Lajmi i publikuar për krijimin e “Agjencisë Investigative D.I.A” në Facebook tërhoqi mjaft vëmendjen e burrave dhe grave, pasi kjo faqe është ngritur për të zbuluar tradhtitë bashkëshortore.
Kjo faqe sipas të dhënave është krijuar në Tiranë dhe fton të gjitha gratë apo të gjithë burrat të denocojnë çdo hije dyshimi për partnerët e tyre. Dhe ç’bën kjo faqe pas denoncimit? Gjen një dedektiv privat për të siguruar provat. Ditën e sotme, faqja na ka prezantuar edhe me dedektiven e parë bjonde, Shkëndije Lilin.
“Jam e nderuar qe titullin Detektiv Privat e mora nga njerëz të nderuar si Av Ndue Pjetra Oreta Saliaj dhe Prokuror Eugen Beci”, shkruan dedektivja bjonde.
/b.d