• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Njerka ‘mban peng’ fëmijët e mi, në 3 vite asnjë lajm”/ E reja shkodrane rrëfen dhunën e dëbimin nga shtëpia, apel për gjetjen e fëmijëve

by Java News
17/09/2021 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas ndarjes së prindërve, në vitin 2016, ata jetojnë në Itali bashkë me babain biologjik dhe bashkëjetuesen e tij, ndërsa nëna e tyre (Era) bën apel në program. Ajo thotë se dy djemtë i ’mbahen peng’ nga njerka, ndërsa i është mbyllur çdo mundësi kontakti me ta.

Unë i bëj thirrje ish-burrit tim, nuk jam xheloze se ai ka lidhur jetën me dikë tjetër, por dua vetëm fëmijët të mos i ndajë nga unë. Unë kam patur kontakte deri para 3 viteve, ndërsa komunikoja me njerkën e tyre, por ajo mbylli çdo komunikim me mua krejt papritur. Madje unë kam dërguar edhe para për fëmijët e mi. Ndërsa ish-bashkëshorti është betuar, që do mi lër t’i shoh djemtë”.

Por si ka rrjedhur e gjitha jeta e 33-vjeçares, e cila pas 10 viteve martesë u nda nga bashkëshorti për arsye xhelozie, ndërsa sot ai i privon të takohet me fëmijët. Një grua e cila u martua në moshën 16-vjeçare, imponuar nga mentaliteti në fshatin ku jetonte në veri të Shqipërisë.

Jam martuar 16 vjeçe. Ju e dini se si ka qenë mentaliteti në Shkodër. Që të mos mbetesha në shtëpi u martova me një burrë 10 vite më të madh në moshë. Më pas ikëm në Itali vetëm me bashkëshortin. Në jetë erdhën edhe dy djemtë. Nuk ishim keq, por unë i kërkoja të dilnim, por ai nuk donte. Nuk më linte as të dilja nga shtëpia. Ai kishte përkrahje familjen, ndërsa unë nuk kisha askënd. Ngrindjet filluan kur lindi djali ynë i dytë Gianluca. Herë ndaheshim dhe herë riktheheshim bashkë për hir të fëmijëve. Kur u ndava të gjithë në fshat më gjykonin, duke i thënë nënës simë, si u nda vajza jote”.

33-vjeçarja rrëfen për emisionin “Pa Gjurmë” se burri i saj kishte luhatje humori, herë e donte marrëzisht duke ia shfaqur dashurinë, dhe herë të tjera e dhunonte.

Ai më rrihte shpesh dhe unë e pyesja: A më do?. Ai më thoshte po, por e mbaj përbrenda. Nuk ishte i hapur, ishte shumë i mbyllur. Më thoshte kam dy djem dhe një gocë, më trajtonte gjithnjë si të vogël. Kur linda djalin e dytë u ndjeva e lumtur, kur ai më puthi në ballë për herë të parë. Më tha bravo, se më bëre baba të dy djemve. Pastaj u egërsua. Kisha frikë kur vinte në shtëpi, se gjithmonë mendoja çfarë do të më bënte. Më kërcënonte me thikë. Një ditë u zumë gjithë natën dhe në mëngjes më puthi. I thashë a të duket lojë ? Ai më tha kështu e do ti dhe më rrahu. Më bëri copash. Njoftova policinë e cila erdhi më mori dhe kunata erdhi më tha: s’të vjen marre me e çu në burg burrin tat ? Më pas e tërhoqa denoncimin dhe ai doli. Një ditë mori babën tim në telefon dhe i tha se doja të kthehesha. Më solli në Shqipëri dhe i tha babait se gjithçka kishte marrë fund. Ai mori fëmijët dhe iku në Itali. Fëmijët u rritën nga ai, ndërkohë që bashkëjeton me një tjetër grua”, rrëfen 33-vjeçarja

Çifti u divorcua ligjërisht në vitin 2016, ndërsa 33-vjecarja sot jeton në Zvicër dhe punon si këngëtare. Dëshira e madhe që ka për të takuar fëmijët e ka sjell në emision ku kërkon ndihmë. Ajo shpreson të takohet sa më shpejt me dy djemtë.

Gjyqi vendosi që ish-bashkëhsorti të më jepte 600€ në muaj për fëmijët, por nuk dilnin. Unë nisa punë edhe ne një restorant, por fëmijët sëmureshin shpesh dhe unë shkëputesha nga puna. Nga pamundësia ime  fëmijët i mori i ati dhe çdo fundjavë unë shkoja i takoja. Ai pastaj njohu dikë tjetër dhe më kërkonte të largohesha nga Italia. Fillova prapë nëpër gjyqe, ndërsa ai më kërkonte të ikja duke më thënë së në të kundërtën fëmijët do na i merrte shteti. U largova në Gjermani. Nuk e mbaj mend kur kam folur për herë të fundit me fëmijët. I shoh vetëm nëpër rrjete sociale. Burri më tha vazhdo jetën tënde. Por nuk mundem të jetoj pa i parë fëmijët e mi, i bëj thirrje: Të lutem të më lejojë t’i shoh. Kaq dua”, përfundoi me lot në sy 33-vjeçarja nga Shkodra.

/m.j

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja “Balluku”, GJKKO vendos më 11 dhjetor nëse çështja kalon për gjykim

Dosja “Balluku”, GJKKO vendos më 11 dhjetor nëse çështja kalon për gjykim

November 24, 2026
Veliaj kërkon shtyrjen e seancës për shkak të këmbës, SPAK kundërshton: Gjykimi duhet të vijojë

Veliaj kërkon shtyrjen e seancës për shkak të këmbës, SPAK kundërshton: Gjykimi duhet të vijojë

November 24, 2026
Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj? Përgjigjet e Harvardit

Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj? Përgjigjet e Harvardit

November 24, 2026
Rama prezanton Sistemin Unik të Gjobave: Krijojmë Regjistër Kombëtar, pagesa online dhe kamera trupi për policët e inspektorët

Rama prezanton Sistemin Unik të Gjobave: Krijojmë Regjistër Kombëtar, pagesa online dhe kamera trupi për policët e inspektorët

November 24, 2026
Shqiponja dykrenare në skenën e Miss Universe 2026, përfaqësuesja e Malit të Zi bëhet virale

Shqiponja dykrenare në skenën e Miss Universe 2026, përfaqësuesja e Malit të Zi bëhet virale

November 24, 2026
“Nuk na ka marrë malli fort…”, Dogjani kërkon sqarim: Pse Rama injoron Kuvendin?!

SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për Asllan Dogjanin dhe konvertim në 3 vite shërbim prove

November 24, 2026
Skema e re: Pagesa e ujit me fasha! Tarifa bazë për familjet aplikohet deri në 18 m³ në muaj

Skema e re: Pagesa e ujit me fasha! Tarifa bazë për familjet aplikohet deri në 18 m³ në muaj

November 24, 2026
Raporti i KE-së ndez debatet në Kuvend, Bardhi përplaset me Peleshin: I keni vënë kyçin Parlamentit!

Raporti i KE-së ndez debatet në Kuvend, Bardhi përplaset me Peleshin: I keni vënë kyçin Parlamentit!

November 24, 2026
Vrasja e “Sel Çamit”, policia bastis banesën e “Ben Qimes” në Fier

Kronologjia/ Tri dekada hasmëri me Ben Qimen, nga vrasja e Enver Isufajt te ekzekutimi i Selami Hasanit! Gazetari: E ruajtën derisa…

November 24, 2026
“Kanë botën e tyre”- Këngëtarja e njohur shqiptare mesazh prekës për dy fëmijët e saj me autizëm: Mos e merrni si fatkeqësi…

“Kanë botën e tyre”- Këngëtarja e njohur shqiptare mesazh prekës për dy fëmijët e saj me autizëm: Mos e merrni si fatkeqësi…

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In