• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Njihen me adoleshenten në Facebook dhe e përdhunojnë në grup

by Java News
21/08/2015 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njohja në rrjetin social Facebook me një djalë që pretendonte lidhje serioze nuk ka shkuar siç duhet për një vajzë të mitur, vetëm 17-vjeçe. Në takimin e organizuar ajo ka rënë pre e dhunës seksuale të djalit që kishte njohur dhe shokut të tij më të rritur. Përdhunimi ka ndodhur disa ditë më parë, kurse policia e Fierit njoftoi sot arrestimin e një prej të dyshuarve, 38-vjeçarit Eduarto Hoxha dhe shpalli në kërkim shokun e tij, F. B., 22 vjeç. Burime zyrtare thanë se akuza ndaj tyre është “kryerje e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura”, në bashkëpunim dhe dosja i ka kaluar po dje prokurorisë.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se: “Nga specialistët për Krimin në Komisariatin e Policisë Fier, u ndalua Eduarto Hoxha, 38 vjeç, banues në fshatin Mbyet. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit F. B., 22 vjeç, banues në lagjen “16 Prill”. Referuar denoncimit të 17-vjeçares me inicialet G. A., banuese në qytetin e Fierit, ngjarja ka ndodhur më 14 gusht të këtij viti, në orën 01:30 të mëngjesit, kur të dy të dyshuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, në banesën e njërit prej tyre. Vajza ka rrëfyer se është njohur me njërin prej tyre nëpërmjet telefonit dhe rrjetit social. Por ndërsa kanë krijuar njohje për një lidhje serioze mes tyre, është rënë dakord edhe për një takim që do të zhvillohej.

Të dyshuarit e kanë marrë me makinën e tyre 17-vjeçaren për ta dërguar në vendin ku dhe e kanë përdhunuar dhe mbajtur me forcë. Por ndërsa i ka shkuar për kafe të riut 22-vjeçar që ka njohur, e mitura ka gjetur edhe 38-vjeçarin. Duke përfituar nga situata të dyshuarit e kanë dhunuar seksualisht me forcë dhe më pas janë larguar. E mitura i ka denoncuar një ditë më pas në polici dhe sipas ekspertizës së kryer rezultoi se ishte abuzuar seksualisht me të. Kaq ka mjaftuar që policia të bënte shpalljen në kërkim të të rinjve dhe dje të arrestonte një prej tyre. Nga hetimi i mëtejshëm është zbuluar se prindërit e vajzës e kishin shpallur atë të larguar nga banesa prej disa ditësh, vetëm kur ajo është kthyer ka rrëfyer për keqtrajtimin dhe abuzimin seksual nga djali me të cilin ishte njohur dhe e donte, si dhe shoku i tij. Policia konfirmoi se ka pasur denoncim për humbjen e të miturës. Por kjo e fundit pohoi se ishte mbajtur jashtë dëshirës nga të dyshuarit për orë të tëra. I arrestuari Hoxha ka mohuar që të kishin dhunuar seksualisht vajzën jashtë dëshirës së saj, duke thënë se ajo kishte shkuar vetë dhe se nuk e dinte për moshën e saj.

Next Post

Malaj: Informaliteti? Ky është aksion, jo reformë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turqia vendos avionë ushtarakë F-16 në Qipro? Cilët janë hapat që po shqyrtohen për rritjen e sigurisë

Turqia vendos avionë ushtarakë F-16 në Qipro? Cilët janë hapat që po shqyrtohen për rritjen e sigurisë

March 7, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e diel 8 mars 2026

March 7, 2026
Efektivi i policisë shkencore u arrestua gjatë aksionit në Vlorë me urdhër të SPAK! Ja akuzat me të cilat përballet

Efektivi i policisë shkencore u arrestua gjatë aksionit në Vlorë me urdhër të SPAK! Ja akuzat me të cilat përballet

March 7, 2026
Mediu për “Gërdecin”: Procesi ndaj meje sajesë politike, nga hetimet rezultoi se nuk kam përfituar asgjë

Mediu për “Gërdecin”: Procesi ndaj meje sajesë politike, nga hetimet rezultoi se nuk kam përfituar asgjë

March 7, 2026
“Irani do të goditet shumë rëndë”/ Teherani reagon pas paralajmërimit të Trump: Do ndërmarrim veprime kundër armikut

“Irani do të goditet shumë rëndë”/ Teherani reagon pas paralajmërimit të Trump: Do ndërmarrim veprime kundër armikut

March 7, 2026
Rama habitet nga fjalët e biznesmenes: Do të kujdesem personalisht që ta marrësh lejen bashkë me medaljen

Rama habitet nga fjalët e biznesmenes: Do të kujdesem personalisht që ta marrësh lejen bashkë me medaljen

March 7, 2026
“Korridori VIII, 33 km i kontraktuar nga ARRSH”, ministri Karakaçi: Janë marrë të gjitha masat, s’ka ndalesa në punime

“Korridori VIII, 33 km i kontraktuar nga ARRSH”, ministri Karakaçi: Janë marrë të gjitha masat, s’ka ndalesa në punime

March 7, 2026
Jola Hysa u largua nga PD me kritika të forta, vjen reagimi i Sali Berishës

Jola Hysa u largua nga PD me kritika të forta, vjen reagimi i Sali Berishës

March 7, 2026
Detajet, ja pse operacioni i SPAK në Vlorë dyshohet se është dekonspiruar

Detajet, ja pse operacioni i SPAK në Vlorë dyshohet se është dekonspiruar

March 7, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Rama banorëve: S’u shemb nga korrupsioni, por nga natyra!

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Rama banorëve: S’u shemb nga korrupsioni, por nga natyra!

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In