• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njeriu i Merkel vjen sot për ngërçin politik, opozita bllokon rrugët e vendit

by A R
24/04/2017 08:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dita e sotme do të jetë e mbushur me shumë zhvillime në Shqipëri. E ndërsa pritet që sot në Tiranë të mbërrijë negociatori për zgjidhjen e ngërçit politik David McAllister, PD nis tubimet në të gjithë vendin duke bllokuar rrugët.

David McAllister, Zv/Presidenti i Partisë Popullore Europiane dhe kreu i komitetit për Politikën e Jashtme në Parlamentin Europian, është një nga njerëzit e besuar të grupimit më të madh politik të të djathtës europiane dhe i kancelares gjermane Angela Merkel, por njëkohësisht edhe një i njohur i kryetarit demokrat Lulzim Basha.

Report TV shkruan se ai do të qëndrojë dy ditë në Shqipëri në përpjekje të zgjidhjes së krizës politike, por arritja e qëllimit parashikohet shumë e vështirë, pasi opozita itensifikon aksionin, pasi mbi 60 diteve në çadër.

Në këtë vizitë, zyrtari gjerman do të shoqërohet nga një tjetër gjerman, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.

McAllister dhe Fleckentsein do të kenë për mision gjetjen e një rrugëzgjidhje mes maxhorancës dhe opozitës e cila do të çonte në dhënien fund të ngërçit politik dhe zhvillimin normal të zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit.

BE është shprehur e shqetësuar edhe në lidhje me tubimin e fundit që ka lajmëruar opozita sot, por Basha paralajmëron se do të jetë paqësore.

Protesta në të gjithë vendin pritet që të nisë në orën 11:00 dhe do të zgjasë një orë, ndërsa do të bllokohen rrugët kryesore në Tiranë dhe ato që lidhin rrethet me kryeqytetin.

Basha: Protesta paqësore, ja rrugët që do të bllokohen
Në një reagim të tij të fundit në Facebook, Lulzim Basha shprehet se protesta do të jetë paqësore, ndërsa njofton edhe për rrugët që do të bllokohen në Tiranë dhe në rrethe.

Basha thotë se asnjë lule nuk do të dëmtohet, asnjë gjë nuk do të thyhet, ndërsa fton qytetarët të bashkohen në protestë.

Reagimi i fundit i Bashës para protestës
Mes orës 11:00 dhe 12:00 qytetarët do të bllokojnë transportin kombëtar anembanë Shqipërisë.

Në rrethrrotullimin e Shqiponjës dhe në kryqëzimin e teknologjikut në Tiranë, në rrethrrotullimin e Plugut, në rrethrrotullimin e Rrugës së Kombit në Milot, në rrethrrotullimin e Bradasheshit e kudo do të jenë qytetarët e veriut, jugut, lindjes, perëndimit dhe të gjithë Shqipërisë.

Asnjë lule nuk do të dëmtohet, asnjë gjë nuk do të thyhet. Trafiku do të bllokohet për një orë, por trafiku i drogës, trafiku i krimit, trafiku i votave, trafiku i parave të pista të korrupsionit do të marrin fund një herë e mirë.

Dhunë në protestat e opozitës së bashkuar dhe qytetarëve të Republikës së Re nuk ka e nuk ka për të patur!

Dhuna është tipar i dobësisë morale, dhuna është tipari dallues i frikacakëve dhe ne jemi njerëz të kurajos qytetare.

Policia e shtetit, burrat dhe gratë me uniformë, të cilët ndajnë të njëjtat halle me qytetarët shqiptarë duhet ta dinë se tek qytetarët e bashkuar do të gjejnë forcën pozitive dhe paqësore që lufton edhe për të drejtat e tyre dhe të gjithë atyre që nëpërkëmben, që keqtrajtohen dhe që frikësohen nga ky pushtet. #NgrihemiBashke #ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe

Tubimi, Rama: Doni destabilizim
Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje qytetarëve që të refuzojnë thirrjet e opozitës për bllokimin e rrugëve sot.

“U them sot të gjithë shqiptarëve, demokratëve, mos i jepni asnjë shans, asnjë mbështetje politikanëve që kanë frikë nga drejtësia. Mos i jepni asnjë të drejtë kujtdo që pengon rrugën drejt BE.

Refuzoni të bëheni mercenarë të politikës së përbuzjes, duke bllokuar rrugët ku kalojnë njerëzit, nxënësit, punonjësit të sëmurët, sipërmarrësit, të mirat materiale që furnizojnë përditë me gjak ekonominë tonë kombëtare dhe ekonominë e të gjitha familjeve tona.

Ata që ftojnë njerëzit të bllokojnë rrugët duan të na kthejnë në të tatëpjetën e rrëmujave e të konflikteve. Vetëm e vetëm që t’i venë flakën Shqipërisë, që të mos vijë drita e drejtësisë në këtë vend, që të mos hapen kapaku i zullumit të drejtësisë  dhe krimeve të pandëshkuara që të mos shpëtojë më në fund ky popull nga zgjedha e kulturës së pandëshkueshmërisë së njerëzve të veshur me pushtet e të zhytur në para të zeza.

Por, njëkohësisht, Policia e Shtetit ka për detyrë të dokumentojë çdo shkelje të ligjit dhe të çojë përpara ligjit çdo shkelës. A ia vlen të përfundosh përpara bankës së të akuzuarve për të mbrojtur politikanë dhe gjykatës të korruptuar? A ia vlen të akuzohesh si keqbërës i popullit dhe i vendit tënd për t’i zënë rrugën drejtësisë që të duhet ty dhe të familjes tënde për të mbrojtur ata që s’duan drejtësi sepse i friken si djalli temjanit drejtësisë mbi ta”, u shpreh Rama.

Tubimi, Policia: Kush merr pjesë rrezikon burg
Policia e Shtetit i bën thirrje qytetarëve që të mos i bashkohen protestës së nesërme të PD, për bllokimin e akseve rrugore kombëtare për një orë, pasi është e paligjshme.

Përmes një deklarate për mediat, Drejtori i Sigurisë në Policinë e Shtetit, Altin Qato, paralajmëroi ndëshkime ligjore për pjesëmarrësit por edhe organizatorët e këtij tubimi. Sipas tij, protesta përbën cenim të rendit dhe sigurisë publike si dhe dëmton interesat e qytetarëve.

Policia i bëri thirrje qytetarëve që të mos marrin pjesë në këtë tubim, duke paralajmëruar masa ndëshkimore për çdo pjesëmarrës sipas ligjit për tubimet e paligjshme.

Next Post
Macron premton: Do të jem zëri i Evropës

Macron premton: Do të jem zëri i Evropës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

March 23, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

March 23, 2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

March 23, 2026
Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

March 23, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Deputetët nxitës të dhunës, duhet të mbajnë përgjegjësi penale

March 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 24 Mars 2026

March 23, 2026
Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

March 23, 2026
Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

March 23, 2026
Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

“Pa logjikë të qartë”, analiza që zbërthen veprimet dhe fjalët e Trump

March 23, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Marsi mbyllet me mot të paqëndrueshëm! Sinoptikanët parashikojnë reshje shiu gjatë kësaj jave

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In