• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njihuni me kapitenen e parë shqiptare, 24-vjeçarja thyen tabunë njëshekullore

by Java News
20/01/2019 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ajo është vetëm 24 vjeç dhe ka thyer një tabu, duke shënuar emrin e saj në historinë e Kapitenerisë shqiptare. Ermira Xhafa është e para vajzë që arrin të thyejë mitin e një profesioni krejtësisht mashkullor, në 104 vite histori të Kapitenerisë sonë Detare.

“Ndihem shumë mirë në pozicionin e inspektores së Kapitenerisë së Portit Detar të Durrësit. Doja që edhe në vendin tonë të hynte kjo frymë e re, me pjesëmarrjen e vajzave në Detari. Jam përpjekur e kam hasur shumë vështirësi, për shkak të mentalitetit në vendin tonë mbi vajzat që ndjekin këtë profesion, po me përpjekje dhe përkushtim arrita këtu ku jam. Jashtë nuk është problem. Tek ne po, megjithatë edhe pse dominohet nga gjinia mashkullore, duke ardhur një-dy a më shumë vajza në vazhdim, kjo tabu do të thyhet”, tha Ermira Xhafa, inspektore e Kapitenerisë së Portit Detar Durrës.

Si shumë familje shqiptare, edhe familja e Ermirës emigroi herët dhe u vendos në një zonë bregdetare të Greqisë, ku vogëlushja nga Berati u tërhoq nga madhështia e detit dhe vajzat me uniformë të botës detare. Gjithçka u shndërrua në një pasion për detin dhe profesionet që lidheshin me të. Ndaj vendosi të studiojë për Navigacion.

“Nuk kam ndonjë lidhje me detin, po kam jetuar që e vogël në Greqi. Kam qenë gjatë të gjithë kohës në marrëdhënie me detin, pasi jetoja në një qytet bregdetar dhe atje fitova një frymëzim shumë të madh për këtë profesion. Flota tregtare atje ështe shumë e zhvilluar”, tha Ermira.

Por, asgjë nuk ka qenë e lehtë për të. Sfidat ishin të shumta. Së pari u përball me kundërshtimin e prindërve, por pasioni dhe këmbëngulja triumfuan mbi gjithçka. Ajo studioi dhe u diplomua në degën Navigacion të Universitetit të Vlorës, e tashmë sapo ka nisur punë në Kapitenerinë e Portit Detar të Durrësit, ku të gjithë drejtuesit dhe kolegët janë burra.

“Në kursin tonë kemi qenë 80 studentë, vetëm 2 vajza dhe 78 djem. Pjesa dërrmuese kanë qenë djem. Shoqja ime ende nuk është në një marrëdhënie pune, por uroj që dhe ajo të jetë një ditë pjesë e administratës detare apo kapitenerive të porteve”, tha Ermira.

Në vitin 2018, për herë të parë një traget me flamur shqiptar në Sarandë pati kapitene një vajzë, Ornela Muratin. Fillimi i 2019-s regjistron një tjetër arritje historike që mban emrin e Ermirës, e cila shpreson që shumë vajza të tjera të vijnë e të përqafojnë këtë profesion kaq të bukur e dinjitoz, duke thyer përfundimisht mitin e një prej profesioneve mashkullore në fushën e Detarisë.

a.cupaj

Next Post
ISHP apel qytetarëve: Mos neglizhoni vaksinimin kundër gripit

ISHP apel qytetarëve: Mos neglizhoni vaksinimin kundër gripit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In