Detaje të tjera janë zbuluar nga grupi hetimor për ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë, ku një 34-vjeçari i shpërtheu në dorë një celular të cilit po i montonte një minë.
Burime për “BalkanWeb” thonë se Gentian Hoxha, i cili mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi, është marrë edhe më parë me montimin e lëndëve plasëse në celular. Ai kishte marrë një dyqan me qira, për të kamufluar punën që kryente. Në këtë ambient, Hoxha kishte krijuar një dhomë të dyfishtë për të fshehur detonarorët dhe kapsollat.
Mësohet se lëndën shpërthyese, 34-vjeçari e siguronte në qytetin Fushë-Krujës.
Grupi hetimor ka dërguar në Policinë Shkencore materialet e gjetura në biznesin e Hoxhës, si: laptop, detonator, kapsolla, fitil zjarr përcjellës, dhe lëndë shpërthyese e llojit tritol.
a.ç