• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Njeriu e provon njëherë, s’vdes pa…”/ Rama: Shkodra, bashkia që ka humbur më shumë. Vota ka shkuar vazhdimisht gabimisht

by Java News
12/05/2023 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama mbylli këtë të premte fushatën në Shkodër, ku Partia Socialiste garon me Benet Becin më 14 Maj.

“Duam që Shkodra të futet në makinën e madhe ku janë motorët e ekonomisë”, tha Rama.

Sipas Ramës, Shkodra është qyteti që ka humbur më shumë nga të gjithë bashkitë e tjera.

“Askujt tjetër Zoti nuk i ka dhënë si qytet apo si Bashki ato që i ka dhënë Shkodrës, askujt. Puna është te bravoja e atyre që nuk e kanë lënë këtë dhuratë të Zotit që të kthehet në mirësi për gjithë këta njerëz qofshin të majtë, qofshin të djathtë, qofshin si të duan. Zoti askujt nuk i ka dhënë lumë, liqen, det, mal dhe Alpet mbi kokë. Askujt”, u shpreh Rama.

Kryesocialisti tha se në Shkodër, vota ka shkuar në mënyrë të vazhdueshme gabimisht.

“Këtu nuk funksionon vota, ka shkuar vota në mënyrë të vazhdueshme në drejtimin e gabuar, nuk është ndërruar kurrë. Dhe duke i thënë përmes votës atyre të tjerëve ju bëni ça të doni, ata janë sjellë gjithmonë e më keq dhe kanë punuar gjithnjë e më pak për njerëzit e kësaj bashkie”, u shpreh Rama.

Rama tha se Shkodra është bashkia më e ndotur e Shqipërisë. Në fund, sipas kryeministrit, pasojat i vuajnë qytetarët, në një qytet sipas tij, që Zoti e ka bërë për të qenë një nga motorët ekonomikë më të fuqishëm të këtij vendi.

“Që kur vij unë këtu flas për këtë dhe kjo histori vazhdon. Kush paguan këtu, nuk paguan PS-ja. Nuk jemi ne që paguajmë, por është Shkodra që paguan, dhe duke paguar Shkodra paguan një kosto të madhe Shqipëria sepse këtë zonë këtu e ka bërë Zoti për të qenë një nga motorët ekonomikë më të fuqishëm të këtij vendi”, tha Rama.

Një thirrje e pati edhe për votuesit e djathtë, që kësaj here të provojnë një gjë tjetër në krye të bashkisë.

“Ore njeriu e provon mo vëlla. Ore duan me vdek pa provuar njëherë një gjë tjetër? Ore njeriu e provon. Ç’është kjo? S’e kuptoj. E provojmë. Çfarë nuk provuam në këtë demokraci apo jo, çfarë nuk provuam në këtë liri? Po mos me provu njëherë me marrë në punë një tjetër, ku ai që ke në punë ta bën keq e më keq, kjo është kulmi”, u shpreh Rama./m.j

Next Post

Prokuroria ka hyrë Himarë si një elefant në dyqan qelqurinash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In