• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njëri për mashtrim, tjetri grup të strukturuar kriminal, arrestohen në Rinas polaku dhe turku

by A R
25/12/2023 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy shtetas të huaj, një turk dhe një polak janë arrestuar në Rinas me qëllim ekstradimin. Referuar burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, në pranga kanë rënë Robert Chojnacki, 52 vjeç, banues në Poloni dhe O. O., 53 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Gjermani.

Arrestimi i këtij të fundit u bë pasi Gjykata Lokale e Hildesheim, Gjermani, në vitin 2021, ka nxjerrë urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, parashikuar nga legjislacioni penal gjerman.

E ndërsa polaku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Varshava, pasi Gjykata Lokale e Poznan, Poloni, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal”

Tashmë kanë nisur procedurat për ekstradimin e tyre drejt Polonisë dhe Gjermanisë.

Njoftimi i Policisë
Rinas/Finalizohet nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, operacioni policor i koduar “Gate”.

Shërbimet e Policisë Kufitare, krahas masave të shtuara për përballimin e fluksit, kanë intensifikuar kontrollet, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, si dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i verifikimeve të detajuara, shërbimet e Policisë Kufitare, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gate”, kapën në Rinas dhe arrestuan me qëllim ekstradimin, një shtetas polak dhe një shtetas turk, të dy të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë operacionit u arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimin, shtetasit:

Robert Chojnacki, 52 vjeç, banues në Poloni. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Varshava, pasi Gjykata Lokale e Poznan, Poloni, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal” parashikuar nga legjislacioni penal polak;

O. O., 53 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Gjermani. Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata Lokale e Hildesheim, Gjermani, në vitin 2021, ka nxjerrë urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, parashikuar nga legjislacioni penal gjerman.

Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Polonisë dhe Gjermanisë.

/a.r

Next Post
Berisha s’pyet për Krishtlindje, deklaratë një ditë para arrestit: Rama si Putin, më ka frikë mua!

Berisha s'pyet për Krishtlindje, deklaratë një ditë para arrestit: Rama si Putin, më ka frikë mua!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com