• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njeriu që nuk dëshmon dot!

by Mero Baze
24/11/2016 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha ishte sot pranë thyerjes së një rekordi në historinë e tij personale. Do të dëshmonte për herë të parë, edhe pse jo para gjykatës, por para një Komisioni Parlamentar. Nuk e ka bërë kurrë këtë. Nuk e ka bërë në vitin 1997 para Komisionit Hetimor Parlamentar, nuk e ka bërë në Prokurori për vrasjen e Azem Hajdarit dhe nuk i është përgjigjur rregullisht asnjë thirrjeje për t’u hetuar, apo dëshmuar.

Sot u duk sikur po thyente një tradite 25 vjeçare. Hyri pas shumë ngurrimesh në sallë, u ul në karrigen e tij, pastaj u ngrit prap, pastaj bëri sikur kontrolloi dosjen, pastaj u fjalos me kryetarin e Komisionit, pastaj tentoi të ulej, por harroi ku ishte karrigia dhe desh ra, pastaj u ul në karrige, shfryu, turfulloi, pastaj ktheu kokën gjithë bezdi nga Ristani që donte t’i dilte zot, pastaj u ngrit prap, seç donte të thoshte, …e humbi qetësinë mori çantën dhe iku prap pa dëshmuar.

Mu duk se ndryshe nga herët e tjera donte të thoshte diçka. Ishte nisur ndoshta të përsëriste akuzat ndaj Taulant Ballës që “ka përdhunuar një femër të sëmurë me SIDA”. (Këtë se kam kuptuar kurrë pse Taulanti ka dashur të vdesë). Ndoshta ka dashur dhe të thotë diçka për CEZ si një paradë suksesi, siç foli ditën që humbi për gjithë sukseset e tij, por me sa duket nuk i vinin fjalët. Taulanti vazhdoi ta bëjë nervoz duke i kujtuar dhe policët, Ristani e bënte edhe më nervoz, duke akuzuar Taulantin se ka sharë fëmijët e tij dhe me sa duket nuk i duroi dot të gjitha.

Kur doli jashtë duket se e ka menduar dhe një herë shkallëve, dhe deklaroi si nëpër dhëmbë se do të kthehej përsëri të dëshmonte. Dmth nuk është se është trembur mos e sjellin me policë, por po bën prova t’i mbushë mendjen vetes se “mund të dëshmojë”.

Problemi i tij me dëshminë, është në të vërtetë problemi më i madh që ai njeri ka me vetëveten këto 25 vjet dhe më parë. Ai është i vetmi politikan shqiptar, që nuk shkruan dot një libër për veten e tij. Nuk është e lehtë të ulesh përballë letrës së bardhë dhe të dëshmosh për vetëveten. Dhe është betuar se s’do ta bëjë kurrë këtë. Është i vetmi politikan që i ka treguar historitë e tij, si i janë dashur me tre, deri katër versione. Dhe është i vetmi që nuk ka pranuar kurrë të ulet e të bëjë një dëshmi zyrtare për asgjë.

Mashtrues spontan, me një integjencë prej hilacaku, ai në të vërtetë ka një fobi prej faktit, që të ulet në një tavolinë ku duhet të dëshmojë. Ky është makthi i jetës së tij që shpjegon ekzaktësisht edhe faktin pse ai është në pararojë të luftës kundër reformës në drejtësi.

Ai nuk e duron dot pikërisht atë moment që duhet të bënte sot. Të ulet në tavolinë, të thotë emrin dhe mbiemrin e tij, të betohet që do thotë të vërtetën dhe pastaj të flasë.

Është kjo arsyeja përse ai ka ngritur në këmbë gjykatës, prokurorë, President dhe kryetarë partish, kundër reformës, duke e quajtur atë një fatkeqësi. Arsyeja është se ai i trembet këtij roli.

Sot ai e kishte të thjeshtë. Nuk është se do gjykohej për ndonjë krim personal, por për një krim shtetëror që ka bërë me CEZ. Të tilla ai ka plot. ARMO është një krim i familjes së tij, që u privatizua pa lekë dhe u falimentua me 500 milion euro borxh. CEZ po ashtu. HEC po ashtu. Nga gjithë privatizimet e tij të mëdha nuk mbeti asnjë në këmbë, që ti shërbente shoqërisë shqiptare.

Por në fund të fundit në Komision Parlamentar po dëshmonte. Mund të bënte një provë, një test, një përpjekje për të mos humbur qetësinë dhe mund t’ia dilte.

Por nuk ia doli dot. Ideja që ka ardhur dita ta marrin në pyetje e tmerron. Dhe pasi ra për pak nga karrigia, iku si i ndërkryer shkallëve, i bërë ujë më djersë duke belbëzuar se do kthehet sërisht.

Shenjë e mirë! Po lufton me veten të mësohet me realitetin e ri. Ndoshta ia del. Se para deputetëve është më lehtë. Para prokurorit do jetë pak më zor!

Next Post
Vuçiç zbulon se  shefi i NATO–s, Stoltenberg ka banuar në Beograd

Vuçiç zbulon se shefi i NATO–s, Stoltenberg ka banuar në Beograd

Comments 1

  1. Krist says:
    10 years ago

    Mero,po me kujton Kafken.Po ku ti,e ku Kafka.Sa do te kishte perfituar Kafka,sikur ta kishte lexuar shkrimin tend,e jo vetem kete.C’e do,nuk e paska patur fat!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në SHBA, makina hyn në tregun pranë Hollivudit dhe merr përpara njerëzit! Tre viktima dhe po kaq të plagosur, mister shkaqet (VIDEO)

Tragjedi në SHBA, makina hyn në tregun pranë Hollivudit dhe merr përpara njerëzit! Tre viktima dhe po kaq të plagosur, mister shkaqet (VIDEO)

November 11, 2026
Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

“Pagat në sektorin publik janë më të larta se privati”- Ministri Malaj: Rritja ekonomike deri në fund të vitit do jetë 4 për qind!

November 11, 2026
Zgjedhjet mbaruan dhe të dy humbën! Telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanyahu, shkak operacioni i radhës në Iran

Zgjedhjet mbaruan dhe të dy humbën! Telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanyahu, shkak operacioni i radhës në Iran

November 11, 2026
Ish-drejtori i kompanisë farmaceutike nominohet për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë, emri i kalon Senatit!

Ish-drejtori i kompanisë farmaceutike nominohet për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë, emri i kalon Senatit!

November 11, 2026

Krimet e Epstein mund të ishin parandaluar, raporti i republikanëve zbulon dështimet e drejtësisë: Veproi i mbrojtur dhe i ndihmuar nga…

November 11, 2026
Ethet Presidenciale/ Kush do i marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë pas Trump? Ja emrat që po përgatiten për “betejën” e vitit 2028

Ethet Presidenciale/ Kush do i marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë pas Trump? Ja emrat që po përgatiten për “betejën” e vitit 2028

November 11, 2026
Kalaja e Gjirokastrës e preferuar nga turistët, mbi 70 mijë vizitorë nga janari deri më sot

Tirana e vështirë për familjet e reja, lindjet janë në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare!

November 11, 2026
Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për ditën e sotme!

November 11, 2026
Prag tragjedie në Fier nga rrjedhja e gazit në furrën e bukës, çifti përfundon i asfiksuar në spital! Policia jep detajet e para: Dy punonjësit…

Prag tragjedie në Fier nga rrjedhja e gazit në furrën e bukës, çifti përfundon i asfiksuar në spital! Policia jep detajet e para: Dy punonjësit…

November 11, 2026
Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In