• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njihuni me 10 shpikjet teknologjike, që ndryshuan jetën tonë gjatë vitit 2019

by A R
31/12/2019 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viti 2019 ka qenë i jashtëzakonshëm sa i përket zhvillimeve teknologjike. Shkencëtarët, programuesit apo inxhinierët kanë arritur që të bëjnë zbulime me mjaft rëndësi, të cilat kanë fuqinë të ndryshojnë plotësisht mënyrën tonë të të jetuarit, apo të punuarit. Më poshtë janë 10 shpikjet më të rëndësishme të bëra gjatë vitit 2019 dhe risitë që ato do të sjellin në jetët tona.

Realiteti digjital

Kufjet e teknologjisë AR (Augmentet Reality) Hololens 2 të cilat krijojnë një realitet digjital janë më të vërtetë një mrekulli e realizuar nga Microsoft.

Për një përdorues është mjaft e thjeshtë që ta përdorë atë, është njësoj sikur vendos një kapele bejsbolli, e pa përpjekje fare menjëherë e gjen veten në botën digjitale. Realiteti digjital nga dita në ditë po preferohet shumë nga njerëzit, të cilët në këtë mënyrë nëpërmjet teknologjisë e gjejnë veten në një botë plotësisht të re, madje edhe aty ku ata kanë ëndërruar.

Printimi i lëkurës

Për shumë vite një nga mënyrat për të kuruar një djegie serioze ishte që të merrej lëkurë nga një pjesë tjetër e trupit, e vendosej në vendin e djegur. Ndërsa përgjatë viteve përparime janë bërë, shkencëtarët kanë arritur që të mund të printojnë falë teknologjisë 3D shtresën lëkurore.

Printimi i qelizave të lëkurës së një personi tani është i mundur, por duhet ende punë deri në finalizim. Gjithsesi përparime ë mëdha u bënë në këtë teknologji në nëntorin e shkuar.

Çipi unik

Në teknologjinë kompjuterike, zvogëlimi i vazhdueshëm i transistorëve ishte parashikuar nga “Ligji i Moore-s”, që sugjeronte se numri i transistorëve në një mikroçip dyfishohej çdo dy vite dhe një limit i pakapërcyeshëm do të arrihej një ditë. Ligji mund të thyhet tani që studiuesit kanë prodhuar një çip që mban më shumë se një trilion transistorë.

Çipi i krijuar nga “Cerebras Systems”, është çipi përpunues më i madh i bërë ndonjëherë, nga ku kompania ka bërë një hap gjigant nga modeli i 1971-it, që kishte 2300 transistorë.

Kjo do të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të Inteligjencë Artificiale që kërkon më shumë transistorë dhe fuqi përpunuese krahasuar me një çip tipik. Sa më shumë një kompani të vendosë në një hapësirë të vogël, aq më shumë teknologjia zhvillohet. Kjo teknologji do të ndihmojë në përmirësimin e jetës, si edhe në gjetjen dhe shërimin e sëmundjeve.

Interneti me shpejtësinë e dritës

Uria për lidhje shumë të shpejta në internet ka bërë që teknologjia t’i përgjigjet. Bizneset dhe përdoruesit privatë vazhdimisht kërkojnë që internet të bëhet edhe më i shpejtë dhe teknologjia u përgjigjet.

Përparime gjigante janë bërë për një internet shumë të shpejtë, e sigurisht që kjo do të sjellë një impakt të madh në jetët tona. Teknologjia 5G tashmë është një realitet, madje edhe në vendin tonë është përfolur për futjen e saj. Për shkencëtarët ajo mund të ndryshojë botën, ashtu siç internet i zakonshëm bëri disa dekada më parë.

Pajisje mjekësore të kapërdisshme

Shkenca ka arritur që të krijojë pajisje mjekësore të cilat gëlltiten nga i sëmuri. Kjo do t’i japë mundësinë mjekëve që të mund të shikojnë stomakun nga brenda pa qenë e nevojshme që të përdoret anestezia.

Madje këto pajisje mund të përdoren te fëmijët apo bebet. Edhe pse në hapat e para, pritet që shumë shpejt teknologjia mjekësore të revolucionarizohet dhe mjekët ta kenë më të lehtë të diagnostoikojnë dhe monitorojnë sëmundjet serioze.

Ndërveprim tru-kompjuter

Shkencëtarët tashmë kanë hedhur themelet e një teknologjie të re, ku kompjuteri mund të kontrollohet nëpërmjet mendjes dhe jo tastierës apo “miut”. Imagjinoni që një kompjuter të kontrollohet vetëm nga mendimi.

Kjo do të sjellë një ndryshim të madh në jetën e përditshme të njerëzve si edhe në punën e tyre. Por shkencëtarët që të mund ta finalizojnë këtë projekt, edhe pse themelet janë hedhur, kanë nevojë për më shumë kohë.

Blockchain

Blockchain-i është një listë që rritet vazhdimisht e të dhënave që quhen blloqe, që lidhen me njëra-tjetrën duke përdorur kriptografinë.  Çdo bllok përmban një përmbledhje kriptografike të bllokut të mëparshëm. Të dhënat e mbledhura nuk ndryshohen, ndërsa është krijuar që të grumbullojë dhe të verifikojë transaksione mes dy palëve në mënyrë të përhershme.  Objektivi është që të bëhet një strukturë e tillë e pavarur nga aplikimet teke, në mënyrë që të mund të operojë edhe mes ndërmarrjeve të ndryshme, duke tejkaluar kështu diferenca dhe hendeqet e biznesit dhe të teknologjisë.

Telefoni i palosshëm Motorola

Motorola origjinale Razr (2004) e ndryshoi botën e teknologjisë përgjithmonë, duke i kthyer celularët e vjetër në objekte aq shumë ë dëshiruara, elegante dhe tërheqës. Ajo që kompania ka prodhuar 15 vite më vonë, është një mrekulli mekanike dhe ekrani i parë fleksibël që i kthen telefonat e mëdhenj në materiale të cilat mund të mbahen lehtësisht në xhep. Modeli Razr tregon më së miri se si celularët e rinj do të jenë dhe se çfarë do t’u ofrojnë ata përdoruesve.

Kufje me mikroorganizma

Rripi i kufjeve përbëhet nga material laktit i prodhuar nga majaja. Ndërkohë që rrethet e veshëve nga ku vjen zëri, përbëhen nga një proteinë që nxirret nga kërpudhat. Pjesa e jashtme merret nga një lloj fungus-i, kurse lëkura në pjesën e brendshme nga një lloj kërpudhe tjetër. Ajo që e bën të veçantë këtë kufje me mikroorganizma është fakti që zëri kalon nëpërmjet një materiali të krijuar nga rrjeta që prodhon merimanga. Një gjetje me të vërtetë futuriste, e cila të tregon se njeriu e ka aftësinë që të krijojë objekte nga mikroorganizmat dhe mos të prodhojë vetëm plastikë.

Këpucë të vjetra që kthehen në të reja

“Adidas Loop” është një këpucë që ka vetinë që kur prishet, mund të përdorët për të bërë këpucë të reja. Modeli “Loops” duket se do të ndryshojë së tepërmi tregtinë e produkteve, ndërkohë që si kompanitë ashtu edhe konsumatorët tani detyrohen që të merren me impaktin që produktet do të kenë për një kohë të gjatë në natyrë.  Përveç kësaj vetie, ky model dallohet për dizajnin tërheqës, gjë që e bën edhe më ndjellës për t’i blerë.

/politiko.al

Next Post
U kap me 88 doza kokainë, si i shpëtoi shqiptari drejtësisë italiane

U kap me 88 doza kokainë, si i shpëtoi shqiptari drejtësisë italiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In