Kreu i partisë Fryma e Re Demokratike, Sali Shehu është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala.
Ende nuk dihen detaje në lidhje me arsyen e thirrjes së tij në SPAK.
Kujtojmë se Shehu është ish-zyrtar i qeverive Berisha, pasardhës i Bamir Topit në krye të FRD si dhe mik i Ilir Metës.
Ky i fundit u rrah me Policinë Bashkiakë të Tiranës, në mbrojtje të selisës që FRD as që e kishte në pronësi.