• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njeriu që mbajti gjallë shpresat e Gjermanisë në Botëror, dikur shënoi 162 gola në një sezon

by Java News
28/11/2022 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka luajtur vetëm 3 ndeshje me Gjermaninë, edhe pse është 30 vjeç, duke shënuar 2 gola. i fundit, në Kupën e Botës, në barazimin 1-1 kundër Spanjës, që mban gjallë shpresat e skuadrës së tij për të kaluar grupin.

I thërritur nga Hansi Flick në kombëtare pak ditë para nisjes së “Katar 2022”, pas dëmtimit të Timo Werner, Niclas Fullkrug është sulmuesi tipik, një numër 9 që i mungon sot Gjermanisë, por edhe disa skuadrave të tjera pjesëmarrëse në Kupën e Botës.

Në kampionatin gjerman ka realizuar 10 gola, duke mbajtur vendin e golashënuesit të dytë më të mirë deri tani, e ndoshta kjo ka bërë që Flick t’i besojë një vend në kombëtare. Deri tani ia shpërbleu me një gol vendimtar.

I njohur me nofkën “Boshllëku”, si hapësira mes dhëmbëve të sipërm, pak dihet për Fullkrug. Por gazeta gjermane “Bild” ka sjellë disa fakte për karrierën dhe jetën e njeriut më të përfolur në Gjermani, dhe jo vetëm, për momentin.

Fullkrug vjen nga një familje futbollistësh. Babai i tij, Andreas, ka luajtur me klubin e vogël TuS Ricklingen në Hanover, ndërsa gjyshi, Gerd, ka luajtur për Arminia Hanover në kategorinë e dytë të futbollit gjerman. Në Bundesliga 2 luante deri vjet edhe vetë Niclas. E motra 25-vjeçare, Anna-Lena, luan gjithashtu me futbollin e femrave me Hanover ’96. Sipas vetë Fullkrug, të gjithë kanë një stil loje, “goditjet me kokë janë specialiteti ynë”.

Me bashkëshorten Lisa është njohur që në shkollën fillore dhe u martuan në vitin 2016. 3 vite më parë familja u shtua me një vajzë, Emilia. Ai është një “bomber” jo vetëm në fushë, por edhe në kuzhinë, ku gatuan ushqime tepër të shijshme.

Prej vitit 2019 luan me Werder Bremen. Në verë rinovoi kontratën, duke pranuar uljen e rrogës me 30%, nga 2,5 milionë në 1,75 milionë euro në sezon. Në fillimet e veta kishte premisa për t’u bërë sulmues i madh. Në një sezon, te të rinjtë e Ricklingen, “Bild” raporton se shënoi 162 gola në një sezon.

Por si profesionist pati vështirësi për të arritur majat. Pasi nuk ia doli të kishte sukses te të rinjtë e Werder Bremen dhe te Fürth e Nuremberg, kaloi te Hanover në sezonin 2016/17. Një vit më pas arriti të dallonte, duke luajtur të gjitha ndeshjet në Bundesliga, e duke shënuar 14 gola. Në 2019-n kthehet te Werder, ku pas dy vitesh të vështira, sezonin e kaluar e mbyll me 19 gola në 33 ndeshje, ndërsa këtë sezon, deri tani ka realizuar 10 gola.

Shenja më dalluese e Fullkrug është pa dyshim hapësira e madhe boshe mes dhëmbëve, prej së cilës ka fituar nofkën “Lücke” – “Boshllëku”, që besohet se ia ka vendosur ish-shoku i skuadrës te Werder, Marko Arnautoviç. Fullkrug dikur mbante tela, por i hoqi para kohe. “Hapësira është zgjeruar tani, kështu që ka vend për të vendosur një dhëmb tjetër”, thotë vetë lojtari. “Njerëzit e shohin me pozitivitet ndërsa gruaja e pëlqen. Ka mësuar të më dojë kështu siç jam”.

/s.f

Next Post
Reagon shqiptari që përplasi për vdekje vajzën greke në Selanik: Ngushëllime familjes, nuk është koha për justifikime

Reagon shqiptari që përplasi për vdekje vajzën greke në Selanik: Ngushëllime familjes, nuk është koha për justifikime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
Deklaratat për armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

Deklaratat për armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In