• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Njeri pa dinjitet”/ Paloka: Rama po i jep kohë Bashës, por 6 marsi e mbylli gjithë historinë

by Java News
17/03/2022 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Edi Paloka, pjesë e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Edi Paloka, thotë që nga 9 shtatori dhe më pas është përpjekur që të gjendet një zgjidhje në Partinë Demokratike.

Ai tha se zgjidhja gjithmonë ka qenë vota dhe për këtë i ka kërkuar  Lulzim Bashës që të votëbesohet.

Ai deklaroi se më 5 janar propozoi ngritjen e një komisioni të përbashkët që të bashkojë palët dhe të shkonin në zgjedhje të gjithë të bashkuar.

“Në asnjë rast, Lulzim Basha nuk e pranoi votën si zgjedhje. Kur i kërkova mocion pa hyrë në garë me Berishën, nuk e pranoi. Votëbesimi u bë në një farë mënyre në 6 mars mes demokratëve, edhe pse PD pa qenë e bashkuar do e ketë shumë të vështirë fitoren. Bashkimi është domosdoshmëri për demokratët. Këtë nuk e them vetëm unë, por të gjithë. Edhe deputetët që deri dje mbështesnin Bashën, kanë kërkuar zgjidhje.

6 marsi i mbylli të gjitha historitë dhe sot jemi para një realiteti, edhe deputetët që e kanë ndjekur deri dje, i kërkojnë dorëheqjen. Basha ka vetëm një zgjidhje, sepse përsërit të njëjtën fshehje, jam i gatshëm për çdo hap.

Por i kërkohet vetëm një gjë, hap derën e PD, lejo demokratët që të bashkohen. Që përkthehet nga deputetët e tij dorëheqje. Nuk ka çfarë të mendohet dhe çfarë zgjidhje tjetër të diskutojë.”

Sipas tij, Lulzim Basha po e trajton Partinë Demokratike, sikur të jetë pronë e tij.

Teksa ditën e nesërme, Dhoma Civile në Gjykatën e Tiranës pritet të shqyrtojë  kërkesën e Partisë Demokratike për regjistrimin e ndryshimeve të statutit të partisë dhe organeve të reja, Paloka tha se edhe sikur nesër gjykata të marrë një vendim për njohjen e vendimeve të Kuvendit të marra në korrik, nuk ka asgjë të keqe.

Por siç tha Paloka, do të ishte sikur gjyqtarët të ishin jashtë realitetit, pasi gjërat kanë ndryshuar tërësisht.

“Historia nëpër gjykata vijon në mënyrë që Basha të qëndrojë, nën personin që ka nën kontroll drejtësinë, Edi Rama. Këtë kohë po ia jep Edi Rama! Lulzim Bashës i ngelet vetëm të pranojë publikisht se me Ramën po bashkëpunon për ta sjellë situatën aty ku i leverdis Edi Ramës.”

Në vijim ai shtoi se Sali Berishën e rikthyen në politikë, ata që bën aktin politik të shpalljes “non grata” të Berishës.

Paloka tha se ishte kërkesë e demokratëve që Berisha të rikthehej, për të arritur që PD të rikthehej, pasi deri para asaj lëvizje “kishte rënë si në një kënetë dhe demokratët ishin të demoralizuar”.

Ai deklaroi se kjo lëvizje riktheu dhe Partinë Demokratike dhe shpresën që PD jo vetëm mund të rikthehet, por edhe të mund të fitojë.

Sipas tij nëse Sali Berisha do të mund të kandidojë, mund t’i dalë kushdo përballë.

Lidhur me gabimin më të madh të Sali Berishës, ka qenë mbështetja për Lulzim Bashën, ndërsa për këtë të fundit tha se ka shumë gabime.

“Ky është gabimi më i madh që po bën, Lulzim Basha po shfaqet në një moment me mungesë të plotë dinjiteti dhe personaliteti.”/m.j

Next Post
S’ndalet Rusia/ Bombardime pranë Kharkiv, të paktën 21 persona humbin jetën. 25 të tjerë janë plagosur

S'ndalet Rusia/ Bombardime pranë Kharkiv, të paktën 21 persona humbin jetën. 25 të tjerë janë plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk do jeni vetëm”, Hita letër efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk do tolerohet

“Nuk do jeni vetëm”, Hita letër efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk do tolerohet

October 19, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

October 19, 2026
Të shtëna ndaj një polici në Britani, arrestohen katër të dyshuar

Të shtëna ndaj një polici në Britani, arrestohen katër të dyshuar

October 19, 2026
Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

October 19, 2026
Protestat e dhunshme, Sekretari i Përgjithshëm i KE: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

Protestat e dhunshme, Sekretari i Përgjithshëm i KE: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

October 19, 2026
Sulmohet Gjykata e Apelit në Tiranë, protestuesit drejtohen nga “Brryli”, Policia në ndjekje

Sulmohet Gjykata e Apelit në Tiranë, protestuesit drejtohen nga “Brryli”, Policia në ndjekje

October 19, 2026
Analiza e REL: Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut?

Bankat në Tiranë e Durrës me orare të reja: Ku dhe si do të ofrohet shërbimi?

October 19, 2026
A ekziston sekreti i pavdekësisë? Kjo krijesë detare po çudit shkencëtarët

A ekziston sekreti i pavdekësisë? Kjo krijesë detare po çudit shkencëtarët

October 19, 2026
Fëmijët si mburoja njerëzore: Kush po paguan për t’i nxjerrë përballë policisë?

Fëmijët si mburoja njerëzore: Kush po paguan për t’i nxjerrë përballë policisë?

October 19, 2026
Shefat e protestës/ LVV ndërhyn për trazirat në Tiranë, Haxhiu flet për pjesëmarrjen e militantëve të tyre

Shefat e protestës/ LVV ndërhyn për trazirat në Tiranë, Haxhiu flet për pjesëmarrjen e militantëve të tyre

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com