• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Malaj: Informaliteti? Ky është aksion, jo reformë

by
21/08/2015 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Malaj: Informaliteti? Ky është aksion, jo reformë

Ekspertët thonë se, reduktimi i informalitetit është jetik për ekonominë kombëtare, por parlajmërojnë qeverinë se ka zgjedhur rrugën e gabuar.

“Nëse strategjia e Qeverisë për ta reduktuar ekonominë informale ka në fokus, ose si instrument kryesor thjesht dhe vetëm penalizimin, atëherë ai ngjan më shumë me një aksion, sesa një reformë. Si i tillë nuk do të ketë rezultatet që priten dhe rezultate të qëndrueshme, por do të dështojë”, tha Arben Malaj, Instituti për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen.

Për Zef Preçin, kjo rrit rrezikun, që forca ndëshkuese e ligjit të bjerë vetëm mbi bizneset e mbijetesës, ndërkohë që – sipas tij, – paratë e buxhetit grabiten nga një tjetër grup biznesesh, të cilat preferon t’i quajë oligarke.

“Evazioni nuk duhet kërkuar – sipas meje, – te shitësit e rrugës apo tek ajo pjesë e biznesit të vogël që del jashtë Tiranës, s’të japin fatura etj., që është realitet, por duhet kërkuar mbi të gjitha te kompanitë e mëdha vendase dhe të huaja, të cilat përdorin fuqinë e ligjit, ndikimin dhe përfaqësimin politik për të mbrojtur interesat e tyre dhe për fitime të paligjshme përmes faturave fiktive dhe formave të tjera”, tha Zef Preçi, Qendra shqiptare për Kërkime Ekonomike.

“Sidomos fitimi nga ekonomia kriminale që konkretizohet në kontrabandë, e cila me paratë e saj kanceroze vret ekonominë dhe politikën, është bërë jetike për vendin tonë”, vijoi më tej Arben Malaj.

Preçi mendon se, përveç qartësimit të grupit, mbi të cilin do të drejtojë forcën e ligjit, Qeveria duhet ta kishte përmirësuar më parë kuadrin ligjor, por edhe atë institucional.

“Kjo besoj se realizohet përmes bashkimit të administratës tatimore dhe asaj doganore, sepse studime të ndryshme tregojnë se humbja, në kuptimin e grabitjes së taksave apo fshehjes së taksave dhe evazionit në tërësi, ndodh pikërisht në momentin e kalimit nga jashtë-brenda, pra nga doganat në tatimet dhe taksat”, sugjeroi Zef Preçi.

Kjo do të nënkuptonte një tjetër radhë veprimesh, ku represioni do të ishte i fundit, pasi ndryshe kostot për ekonominë mund të jenë të larta.

“Në kushtet e krizës dhe rritjes së zhgënjimeve, jo vetëm për qeverinë aktuale apo jo vetëm për Shqipërinë, për një fenomen gjithnjë e më të pranishëm, sidomos te të rinjtë, i materializuar e konkretizuar edhe në braktisjen e vendeve të tyre, çdo aksion që synon rezultate afatshkurtra mbi politika penalizuese e rrit këtë fenomen dhe nuk e redukton atë”, deklaroi Arben Malaj.

Qeveria ka parlajmëruar se brenda pak ditësh do të nisë një operacion të gjerë kundër evazionit, i cili – sipas saj, – përfshin 30 deri në 50 për qind të bizneseve./TCh/

Next Post

Kushtetuesja në Kosovë “i hap” udhë konstituimit të Gjykatës Speciale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Udhëzimi i PD/ Alesia Balliu: Kriteret i ka bërë studio ligjore e Shkëlzenit!

Udhëzimi i PD/ Alesia Balliu: Kriteret i ka bërë studio ligjore e Shkëlzenit!

April 29, 2026
Preç Zogaj: Zgjedhjet në PD janë një farsë, kryetari shkeli nenin që shkroi vetë!

Preç Zogaj: Zgjedhjet në PD janë një farsë, kryetari shkeli nenin që shkroi vetë!

April 29, 2026
Shqiptarët e pasur u bënë gjatë vitit 2025 edhe më të pasur

Shqiptarët e pasur u bënë gjatë vitit 2025 edhe më të pasur

April 29, 2026
“Ju tmerron Thaçi nga burgu”, politikanët e Kosovës akuza të forta ndaj njëri-tjetrit: Ju keni krijuar Gjykatën Speciale

“Ju tmerron Thaçi nga burgu”, politikanët e Kosovës akuza të forta ndaj njëri-tjetrit: Ju keni krijuar Gjykatën Speciale

April 29, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Salianji paralajmëron kandidaturën për kreun e PD: Do të luftoj për demokratizimin e Partisë Demokratike

April 29, 2026
31-vjeçari që donte të vriste Donald Trump, foto i armatosur para se të kryente sulmin

31-vjeçari që donte të vriste Donald Trump, foto i armatosur para se të kryente sulmin

April 29, 2026
Bllokada e Hormuzit/ Çmimet e naftës “fluturojnë”, ari i zi shitet me 115 dollarë për fuçi

Bllokada e Hormuzit/ Çmimet e naftës “fluturojnë”, ari i zi shitet me 115 dollarë për fuçi

April 29, 2026
Ngërçi në Kosovë, Preç Zogaj: Kurti ra në grackën e suksesit, shpërdoroi shansin me Vjosa Osmanin

Ngërçi në Kosovë, Preç Zogaj: Kurti ra në grackën e suksesit, shpërdoroi shansin me Vjosa Osmanin

April 29, 2026
Video/ Momenti i sikletshëm në darkën me Mbretin Charles, Melania i heq dorën Trump gjatë fotos me monarkun britanik

Video/ Momenti i sikletshëm në darkën me Mbretin Charles, Melania i heq dorën Trump gjatë fotos me monarkun britanik

April 29, 2026
Aksident në Tragjas të Vlorës, automjeti përplaset me bagëtitë e imëta në rrugë! Plagoset çobani

Aksident në Tragjas të Vlorës, automjeti përplaset me bagëtitë e imëta në rrugë! Plagoset çobani

April 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In