• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njeriu vendoset përballë robotit: Ja Profesionet që do i shpëtojnë trendit të automatizimit

by Java News
25/11/2018 20:58
LAKEWOOD, CO - AUGUST 29: Justin Davis Gamma 2 Robotics VP, corporate development checks over Ramsee security robot #2 at their offices August 29, 2017. (Photo by Andy Cross/The Denver Post)

LAKEWOOD, CO - AUGUST 29: Justin Davis Gamma 2 Robotics VP, corporate development checks over Ramsee security robot #2 at their offices August 29, 2017. (Photo by Andy Cross/The Denver Post)

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Në Shtetet e Bashkuara, mësuesit në shkolla publike duhet të jenë të pajisur gjithashtu edhe me një certifikatë apo licencë të lëshuar nga shteti, e cila kërkon formim akademik në subjektin ku ata do të ushtrojnë mësimdhënien. Në Amerikë, një profesion i tillë paguhet rreth 59 mijë dollarë në vit.”

Robotët nuk pritet të vijnë te ne, pasi ata janë tashmë këtu! Ju mund të komandoni asistentin virtual të celularit tuaj, “Alexa”-n, apo “Siri”-n, për të përzgjedhur këngët tuaja të parapëlqyera, ose për të pyetur, se cili është lloji i shkrimit më i mirë, për t’a përdorur në CV-në tuaj. Përveç këtyre kërkesave, ju mund të bëni dhe qindra, apo mijëra të tjera, pa pasur nevojë t’i përmendim këtu. Kjo është një prej këndvështrimeve që na paraqet qartazi se kemi të bëjmë me faktin se robotët po fillojnë të futen në forcën punëtore, që prej kohësh përbëhej nga njeriu. Ky lloj zëvendësimi është duke vërshuar me ritme të shpejta. Thënë me thjeshtë, në disa raste është një gjë e mirë, sidomos aty ku pjesa automatike e një pune ka një fluks të madh, e nga ana tjetër mund të ketë perceptimin e një “vrasjeje” të punësimit njerëzor. Nëse ju mendoni se ku do të jeni pas pesë vitesh, apo madje edhe pas dhjetë, nuk është se dëshironi që ta gjeni veten duke raportuar përpara një roboti, (cilido qoftë profesioni juaj), ose, më keq ende, i zëvendësuar nga një i tillë.

 

Inxhinieria ajrore dhe ajo e hapësirës

Një prej profesioneve që nuk mund të zevendësohen lehtë është ai inxhinierit të aeroplanëve, raketave dhe hapësirës. Të gjithë ata që janë pjesë e kësaj fushe, e që projektojnë avionë, anije kozmike, satelitë apo predha, më parë, sigurohen që ato funksionojnë sipas projektit. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të qenë një punonjës i kësaj fushe nevojitet, të paktën, një diplomë e nivelit të parë në inxhinieri aero-hapësinore, apo në një shkencë të ngjashme inxhinierike me të. Një inxhinier i këtij kalibri paguhet rreth 113 mijë dollarë amerikanë.

 

Mekanikët, shoferët, specialistët

Ka njerëz që janë të apasionuar pas automjeteve. Ata që shkojnë përtej pasionit estetik të saj, në përditshmërinë e tyre i riparojnë, i modifikojnë, u ndërrojnë pjesët, ngjyrën, formën, apo xhamat. Diploma e shkollës së mesme, apo ndonjë e ngjashme edhe mund të jetë një prej kërkesave, për të qenë pjesë e kësaj fushe, por, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shumica e punëdhënësve të sektorit punësojnë aplikuesit që kanë përfunduar një kurs, apo kanë ndonjë çertifikatë të kësaj industrie. Një mekanik amerikan paguhet mesatarisht rreth 45 mijë dollarë në vit. Nga ana tjetër kemi edhe motoristët e naftës, ku kërkesa e kualifikimit të tyre mund të përfshijë inspektimin, riparimin dhe rishikimin e mjeteve më të mëdha, siç mund të jenë autobusët dhe kamionët. Dëftesa e shkollës së mesme, apo ndonjë kurs mund të jenë kërkesat kryesore, por, pavarësisht kësaj, shumë njerëz parapëlqejnë kandidatët që kanë përfunduar programe trajnimi në riparimin e motorit të naftës, ose kanë një çertifikim nga industria në fjalë. Edhe për këta punonjës, paga vjetore mesatare arrin në rreth 46.5 mijë dollarë.

 

Teknikë shërbimi për makineritë e rënda dhe pajisjet

Nëse marrim për shqyrtim mekanikët, përditshmëria do të ishte kontrolli, mirëmbajtja dhe riparimi i makinerive dhe pajisjeve që përdoren në industri të rënda, si ndërtimi, bujqësia, apo te transporti hekurudhor. Kërkesat aktuale të tregut në këtë fushë janë për një dëftesë të shkollës së mesme, si standardi bazë, por nëse edhe këtu ka një certifikatë specializimi do të kishte më shumë mundësi punësimi. Ky profesion paguhet rreth 50 mijë dollarë në vit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një robotizim i këtij sektori, sado i përsosur të ishte, sërish nuk do arrinte të përmbushte tërësisht kërkesat dhe detyrat që bën një njeri.

 

Mësuesit e shkollave të mesme

Një nga profesionet, i cili është “ndjerë” më i sigurt në vazhdën e progresit të dallgëzimit teknologjik është ai i mësuesve të shkollave të mesme. Ata u mësojnë aftësitë dhe mësimet akademike të gjithë atyre nxënësve, të cilët përgatiten për jetën, përpara se të hyjnë në fakultetete, apo përpara se të futen në tregun e punës. Një kompjuter, sado i sofistikuar të jetë, ende nuk ka arritur atë fazë sa të komunikojë, apo të lexojë ndienjat dhe emocionet e nxënësve. Ky profesion shihet si një nga ata, që me shumë gjasa, do jetë pothuaj i pazëvendësueshëm nga një makineri, për sa kohë ajo nuk është zhvilluar aq shumë në leximin e emocionit dhe ndienjës njerëzore. Për të qenë mësues i shkollave të mesme nevojitet një diplomë. Në Shtetet e Bashkuara, mësuesit në shkolla publike duhet të jenë të pajisur gjithashtu edhe me një certifikatë apo licencë të lëshuar nga shteti, e cila kërkon formim akademik në subjektin ku ata do të ushtrojnë mësimdhënien. Në Amerikë, një profesion i tillë paguhet rreth 59 mijë dollarë në vit.

 

Punëtorët dhe instaluesit elektrikë

 

Elektricisti është një profesion tjetër, i cili ndihet i sigurt përballë automatizimit. Punëtorët e këtij sektori instalojnë dhe riparojnë sistemet elektrike dhe kabllot e telekomunikacioneve, ku përfshihen edhe fibrat optike. Për këtë profesion, kërkesa bazë është dëftesa e shkollës së mesme, por për të patur një shkallë më të lartë të karrierës në këtë fushë, disa punonjës trajnohen teknikisht dhe përfundojnë programe studimi, të cilat pasqyrohen, si kërkesë, ashtu edhe te paga e tyre. Për të qenë një punonjës i këtij sektori, nëpunësit nuk vuajnë as frikën nga lartësitë. Një profesion i tillë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës paguhet rreth 64 mijë dollarë në vit.

 

Infermierët dhe mamitë

Koordinimi i kujdesit ndaj pacientëve dhe ofrimi i kujdesit parësor, apo të specializuar është një gjë që nuk mund ta bëjë një kompjuter. Ky i fundit, nuk mund të shoqërojë fëmijët, apo t’i ushqejë ata. Profesioni i infermierit dhe mamisë ka si kërkesë një diplomë universitare të nivelit të parë në sektor, e në disa raste edhe diplomë të nivelit të dytë, si dhe një licencë shtetërore. Në Amerikë, për të qenë pjesë e kësaj fushe duhet fituar edhe një certifikim kombëtar, i cili zhvillohet në formën e një provimi. Ky profesion paguhet rreth 111 mijë dollarë në vit.

 

Fizioterapistët dhe terapeutët

Terapeutët dhe fizioterapistët trajtojnë dëmtime, sëmundje, si dhe pacientë me lëvizje të kufizuara, duke i ndihmuara ata të rimëkëmben, të përmirësohen si dhe të ruajnë aftësitë që nevojiten për jetesën e përditshme, apo punën. Ata, gjithashtu, i mësojnë një personi që ka qenë i sulmuar nga një infarkt, se si të vishen, apo të vjetërve me memorje të dobët. Për këtë profesion, shumica e terapeutëve zotëron një diplomë master në këtë fushë. Në ligjet amerikane, çdo shtet kërkon një licencë të veçantë. Pagesa e një terapeuti është rreth 83 mijë dollarë në vit.

 

Mësuesit për njerëzit me aftësi ndryshe

Një prej profesioneve, i cili kërkon një kujdes të veçantë, si dhe një interpretim emocional të gjendjes së njerëzve, të cilët kanë vështirësi emocionale, mendore dhe fizike është ai mësuesve të njerëzve me aftësi ndryshe. Mësuesit e edukimeve të veçanta përshtasin mësimet e përgjithshme për këta njerëz në nevojë, si dhe mësojnë aftësitë bazë, për nevojat e studentëve të tyre. Në Amerikë, të gjithë mësuesit për njerëzit me aftësi ndryshe duhet të jenë të pajisur me një diplomë të nivelit të parë. Mësuesit në shkollat publike duhet gjithashtu të kenë një certifikatë shtetërore, ose licencë, ndërkohë që nuk kërkohet gjithmonë në një shkollë private. Pagesa mesatare vjetore për këtë profesion është rreth 60 mijë dollarë në vit.

 

Shkrimtarët dhe autorët

Artistët, autorët, apo të gjithë ata që e cilësojnë dhe cilësohen nga publiku si mjeshtra të fjalës, penës, instrumentit, penelit, apo shumë fushave të tjera të artit krijojnë subjekte të ndryshme, siç mund të jenë reklamat, librat, gazetat, revistat, artikujt, dramat, skenarët filmikë, skenarët televizivë, si dhe postimet e blogëve nëpër internet. Në disa prej këtyre fushave nuk mund të jetë domosdoshmërisht diploma, por përgjithësisht kërkohet një diplomë e nivelit të parë në gazetari, anglisht, apo shkencë komunikimi. Për të rritur perspektivën e punës, trajnimet dhe eksperienca në to mund të jetë shumë e vlefshme. Paga mesatare vjetore për ta mund të variojë në rreth 62 mijë dollarë në vit.

 

A mund t’a përzgjedhin robotët CV-në tuaj?

Rekrutuesit janë shumë të zënë, kështu që, shumë prej proceseve të tyre gjatë punës janë bërë automatike përgjatë viteve, me qëllimin për të ndihmuar ata në ngarkesën e tyre të ditë-punës. Për këtë arsye, në momentin kur dikush aplikon për një vend pune në Amerikë, shumica e kompanive përdorin një sistem, i cili quhet ATS, (Applicant Tracking System), apo në shqip, “Sistemi i Ndjekjes së Aplikantit”. Ky program ndihmon në përzgjedhjen e CV-ve të mira, nga ato të këqijat. Pas aplikimit, për një kohë të caktuar, personat marrin përgjigjen automatike. Në disa kompani të tjera, kjo gjë nuk kryhet nga robotët, por nga njerëzit. Në rastin kur kjo përzgjedhje bëhet nga njerëzit, ata marrin mbrapsht edhe përshtypjet dhe përmbajtjen mbi CV-në, si dhe një lloj parashikimi për përshtypjen fillestare të rekrutuesit. Në këtë rast, robotët mund të bëhen pengesë për të gjetur një vend pune. SCAN

Next Post
FOTOT/ Mrekullia e krijimit nga hipopotami tek duar që dalin nga hiçi

FOTOT/ Mrekullia e krijimit nga hipopotami tek duar që dalin nga hiçi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In