• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njësia e Koordinimit të Urgjencës nis punën në Tiranë, brenda vitit shtrihet në të gjithë vendin

by A R
03/04/2017 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngritja e shërbimit kombëtar të urgjencës mjekësore, një prej objektivave kryesorë të programit të Qeverisë për Shëndetësinë, shënon një hap të rëndësishëm sot, me nisjen nga puna të Njësisë së Koordinimit për qytetin e Tiranës.

Duke filluar nga ora 17.00 e ditës së sotme (e Hënë, 3 Prill 2017), cdo banor i qytetit të Tiranës, ka mundësi të marrë shërbimin e urgjencës, duke telefonuar në numrin 127, me një sistem krejtësisht të ri dixhital të pritjes së thirrjeve për ndihmë. Ky sistem i ri i koordinimit do të funksionojë fillimisht për qytetin e Tiranës, ndërsa brenda këtij viti do të shtrihet në të gjithë vendin.

Përmes një stafi të mirëtrajnuar, cdo thirrje drejt 127, nga cdo operator telefonik, fiks apo cellular, do të vlerësohet dhe marrë përgjigje në kohë reale, përmes rrjetit të autoambulancave të vëna në dispoziacion në pika të ndryshme të qytetit me personelin e duhur mjekësor.

Ministrja e Shëndetësisë znj. Ogerta Manastirliu ishte në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, ku ndoqi nga afër nisjen e funksionimit të këtij sistemi të ri.

Znj. Manastirliu theksoi se: “Nëpërmjet këtij sistemi të centralizuar, dixhital, të të gjithë thirrjeve për ndihmë, arrijmë që të jemi pranë pacientëve në një kohë më të shpejtë, arrijmë të mbulojmë më mirë territorin dhe të sigurojmë akses në shërbimin shëndetësor duke rritur cilësinë e shërbimeve të ofruara. Shërbimi Urgjencës Kombëtare është një nga komponentët më të rëndësishëm tëi Qeverisë në sektorin e shëndetësisë”.

Njësia e Koordinimit është e pajisur me teknologjinë e duhur për marrjen dhe vlerësimin e kërkesës për ndihmë, dërgimin e mjetit me personelin e nevojshëm dhe vendndodhjen në territor, të shpërndarë në mënyrë të atillë, që të shkurtohet sa më shumë të jetë e mundur koha e arritjes tek pacientët me personelin e duhur mjekësor.

Risia e këtij organizimi qëndron në faktin se, ndihma do të jepet më shpejt, sepse do të identifikohet me saktësi ambulanca me afer vendngjarjes, do të mundësohet në një kohë mjaft të shkurtër edhe dhënia e ndihmës më të specializuar, sepse operatorët që do të presin telefonatën për 24 orë pa ndërprerje (të cilët janë të gjithë me profesion infermierë dhe mjekë), do të mund të identifikojnë paraprakisht asistencën e nevojshme.

Sistemi i ri i integruar ka një kapacitet shumë të madh te marrjes së thirrjeve  të qytetarëve për ndihmë, gjë e cila  do të tregojë numrin real të tyre.

Në bazë të studimit të thirrjeve dhe misioneve të bëra për vitin 2016 në urgjencën e Tiranës rezulton se kemi pasur 48.000 të tilla, ose e thënë ndryshe, 133 thirrje në ditë. Por shifra është larg realitetit. Sot Tirana ka 680 mije banorë rezident. Sipas vlerësimeve ndërkombëtare numri I thirrjeve për ndihmë është rreth 20% e numrit të banorëve, gjë që do të thotë dy ose tre fishi i thirrjeve aktuale. Ndaj sot, Qendra e Koordinimit është e përgatitur të marrë, vlerësojë dhe menaxhojë trefishin e këtyre thirrjeve që në këtë moment./a.m.

Next Post
Pas dy shpërthimeve, policia ruse çaktivizon një tjetër bombë në metronë e Shën Petërsburgut

"Sot do ndodhë sulm terrorist..." Paralajmërimi për ngjarjen në Rusi ishte dhënë në Instagram

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
Protesta e opozitës/ Militantët hodhën flakadanë e gurë, 4 efektivë policie pësuan djegie e dëmtime fizike

Rënia e tezës së “bllokimit nga BE” si ajo e Ramaduros

March 20, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

“Komunistë që keni marrë peng opozitën”, Kokalari nuk i ndahet Nokës: Berisha nuk është i djathtë…

March 20, 2026
“TikTok” nuk ndalohet në SHBA! Presidenti Trump firmos urdhrin ekzekutiv

“Nuk dua të bëj armëpushim në Iran”, Trump: Ata janë kafshë, po i zhdukim

March 20, 2026
Familjarët e gazetarit Namir Lapardhaja hapin fondin e ndihmës në dy llogari bankare

Familjarët e gazetarit Namir Lapardhaja hapin fondin e ndihmës në dy llogari bankare

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In