J.R.R Tolkien. Ato po ashtu tërheqin rregullisht dashamirë të natyrës, piktorë dhe fotografë nga e gjithë bota.

Lauterbrunnen është bërë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2001.

Lauterbrunnen15Lauterbrunnen10Lauterbrunnen12Lauterbrunnen6Lauterbrunnen5FNL-4230747Lauterbrunnen9Lauterbrunnen8Lauterbrunnen7Lauterbrunnen16Lauterbrunnen4Lauterbrunnen3Lauterbrunnen14

Next Post

Dule: Rinumërim popullsisë, për pozicionin gjeografik të minoriteteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In