• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Njeriu s’ka nevojë për deputet që të punësohet, as të paguajë gjyqtar…’, mesazhi i Frendos

by Java News
24/12/2018 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Imzot George Frendo O.P. Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë Durrësit, ka lëshuar një mesazh paqeje, dashurie dhe harmonie për të gjithë besimtarët katolikë për Krishtlindje. Në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve, Frendo thotë se njeriu nuk ka pse të korruptojë njeri për të marrë atë që i takon. Arqipeshkvi i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, thotë se njerëzit duhet të respektojnë dinjitetin e njëri-tjetrin dhe se në këto Krishtlindje duhet që t’i japim dorën të gjithë atyre që kanë nevojë.

Mesazhi i plotë:

Krishtlindja na fton të mësojmë nga një foshnjë. Së pari, ai na mëson dinjitetin e njeriut, e çdo njeriu. Në fytyrën e Jezusit fëmijë shohim fytyrën e çdo njeriu, mashkull ose femër, i bardhë ose i zi, i ditur ose i pashkolluar. Me ardhjen e tij në botë Jezusi ka shtruar themelet për një dinjitet të ri për njeriun. Nga grazhdi Jezusi na urdhëron të respektojmë dinjitetin dhe të drejtat e çdo njeriu. Prandaj njeriu s’ka nevojë të afrojë një deputet që t’i ofrohet puna, s’ka nevojë të paguajë një kirurg në një spital publik që të bëjë një operacion, s’ka nevojë të korruptojë një gjyqtar që të marrë vendimin e drejtë në gjykatë, s’ka nevojë të pijë drogë që të gjejë gëzim, as ka nevojë të lypë nëpër rrugë që të fitojë bukën e ditës.

Në shpellën e Betlehemit shohim një familje. Është një familje e thjeshtë, e varfër, por shumë e lumtur. Asnjëri nuk e dëgjon dënesën e kësaj foshnjeje, përveç prindërve, njerëz të thjeshtë. Nuk e dëgjon Herodi, në pallatin e tij; as e dëgjojnë priftërinjtë e popullit, në tempullin e tyre. Por e dëgjojnë i ati, Jozefi, një marangoz, dhe e ëma, Maria, shtëpiake.

Megjithatë jemi të ftuar t’i afrohemi grazhdit ku është shtrirë Jezusi, dhe të dëgjojmë dënesën e Jezusit. Por dënesa e tij përzihet me një buzëqeshje. Po, ai na buzëqesh, dhe buzëqeshja që ai i drejton secilit prej nesh tregon pastërtinë e syve të tij. Po, sytë e Jezusit janë të pastër, të kthjellët. Ai nuk përdor syzë të errëta. Na shikon pa paragjykime. Të gjithë jemi shumë të bukur para syve të tij. Le të mësojmë, nga shikimi i tij, si të shikojmë njëri-tjetrin. T’u japim dorën atyre të cilëve ua kemi mohuar deri tani.

Kemi zbuluar Krishtin. Kemi gjetur një rrugë të re që na çon drejt gëzimit të vërtetë. Ky është gëzimi ynë, gëzimi që tregohet në këtë fëmijë të brishtë. Ky është urimi im për ju me rastin e Krishtlindjes. Gëzuar Krishtlindjen! Rroftë Jezusi fëmijë./a.çupaj

Next Post
“E prisnim që të digjej”, çfarë thonë tregtarët e Laçit për ngjarjen e rëndë

"E prisnim që të digjej", çfarë thonë tregtarët e Laçit për ngjarjen e rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

March 29, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

“Berisha ka frikë nga gara për kreun e partisë!”, Alesia Balliu reagon pas përjashtimit nga PD e Elbasanit

March 29, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Me mentalitetin e Partisë unike në sistemin shumëpartiak

March 29, 2026
I armatosur, terrorizon lokalin në Kavajë, 28-vjeçari arrestohet pas disa orësh ndjekje nga policia

I armatosur, terrorizon lokalin në Kavajë, 28-vjeçari arrestohet pas disa orësh ndjekje nga policia

March 29, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

March 29, 2026
Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In