• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njeriu ynë në Afganistan

by Veton Surroi
08/08/2017 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Veton Surroi

1. Qe ftesë jo e zakonshme për të promovuar një libër: një kolonel i Forcave Speciale që kishte luftuar në Afganistan dhe Irak më ftonte për të folur për analizën e tij të gjatë për ngritjen dhe rënien e ISIS-it. Zhvillimi, në dukje, i jashtëzakonshëm nuk përfundon këtu – pra, që të lexoj dhe vlerësoj librin e një koloneli të Forcave Speciale. Më të jashtëzakonshme, në dukje, e bën fakti se Koloneli është i Ushtrisë së Shqipërisë, ndërsa promovimi bëhet në Tiranë.

Por, ajo që për publikun shqiptar do të duhej të dukej e jashtëzakonshme – të flasësh për ISIS-in në Tiranë nga aspekti i operacioneve strategjike e taktike të sigurisë-është vetëm rrjedhë logjike e një pozicionimi historik të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Shqipëria është shtet anëtar i NATO-s që nga viti 2008 dhe u ftua që menjëherë të futet në ujërat e misioneve “out of area” (jashtë territorit të shteteve anëtare), fillimisht në Afganistan e pastaj dhe kudo të jetë nevoja.

Në këto misione, njeriu ynë në Afganistan, e pastaj në Irak, në krye të njësiteve speciale ishte koloneli Dritan Demiraj, autori i librit “Ngritja dhe rënia e Shtetit Islamik – ISIS”. Njëra formë e leximit të këtij libri mund të jetë si pjesë e përcaktimit të doktrinës shqiptare të mbrojtjes. Njësitet shqiptare që morën pjesë në Afganistan e Irak, dhe kudo të ketë nevojë në misionet e NATO-s janë zbatim e “smart defence” (mbrojtje e mençur), një koncepti të adoptuar strategjik të NATOs, ku çdo shtet anëtar kontribuon me aftësitë e veta më të mira.

Nëse Estonia ka formacionet më të mira për luftë kibernetike, ndërsa Danimarka specializohet në operacione detare apo aviacion, Shqipëria nuk do të sillte ndonjë risi po që se duplifikonte këto kapacitete. Por, njësitet shqiptare janë treguar më së miri, për një kohë shumë të shkurtër përgatitjeje, që të jenë pjesë e njësiteve elitare të specializuara, si për luftim në pararojë ashtu edhe për trajnim të forcave, madje edhe atyre aleate.

Dhe ardhmëria fare lehtë mund t’i gjejë forcat shqiptare (përfshirë këtu edhe Kosovën që ka aspiratën e NATO-s) që të zhvillojë doktrinën për konvergjencë brenda NATO-s, njësite të lëvizshmërisë së lartë që janë të gatshme të dislokohen në operacione jashtë apo brenda kufijve të shteteve anëtare. Të zhvillojnë pra një doktrinë në bazë të rezultateve tashmë të dëshmuara nga njësitet e komanduara nga koloneli Demiraj.

2. Në tokën dhe kohën ku rrojmë, biseda rreth një libri për ISIS-in, shkruar nga një kolonel i Forcave Speciale ,nuk ka të bëjë aq shumë me ekzotikë, sa ka të bëjë me sfida realiteti. I tërë kontinenti europian ka ndier prej kohësh problemet e Lindjes së Mesme, dhe në mënyrë dramatike me krizën e refugjatëve sirianë, por me zhbërjen e shteteve të Irakut dhe të Sirisë – që janë procese të shkaktuara nga vendimet e gabuara politike për ndërhyrje në Irak e pastaj mosndërhyrje në Siri-pasojat po trokasin edhe në shtëpitë shqiptare.

Është i madh, përpjestimisht dhe jopërpjestimisht, numri i shqiptarëve që luftojnë në radhët e ISIS-it dhe është i madh, përpjestimisht e jopërpjestimisht, numri i atyre shqiptarëve që kanë filluar ta shndërrojnë besimin e tyre fetar në besim ideologjik. Dhe libri i kolonel Demirajt shpjegon në të njëjtën kohë se si mund të mposhtet ushtarakisht ISIS, por po ashtu se si organizatat ushtarake e terroriste islamiste ringjallen me emër tjetër, siç është rasti me Al Qaedan, që në Siri u rizbulua si Al-Nusra. Sfida, rrjedhimisht, është se si pas mposhtjes ushtarake të ISIS-it të mos lindë një ISIS tjetër.

3. Këtu më pak mund të ndihmojë Ushtria e më shumë politika. Islamistët e sotëm të ISIS-it janë, siç shpjegohet edhe në libër, strukturim ushtarak i oficerëve të Sadam Husseinit. Shkurt, janë përgjigjja islamiste ndaj pushtimit amerikan në momentin kur dështoi përgjigjja shtetërore-sekulare. Konceptualisht, ISIS-i është forma më ekstreme e një procesi që kishte filluar prej shumë kohësh, e ai është islamizimi i kauzave.

Pas vitit 1967, kur Izraeli fitoi luftën gjashtëditëshe kundër aleancës së shteteve arabe, nacionalizmi shekullar arab u sfidua nga lëvizja islamiste. Vëllazëria myslimane në Egjipt u bë bartëse e opozitës ndaj dështimeve shtetërore dhe u bë simbol se si islamizohet një kauzë joreligjioze. Kjo u pa në formë më plastike në lëvizjen palestineze, e cila u islamizua në masë të madhe me Hamasin.

Dhe përderisa çështjet e ndryshme të pazgjidhura arabe të vazhdojnë, do të vazhdojë edhe presioni për islamizimin e kauzave arabe. Hapësira për islamizimin e kauzave (d.m.th, politizimin islamist të tyre) është jashtëzakonisht e madhe: mbulon shtetet jofunksionale si Iraku e Siria, lëvizjet për shtetndërtim si Palestina e deri te kauzat kombëtare, siç është rasti i shqiptarëve të Maqedonisë ku lëvizjeve politike shqiptare u konkurrojnë ato që kanë emërtuesin fetar para atij kombëtar.

4. Në fakt, shqiptarët në shoqëritë e tyre janë cak i veçantë për islamistët. Njëra prej arsyeve, natyrisht, është lehtë- sia me të cilën treguam se mund të integrohemi në NATO dhe të veprojmë në misionet e saj. Përcaktimi atlantist është krejtësisht i kundërt me perceptimin islamist për shqiptarët. Arsyeja tjetër është se në ADN-në e lëvizjeve islamiste tashmë ekziston një nuhatje e veçantë për veprim te shtetet e dobëta.

Sa më të dobëta institucionet e shtetit, apo sa më të korruptuara elitat politike (si në rastin e Kosovës), aq më e madhe hapësira për veprim të ideologjisë së islamit politik, gjë që u pa në mjediset prej nga u rekrutuan luftëtarët shqiptarë të ISISit. Por arsyeja madhore për veprim të islamistëve është vlera jonë kombëtare, është veçoria e shqiptarëve që nuk e ka të spikatur në këtë mënyrë asnjë popull tjetër europian: kapacitetin e integrimit të lirë të besimeve të ndryshme fetare brenda qenies sonë kombëtare. Të këtillë, shqiptarëve i pengon cilido keqpërdorues i religjionit, cilido të jetë ai.

 

Next Post
Ja sa paguhen deputetët në Gjermani dhe të ardhurat dytësore të tyre

Ja sa paguhen deputetët në Gjermani dhe të ardhurat dytësore të tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

Shpërthimi në Elbasan shembi dy kate pallati, Policia jep detajet e para: Një viktimë dhe 10 banorë të asfiksuar, ra zjarr në apartament dhe…

November 4, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Humbja e zgjedhjeve në SHBA, Republikanët e drejtojnë gishtin nga Trump pas disfatës!

November 4, 2026
“Një 69-vjeçar akoma nuk është gjetur!”- Shpërthimi tragjik në pallatin 5-katësh, reagon kryebashkiaku i Elbasanit: U shemb kati i katërt dhe…

“Një 69-vjeçar akoma nuk është gjetur!”- Shpërthimi tragjik në pallatin 5-katësh, reagon kryebashkiaku i Elbasanit: U shemb kati i katërt dhe…

November 4, 2026
Edhe tekstet e identitetit kombëtar t’i kemi si Abetarja e përbashkët

Zonja Tabaku, të drejtat nuk zgjidhen si t’i duash

November 4, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

Progres-Raporti/ BE reagon ndaj protestave studentore: Duhet dialog mes palëve!

November 4, 2026
Kina publikon raportin: Ndërlidhshmëria rurale, fokus kyç i zhvillimit në fushën digjitale!

Kina publikon raportin: Ndërlidhshmëria rurale, fokus kyç i zhvillimit në fushën digjitale!

November 4, 2026
Tensionet në protestë, reagon PD-ja: Kërkojmë lirimin e protestuesve të ndaluar

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, PD reagon dhe akuzon: Raporti konfirmon dështimet e Qeverisë! Cenim i demokracisë dhe të drejtave të opozitës

November 4, 2026
Vrasja e çiftit në Dropull, prokuroria del me njoftim: Ka prova se Thoma Mastora është autori

Vrau çiftin e moshuar në Gjirokastër më 2024, Gjykata dënon autorin Thoma Mastora, ja sa burg do vuajë!

November 4, 2026
Avioni që nuk arriti nga Beogradi në Moskë: A tentoi të arratiset në Rusi, njeriu më i afërt i Vuçiçit?

Avioni që nuk arriti nga Beogradi në Moskë: A tentoi të arratiset në Rusi, njeriu më i afërt i Vuçiçit?

November 4, 2026
Policisë së Shtetit i rritet paga, ministri Demo: Nuk lidhet me protestat, 59 efektivë në hetim

Policisë së Shtetit i rritet paga, ministri Demo: Nuk lidhet me protestat, 59 efektivë në hetim

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In