• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njësoj si Haxhi Qamili, po kot lodhesh i mjeri Sali!

by Java News
30/10/2016 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
  Nga Spartak Ngjela

 

Sali Berisha iu ben thirrje neoosmanëve të ngrihen kundër futjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian. Një ligësi e tillë, ka shumë kohë që nuk është shfaqur hapur nga një pushtetar në Tiranë. Por Saliu tani është një i penalizuar ligjor, i cili po lufton për të shpëtuar gjënë e vjedhur dhe ndëshkimin që po i kanoset nga vendosja e drejtësisë në Shqipëri. Është në një gjendje transi, prandaj këndej e tutje do shihni shumë përçartje në jerm të tij.

Ai, realisht, ka shume kohë që po kërkon të destabilizojë Shqipërinë; por akti befasues i Kancelares gjermane pro Shqiperise, e ka çoroditur deri në ekstrem, sepse mendnte që gjithçka e kishte zgjidhur me Gjykatën Kushtetuese.

I pushtuar nga kjo gjendje, Berisha dje iu drejtua qarqeve të caktuara europiano-perëndimore që ato të refuzojnë pranimin e Shqipërisë në BE; dhe ka bërë thirrje për revolta popullore në Shqipëri. Njëlloj si Haxhi Qamili kur rrëzoi Princ Vidin në Shqipëri, në vitin 1914 – 1915, me kryengritjen e tij osmaniste.

Po a e dini ju që në të gjitha kancelaritë europiano-perëndimore Sali Berisha konsiderohet si një forcë regresive orientale dhe fondamentaliste kundër qytetërimit perëndimor?

Pse lodhesh kot, o i mjeri Sali! Ti je absolutisht i papranueshem në Perendim dhe i përcaktuar prej perëndimorëve si armik i betuar i Perëndimit. Pastaj, si do ta bësh kryengritjen në Shqipëri, kur shqiptarët sot i kane syte dhe veshët të drejtuar nga Bashkimi Europian dhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu?

Prite fatin qetë Sali! Se, nuk e bën fati njerinë, por njeriu fatin dhe lirinë… Fati yt ka qenë i përcaktuar nga ti vetë: duhet të ndëshkohesh për bëmat e tua kundër shqiptarëve.

Next Post
Droga me avion Vlorë-Itali/ Piloti u shkollua jashtë shtetit për transportimin e hashashit

Droga me avion Vlorë-Itali/ Piloti u shkollua jashtë shtetit për transportimin e hashashit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com