Një grua e bllokuar prej katër orësh nga rrjedha e lumit në Nesarak të Armenit në Vlorë u shpëtua pak minuta më parë nga Njësia e Helikopterëve të Shëndetësisë dhe në këto momente po përcillet në QSUT.
Ekipi i mjekëve të Njësisë së helikopterëve i dhanë ndihmën e parë duke e nxjerrë nga rreziku për jetën.
Në gadishmëri janë dhe autoambulancat të cilat transportuan drejt spitalit të Vlorës disa banorë të evakuar nga zonat e përmbytyra.