• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Njeriu i besuar i El Chapos ngriti “thertore” për rivalët

by Java News
09/01/2019 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa gjyqi i El Chapos vazhdon në Nju Jork të SHBA-ve, një prej dëshmitarëve tregoi se vrasësi më i besuar i bosit të drogës kishte një dhomë enkas për të kryer vrasjet.

Sipas tij, dhoma kishte një sistem kullimi për ta pastruar shpejt, të cilën e kishte parë me sytë e tij: “Më çoi në një shtëpi ku dyshemeja ishte vetëm me pllaka të bardha. Aty i vriste njerëzit”, rrëfeu Edgar Galvan për vrasësin e El Çapos, të quajtur Antonio “Jaguar” Marrufo.

Kjo shtëpi “thertore” ndodhej në Suidad Huarez të Meksikës, por dëshmitari Galvan nuk di të shpjegojë se ku ishte me saktësi. Ai mban mend që vrasësi i kishte thënë se shtëpia ishte e izoluar për zhurma, që të mos dilte asnjë zë jashtë, dhe se ai e kishte parë vetë sistemin e kullimit në dyshemenë e dhomës së bardhë.

Galvan, dëshmitari 41-vjeçar, thotë se ai ishte futur rastësisht në botën e trafikut të drogës, teksa punonte si taksist pas divorcit, e teksa e kalonte kohën nëpër diskoteka.

Ai kishte njohur Marrufon në një klub, fillimisht si mik me të cilin shkonte nëpër festa, por shumë shpejt e kishte gjetur veten duke punuar për të, teksa kontrollonte qytetin e Huarezit në emër të kartelit të El Çapos.Galvan tregoi se si e kishte ndihmuar Marrufon të kalonte armë përtej kufirit “për të vrarë gjithë rivalët, që Guzman të kontrollonte gjithë territorin e kufirit”, siç citon ai Marrufon, përcjell TCH.

Galvan u arrestua në vitin 2011 pasi u kap me drogë dhe armë zjarri. Ai ka kryer tetë vite nga dënimi 24 vjeçar. Marrufo mbahet në burg në Meksikë. Kur u arrestua, policia gjeti në shtëpinë e shokut të Marrufos 40 kallashnikovë, një antitank dhe jelekë antiplumb. (b.an)

Next Post
Dy ndeshje pa tifozë, Interi nuk apelon vendimin

Dy ndeshje pa tifozë, Interi nuk apelon vendimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Përballemi me vështirësi”- Fermerët e Lushnjës të pakënaqur nga sezoni: Kostot e prodhimit nuk justifikohen nga çmimi shitjes

“Përballemi me vështirësi”- Fermerët e Lushnjës të pakënaqur nga sezoni: Kostot e prodhimit nuk justifikohen nga çmimi shitjes

September 19, 2026
Njësi Lëvizëse për kujdesin dentar, ministrja Spahiu: Shërbim ndaj çdo fëmije në zonat rurale!

Njësi Lëvizëse për kujdesin dentar, ministrja Spahiu: Shërbim ndaj çdo fëmije në zonat rurale!

September 19, 2026
VIDEO/ Ndeshjet e UEFA Nations League, Maran zbulon në konferencë listën e Kombëtares me 29 lojtarë! Mungon Broja, ja emrat surprizë

Trajneri i Kombëtares, Maran: Grudën, Mehmetin dhe Kurtulën i duam te Shqipëria, por zgjedhja mbetet në dorën e tyre

September 19, 2026
Liga e Kombeve/ “Kerjota ka spikatur, mund të na ndihmojë”- Maran flet për listën e Kombëtares: Ja pse s’i ftova Brojën dhe Bajramin

Liga e Kombeve/ “Kerjota ka spikatur, mund të na ndihmojë”- Maran flet për listën e Kombëtares: Ja pse s’i ftova Brojën dhe Bajramin

September 19, 2026
Sekuestro preventive llogarisë bankare të 30-vjeçarit të arrestuar në Greqi

Akuzohen se regjistruan 6 prona me dokumente false, Prokuroria kërkon “arrest në burg” për ish-drejtorin e Kadastrës Fier dhe përfituesin

September 19, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, reagon OSBE: Kufizimet ndaj medias të kenë bazë të qartë ligjore dhe të jenë proporcionale! Ja 9 rekomandimet

Rregullorja e re e GJKKO, reagon OSBE: Kufizimet ndaj medias të kenë bazë të qartë ligjore dhe të jenë proporcionale! Ja 9 rekomandimet

September 19, 2026
VIDEO/ Ndeshjet e UEFA Nations League, Maran zbulon në konferencë listën e Kombëtares me 29 lojtarë! Mungon Broja, ja emrat surprizë

VIDEO/ Ndeshjet e UEFA Nations League, Maran zbulon në konferencë listën e Kombëtares me 29 lojtarë! Mungon Broja, ja emrat surprizë

September 19, 2026
“Moody’s” përmirëson perspektivën e Shqipërisë, ministri Malaj: Vlerësimi konfirmon forcimin e financave publike dhe progresin e reformave

“Moody’s” përmirëson perspektivën e Shqipërisë, ministri Malaj: Vlerësimi konfirmon forcimin e financave publike dhe progresin e reformave

September 19, 2026
SHBA shet sistemin e mbrojtjes ajrore me rreth 2.7 miliardë dollarë për Ukrainën!

SHBA shet sistemin e mbrojtjes ajrore me rreth 2.7 miliardë dollarë për Ukrainën!

September 19, 2026
Akuzohet se gënjeu FBI-në përpara se të qëllonte një venezuelian në Minneapolis, agjenti i ICE-së deklarohet i pafajshëm

Akuzohet se gënjeu FBI-në përpara se të qëllonte një venezuelian në Minneapolis, agjenti i ICE-së deklarohet i pafajshëm

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com