• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njihuni me fshatin e Kukësit që nuk “trembet” nga Covid-19

by A R
12/04/2020 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Anila Kolgjini

Pandemia e Covid-19, bëri që e gjithë bota po ashtu edhe Shqipëria të izolohej, rrugët të mbetën bosh, dyqanet të zbrazen, shkollat të mbyllen dhe gjithçka tjetër të anulohet. E teksa të gjithë stresohen nga ankthi se kur do të mbarojë kjo luftë, stresohen nga izolimi apo ndenjia në shtëpi… kjo gjë nuk ndodh te disa fshatra të Kukësit e konkretisht në Lusën ku jeta vazhdon normalisht.

Një fshat në verilindje të Kukësit, ku banorët e kësaj zone, Covid-19 e njohin vetëm nëpërmjet televizorit. Edhe ata shqetësohen dhe e dinë se është një sëmundje vdekjeprurës dhe përpiqen që të zbatojnë me përpikmëri rregullat. Tashmë shkollat janë mbyllur, po ashtu dhe lëvizjet në qytet, por megjithatë këta banorë zgjohen me shpresë.

Nuk i shqetëson fakti pse kafet dhe restorantet janë mbyllur, për ta nuk ka më mirë sesa të nisin ditën me kafen turke të zier në sobën e drurëve. E më pas të dalin dhe të punojnë në tokat e fshatit, të bëjnë arat gati për mbjellje, tokën për të vendosur perimet, hardhitë për të krasitur, për të qethur të imta.

Lodhja i bën të harrojnë se çpo ndodh me virusin, distanca sociale është e siguruar kur të gjithë punojnë e me familjen i bashkon vetëm darka. Në fshat të gjithë i kanë punët e ndara, burrat punojnë tokat e ndërsa gratë gatuajnë dhe merren me bulmetin.

E duke qenë se për shkak të dyqaneve të pakta dhe izolimit të rrugëve të gjitha gatimet i përshtasin duke i kthyer recetat në tradicionale… kujt i mungon vaji kur mund ta ndërrosh me gjalp, thonë francezët…

Fëmijët merren me mësimet online ku ndonjëherë iu ikin dritat dhe interneti, por edhe kësaj ia kanë gjetur anën.

Në mungesë të teknologjisë, ato përpiqen që të mësojnë vetë, të jenë fëmijë pa kokëçarjet e baterive të “litarëve dixhitalë” që ua kemi lidhur pa vetëdije ne të rriturit.

Pasi mbarojnë dalin luajnë, mbledhin xixëllonjat e prillit… e në mungesë të maskave bën punë një shishe plastike e lidhur përreth fytyrës si “ninxha”.

E të mos harrojmë moshën e tretë, që janë më të rrezikuarit nga kjo pandemi, në këtë fshat ata pothuajse bëjnë sikur nuk janë të informuar fare dhe me aq fuqi sa kanë përpiqen që të bëjnë ndonjë punë të vogël dhe gjithçka ia kanë lënë në dorë kohës.

Disa pajtohen me faktin se një ditë do të largohen nga kjo botë. E pikërisht ndoshta kjo ide iu jep shpresë për t’i bërë gjërat ashtu siç ata duan por ndërkohë përpiqen të zbatojnë rregullat pasi frikësohen për familjarët dhe për nipat e mbesat.

Sakaq, ditët ikin njëra pas tjetrës, javë pas javës e befas kalendari ndërron faqe. Darka është momenti i tyre. Ata çlodhen duke luajtur domino duke parë lajmet e ditës dhe sigurisht nuk mungojnë diskutimet, bisedat, planet për të nesërmen dhe shakatë e ironitë e njohura të kuksianëve. Kjo është “karantina” e fshatit ku e vetmja gjë që mungon është udhëtimi në qytet dhe sigurisht bisedat e gjata me komshijtë te kroi i fshatit…. kush doli, çfarë tha, kë takoi?

Next Post
Shtypi britanik shton sulmet: Mafia italiane po përdor situatën duke shpërndarë ndihma

Shtypi britanik shton sulmet: Mafia italiane po përdor situatën duke shpërndarë ndihma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata gjermane dënon me burg dy shqiptarët e kapur në plantacionin e kanabisit në Künzell

Gjykata gjermane dënon me burg dy shqiptarët e kapur në plantacionin e kanabisit në Künzell

September 30, 2026
Shqipëria zgjeron vaksinimin kundër HPV-së dhe gripit, Spahiu: Forcojmë mbrojtjen ndaj sëmundjeve infektive

Shqipëria zgjeron vaksinimin kundër HPV-së dhe gripit, Spahiu: Forcojmë mbrojtjen ndaj sëmundjeve infektive

September 30, 2026
Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit paraqitet në SPAK! Do të pyetet për Agasin

Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit paraqitet në SPAK! Do të pyetet për Agasin

September 30, 2026
Nisi misionin në Shqipëri, ambasadori i ri amerikan takon kryeministrin Rama

Nisi misionin në Shqipëri, ambasadori i ri amerikan takon kryeministrin Rama

September 30, 2026
OBSH ngre alarmin për kolerën: Më pak raste, por 30% më shumë vdekje që nga ’99

OBSH ngre alarmin për kolerën: Më pak raste, por 30% më shumë vdekje që nga ’99

September 30, 2026
Gjykata Supreme lejon Trump të rifillojë deportimin e emigrantëve në vendet e treta -

Gjykata Supreme lejon Trump të rifillojë deportimin e emigrantëve në vendet e treta –

September 30, 2026
Dalin emrat e të arrestuarve nga operacioni ‘INVESTING’, katër në pranga për mashtrime online

Dalin emrat e të arrestuarve nga operacioni ‘INVESTING’, katër në pranga për mashtrime online

September 30, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, detajet e para

September 30, 2026
Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi. Çfarë thonë hetimet?

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi. Çfarë thonë hetimet?

September 30, 2026
Bylisi drejt një etape të re, 6.25 milionë euro për zhvillimin e Parkut Arkeologjik

Bylisi drejt një etape të re, 6.25 milionë euro për zhvillimin e Parkut Arkeologjik

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com