• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njësia 1 me zyra të reja, Veliaj: Së shpejti kalojnë pagesat e tërmetit, ja kategoritë që përfitojnë

by A R
05/06/2020 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e Njësisë 1 në kryeqytet do të mund të marrin nga sot shërbimet në zyrat e reja, me mjedise shumë herë më të mira, por edhe më shumë lehtësira. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se falës punës së bërë gjatë periudhës së pandemisë është ndihmuar kushdo që ishte në nevojë. Ai vlerësoi për përkushtimin në ofrimin e shërbimeve ndaj komunitetit dhe deklaroi se shumica e qytetarëve janë edhe mbështetësit e projekteve për transformimin e Tiranës.

“Shumica e heshtur janë ata që realisht i çojnë gjërat përpara, votojnë me drejtësi, të japin mbështetje dhe kurajo për projektet e mëdha. Ka njerëz që çfarëdo të bësh, do e gjejnë diçka me të cilën merren, por janë në minorancë. Si minorancë, për 5 vjet kanë sulmuar me sherr e shamata çdo projekt, por shumica e heshtur janë ata që dolën para disa ditësh te Parku Rinia dhe e vlerësuan punën e bërë aty”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se në vlerësim të artit dhe artistëve, por edhe të kontributit që ata i kanë dhënë jetës kulturore, Këshilli Bashkiak ka vendosur të emërtojë disa rrugë të Tiranës me emrat e artistëve të shquar. “Kjo është arsyeja pse i vumë emrat e Agim Qirjaqit, Albert Verrisë e shumë artistëve e aktorëve të tjerë, për t’i treguar asaj minorance të vogël, e cila mendon se ne s’duam t’ia dimë për artin e kulturën. Kjo s’është e vërtetë! Shtëpia “Kadare”, Shtëpia e Gjetheve, Muzeu Marubi në Shkodër, Muzeu Mesjetar në Korçë, Teatri i Operës dhe Baletit, salla Avni Mula, salla Tonin Harapi etj., janë disa prej gjërave që kemi bërë. Ama, çfarë është për t’u rregulluar, që mban, e përforcojmë dhe e rinovojmë; por, çfarë është tallash dhe nëse Instituti i Ndërtimit thotë nuk mban më, do e prishim e do bëjmë një të re. Kurse, kujtimet e këtyre njerëzve o do i ruajmë në zona muzeale, o do i mbajmë në zemrat tona, ose do i vendosim si emra rrugësh apo shkollash”, u shpreh Veliaj.

Sipas tij, Bashkia e Tiranës ka disa projekte për Njësinë 1, duke filluar nga rehabilitimi i zonës së ish-Tregut Elektrik, e cila qe kthyer në një landfill mbetjesh. “Po këta njerëz, po i njëjti grup, partitë opozitare, ishin edhe në mbrojtje të Tregut Elektrik. Tregu Elektrik ishte një hapësirë me kontenierë, e cila ishte kthyer në një landfill. Por, ka ende parti politike, në vitin 2020, që thonë se Tregu Elektrik është pasuri kombëtare! Kush e shpalli, si? Dyqanet bosh dhe njerëzit shisnin në rrugë. Jemi socialë me më të dobëtit dhe nevojtarët, por super të rreptë me arrogantët e shkelësit! Fakti që je i forti i lagjes dhe ke zaptuar 5 kontienierë për Tregun Elektrik, s’do të thotë asgjë. Sot ka marrë frymë lagjja dhe thonë më në fund erdhi dita”, nënvizoi ai.

Ndërkaq, kryebashkiaku dha lajmin e mirë për të gjithë ata që janë prekur nga tërmeti. Pas përfundimit të vlerësimit të dosjeve, do të fillojë shumë shpejt pagesa në dorë për dëmet e lehta dhe rindërtimi për banesat e reja. “Kemi mbaruar me vlerësimin e dosjeve të tërmetit, ndaj shumë shpejt do kalojmë në Këshill Bashkiak pagesën cash për ata që janë kategoria DS1/DS2/DS3. Duke i pasur ato para cash mund t’i rregullojmë ca gjëra vetë ose mund të pajtojmë dikë. Ndaj, do jetë edhe një çlirim ekonomik në njësi. Kjo vlen për të 27 njësitë. Do jetë një mënyrë e mirë për të akomoduar të paktën kategorinë më të madhe të njerëzve, që nuk i kishin shtëpitë e shkatërruara plotësisht. Për DS4/DS5, nëse janë shtëpi private, gara ka mbaruar. Po presim të kalojë periudha e ankimimit dhe më pas do fillojmë menjëherë ndërtimin e shtëpive”, tha Veliaj.

/a.r

Next Post
“Zgjedhorja”/ Rama: Në asnjë vend të botës s’bëhet me konsensus, ai që ka votat bën ndryshimin

"Këshilltari i Metës qëndron pas fushatës së armëve kimike", Rama: Kjo shpifje plehrash do furnizonte me municion Çadrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelenskyy: ‘Marrëveshja e madhe’ e deklaruar nga Trump mund të jetë e rrezikshme!

November 7, 2026
Protestuesit me maska sulmojnë me gurë efektivët, djegin dhe kazanë! Policia u përgjigjet me spraj dhe topa uji për shpërndarje (FOTO)

Protestuesit me maska sulmojnë me gurë efektivët, djegin dhe kazanë! Policia u përgjigjet me spraj dhe topa uji për shpërndarje (FOTO)

November 7, 2026
Video/ Manaj nuk ndalet së shënuari, goli i radhës vjen në prag të Kombëtares

Video/ Manaj nuk ndalet së shënuari, goli i radhës vjen në prag të Kombëtares

November 7, 2026
“Nevojitet ndërhyrje urgjente për Erion Veliajn!”- Avokati Plarent Ndreca reagon nga Spitali Memorial i Fierit: Janë të drejta bazike! (VIDEO)

“Nevojitet ndërhyrje urgjente për Erion Veliajn!”- Avokati Plarent Ndreca reagon nga Spitali Memorial i Fierit: Janë të drejta bazike! (VIDEO)

November 7, 2026
Skemë mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim!

Skemë mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim!

November 7, 2026
Protestuesit nuk heqin dorë pas përplasjeve me militantët e PD, pankartë te Ministria e Arsimit: Rama në burg, Berisha në burg!

Protestuesit nuk heqin dorë pas përplasjeve me militantët e PD, pankartë te Ministria e Arsimit: Rama në burg, Berisha në burg!

November 7, 2026
PAMJET ME DRON/ U refuzuan në protestë, militantët dhe studentët të ndarë te Ministria e Arsimit, shikoni momentet

PAMJET ME DRON/ U refuzuan në protestë, militantët dhe studentët të ndarë te Ministria e Arsimit, shikoni momentet

November 7, 2026
Tensione te Ministria e Arsimit, protestuesit përplasje me militantët e PD-së dhe s’i lejojnë të bashkohen: Nuk përfaqësoni studentët (VIDEO)

Tensione te Ministria e Arsimit, protestuesit përplasje me militantët e PD-së dhe s’i lejojnë të bashkohen: Nuk përfaqësoni studentët (VIDEO)

November 7, 2026
BE miraton masa të reja sanksionesh që prekin industrinë ushtarake të Rusisë, Kallas zbulon vendimin

Kallas i përgjigjet Moskës: Asnjë marrëveshje paqeje për Ukrainën nuk mund të zbatohet pa BE-në!

November 7, 2026
Hapja e çerdheve dhe kopshteve, MSH publikon masat që duhet të merren për të mbrojtur fëmijët

Helmimi i fëmijëve në kopshtin nr. 10 në Vlorë, reagon Ministria e Shëndetësisë, ja si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In