• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Njëri prej tyre u mor peng 5 vite më parë/ Kush janë dy vëllezërit nga Berati që OFL kërkoi të provojnë pasurinë

by Java News
06/03/2020 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy vëllezër të dënuar për trafik të lëndëve narkotike janë vënë sot në sitën e Operacionit Forca e Ligjit dhe kanë 48 orë për të deklaruar pasurinë. Auto-deklaratat e tyre do t’i dërgohen më tej Prokurorisë së Posaçme ku pritet që brenda 15 ditëve të merret vendimi për sekuestro nëse a ka dyshime se pasuritë janë vënë nga burime të paligjshme.

Ervis Gavelli dhe Leonat Gavelli, të dy banues në Berat sipas OFL-së rezultojnë të dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Në 2015-ën, kur ishte 42 vjeç, Leonat Gavelli u mor peng nga persona të armatosur tek Kodrat e Liqenit të thatë në Tiranë, por u la i lirë 8 orë më pas, pa asnjë lëndim nga autorët, të cilët qëllim kishin vetëm t’i jepnin një mesazh kërcënues.

Vetë Gavelli para policisë tha se personat ishin bindur që kishin ngatërruar person dhe e kishin lënë të lirë. Edhe pse dyshimet e bluve në atë kohë ishin se rrëmbyesit kanë kërkuar vëllain e Gavellit, i cili ndodhej jashtë vendit.

Leonat Gavelli është dënuar nga autoritetet italiane si drejtues në një rrjet të trafikut të kokainës nga Kolumbia dhe destinacion tregun e narkotikëve në Zvicër dhe Itali.

Një dosje për Gavellin dhe bashkëpunëtorët e tij shqiptarë ka ardhur në drejtim të Shqipërisë nga autoritetet italiane në vitin 2007, ku thuhej se kokaina sigurohej në Kolumbi nga Leonart Gavelli, dhe më tej ia dorëzonte vëllait dhe kushëririt në Itali.

Për shkak të sofistikimit që kishte ky rrjet i trafikut të drogës, autoritetet italiane mundën të kapin vetëm 3.5 kilogramë kokainë nëpërmjet përgjimeve, e trafikuar nga Kolumbia në Itali gjatë periudhës 2003-2004.

g.kosovari

Next Post
Helmimi në Fier/ Flet nxënësi i akuzuar: Kam pasur një sprajt, e gjeta në makinë. Ja çfarë ndodhi

Helmimi në Fier/ Flet nxënësi i akuzuar: Kam pasur një sprajt, e gjeta në makinë. Ja çfarë ndodhi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria me ministre robot/ Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

Meloni rifreskon ekzekutivin, ministrja e kulturës dhe dy zyrtarë të drejtësisë japin dorëheqjen

March 26, 2026
“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

March 26, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Rama zbulon ambicien: Do t’i çojmë eksportet në 1 mld €! Shqipëria me sovranitet energjitik

March 26, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Dy hapa larg…! Polonia favorizohet nga historia, Shqipëria beson te mrekullia

March 26, 2026
“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

March 26, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

March 26, 2026
Mos vononi! DPTTV apelon: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026, për të shmangur penalitetet

Mos vononi! DPTTV apelon: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026, për të shmangur penalitetet

March 26, 2026
“Matchmaker Albania”, Ibrahimaj: 1000 pjesëmarrës nga 40 vende, fokus te marrëveshjet konkrete dhe investimet reale

“Matchmaker Albania”, Ibrahimaj: 1000 pjesëmarrës nga 40 vende, fokus te marrëveshjet konkrete dhe investimet reale

March 26, 2026
Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

March 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Mars 2026

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In