• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njihuni me femrat shqiptare më të pushtetshme në Maqedoni

by A R
18/04/2017 22:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë  disa nga femrat e politikës dhe sidomos ato që gëzojnë poste të larta në partitë politike. Ato janë të pranishme në skenën e acaruar politike shqiptare, mirëpo kryesisht nuk hyjnë në pjesën e kritikave, akuzave dhe betejës së ashpër politike, ku nuk kursehet asgjë, transmeton Gazeta Express.

Femra shqiptare në politikë është një tribun i respektuar dhe shpeshherë ajo ka respektin e saj, duke mos u involvuar për të keq në politikë, por vetëm duke respektuar parimin e përfaqësim it të grave, që kërkohet sipas modeleve të funksionimit demokratik të partive politike, njofton agjencia e lajmeve INA.

Teuta  Arifi

Gazetarja dhe më pas profesoresha e Universitetit “Kirili dhe Metodi” dhe më pas UEJL-së në Tetovë, Teuta  Arifi papritmas dhe befas u fut në politikë në vitin 2001, atëherë kur konflikti ishte në përmasat e larta midis UÇK-së dhe forcave shtetërore të sigurisë.

Ajo disa herë ishte propozuar në grupin negociator të ekspertëve dhe intelektualëve shqiptarë për qetësimin e situatës në kuadër të takimeve me presidentin e ndjerë Boris Trajkovski, por më pas edhe me partitë politike. Me themelimin e BDI-së ajo papritur u rreshtua në radhët e kësaj partie, duke i`u shmangur profesion it të saj dhe duke u ngjitur në kreun më të lartë të subjektit të ri që doli nga UÇK-ja.

Ajo ishte sugjeruar që të përfshihet në subjektin shqiptar të dalë nga lufta. Tempoja e saj politike ka qenë në një variabël të pandryshuar, edhe pse disa herë dhe së fundi ajo ka shfaqur mospajtimet me politikën e kreut të partisë së saj dhe veprimet në kuadër të institucioneve të qeverisjes. Aktualisht ajo është kryetare e Komunës së Tetovës.

Ermira Mehmeti

Ermira Mehmeti, një zëdhënëse e re dhe si politikane premtuese gjithashtu i hyri ujrave të politikës në vitin 2002, me themelimin e BDI-së.  Ajo ishte treguar mjaft aktive dhe e gjindshme me veprimet e saj në politikë, edhe përkundër moshës dhe papërvojës së saj. Gjatë karrierës së saj politike ajo është treguar mjaftë energjike dhe luftarake në mbrojtjen e platformës politike të subjekti t të i takon. Vazhdimisht është aktive në shumë debate politike në media të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu është e pranishme në shtypin e përditshëm në Maqedoni me kolumnat e saja që kanë të bëjnë me aktualitet në vend.  Ajo  disa herë ka arritur të  zgjidhet deputet në Parlamentin e Maqedonisë, mirëpo përshkak të angazhimeve të saja në fushën akademike ka qëndruar larg vendit.

Ermira nuk është aq e ekspozuar së fundi në debatet apo skenën e përgjithshme politike. Aktualisht ajo është larguar nga skena politike dhe ushtron profesionin e noterisë në Shkup

Fatime Fetai

Prokurorja e prokurorisë speciale, Fatime Fetai, e cila para mediave ka shpallur fuqishëm lëndët për mashtrimet zgjedhore dhe korrupsion, është relativisht e re në moshë, rreth 32 vjeç. Ajo ka kryer Fakultetin Juridik në Shkup, ku edhe më pas ka përfunduar magjistraturën. Karriera e saj profesionale nga viti në vit ka shënuar ngritje. Fillimisht ajo karrierën në sferën e drejtësisë e ka filluar në Gjykatën e Apelit në Gostivar, ku ka punuar disa vite si bashkëpunëtore profesionale. Në këtë vend ajo qëndroi deri në vitin 2011, kur edhe u zgjodh si Prokurore në prokurorinë themelore në Shkup. Në këtë institucion ajo ka punuar deri në fund të vitit 2015, kur edhe zgjidhet si prokurore në Prokurorinë Speciale të udhëhequr nga Katica Janeva. Prokurorja Fatime Fetai është lindur në fshatin Negotinë të Gostivarit dhe është e martuar në fshatin Bogovinë të Tetovës.

 Merale Uzeiri

Merale Uzeiri ishte deputete aktive nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare. Ajo ka qenë skenën politike është mjaftë aktive duke luftuar për çështjen shqiptare në Maqedoni. Një kohë ajo ka qenë edhe nënkryetare e Parlamentit të Maqedonisë. Më parë ajo ka qenë edhe kryetare e Forumit të gruas në PDSH-së.

Mirushe Hoxha

Nga një profesoreshë universitare, Mirushe Hoxha i hyri gjithashtu politikës. Ishte kandidate presidenciale nga Partia Demokratike Shqiptare dhe një nga kandidatet e para femër. Ajo me karizmin e saj ka arritur që të tregojë diçka në politikë, mirëpo deri tani nuk ka arritur që të shpërthejë me shpalosjen e qëndrimeve të saja politike. Mirushe Hoxha kohëve të fundit as që është vërejtur aktive në skenën politike.

Siç mëson agjencia e lajumeve INA ajo sërish i është përkushtuar shkencës dhe synimeve të saj në sferën shkencore, duke qëndruar jashtë vendit për specializime të ndryshme.Nuk dihet deri tani se si do të rikthehet kjo politikane e reshqiptare.

Adelina Marku

Adelina Marku  është një intelektuale e shquar shqiptare në Maqedoni. Me analizat dhe opinionet e saja të guximshme ajo i ka dhënë një kontribut të madh avancimit të çështjes shqiptare në këtë shtet. Një kohë të gjatë ajo ka qenë aktive edhe në jetën politike si anëtare e Partisë Demokratike Shqiptare./Gazeta Express/

Next Post

Merr fund Hemodializa me 4 turne në Elbasan, përurohet shërbimi i ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In