Të paktën 25 foshnje nga mosha 7 muajsh deri në 1 vjeç morën pjesë në kampionatin vjetor në Lituani për bebet, në kryeqytetin Vilnius.
Bebet konkurruan në një trajektore të mbuluar me tapet 5 metra të gjatë, ku prindërit e tyre i prisnin dhe thërrisnin nga vija e finishit me kafshë pellushi dhe biskota, telekomanda televizori apo telefona celularë.
Disa nga bebet teksa ecnin këmbadorazi humbën terren, pavarësisht se në fillim kryesonin, pasi thjesht menduan të uleshin afër vijës së finishit dhe të shikonin përreth, ndërkohë që të tjerë nuk mundën as të kalonin vijën e nisjes.
Fituesi i garës së këtij viti u shpall Ignas Dovidaitis, që do ta festojë ditëlindjen e tij të parë pas dy javësh.