• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njëri nga Diaspora te ish KQ: ‘Më hanë mushkonjat!’

by Frrok Çupi
15/07/2026 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Mu bë sikur vërtet po kruhej me një bezdi të brendshme kur u përhap dje një video e regjistruar para ish KQ mes njërit ’nga diaspora’ dhe deputetit Erion Braçe. Si një gjë nën lëkurë apo si një e ngrënë mushkonje dukej.

Nuk iu duk fytyra, por vetëm nxori me zë pasaportën ‘diasporë’. Sa shumë delenxhinj po thonë se ‘jemi nga diaspora’, aq sa kurrë nuk e kanë pranuar.

Kaq shumë ishte bezdisur prej kësaj ‘epidemie’ Ilir V., mik i hershëm, piktor dhe gazetar.

-Lëre mos më pyet!,- shpërtheu Iliri. “E kam këtu afër njërin nga këta!’.

“Njëri nga këta’, nënkuptonte ‘njëri nga këta që shtiren si ‘diasporë në protestë’.

Disa prej tyre edhe kanë mbërritur në protestën e ‘flamingove’ në Tiranë. Por shumica e tyre nuk janë nga diaspora, janë në zonat ku banojnë shqiptarë rreth kufijve të shtetit tonë. Edhe ata që janë ‘të diasporës’, janë njerëz që atje në botë nuk punojnë ose janë problematikë edhe për ligjet e shtetit ku janë. Njëra nga ‘diaspora, i kishte ikur dënimit me burg në Londër, ishte kapur në keqtrajtim të fëmijëve. Erdhi në bulevard dhe u ‘kujdes’ për fëmijët e disa prindërve idiotë që i besuan fëmijën asaj.

Por kështu është në përgjithësi.

Subjekt për një komedi është rasti i ndodhisë së Ilirit:

Përballë tij ku ky ka një biznes të vogël, është ngritur një vilë. Vetëm oborri i saj është mbi njëqind metra katrorë. Në mes të Tiranës. Aty ku dikur kishte ‘shtëpinë Gramoz Pashko”, thotë Iliri. Sepse ky i mat hapësirat me personazhet e ‘revolucionit’ të vitit 1990; vetë ka qenë student i Dhjetorit. Edhe në protestë mori pjesë dy ditët e para.

-E pashë që kishte ardhur nga jashtë ky përballë. Madje me erdhi nja dy herë. Pasdite shkonte në protestë. Me sa duket pa që numri i shokëve të tij në bulevard po matej me gishtat e dorës. Atëherë u bë nervoz, si të kishte diçka nën lëkurë. Më erdhi këtu dhe më thotë:

“Këtu në Shqipëri  më hanë mushkonjat. Kam shumë mushkonja në vilë”.

-Mirë, mirë!- i them.- Por ik nga këtu. Të hanë mushkonjat në vilën tënde dhe vjen e kruhesh këtu te unë!. Ik!’.

Në fakt, thelbi i gjithë kësaj që po ndodh, ky është. Të gjithë këta po ‘kruhen’ në bulevardin e madh të Tiranës. Kruajnë të qena e të pa qena. Qytetaria e Tiranës është e bezdisur, e trishtuar nga fjalët pis që nxjerrin nga goja, nga sjellja rrugaçërie që manifestojnë, dhe nga ligësitë që po i shkaktojnë vendit, ekonomisë, imazhit, turizmit.

Tjetër gjë është jeta e qytetit, tjetër sajojnë këta.

Por këta që tanimë kanë mbetur në ‘protestë’ bëjnë luftën e tjetrit dhe thjeshtë vetëm kruhen me paqen dhe prosperitetin e vendit.

Praktikisht ky ‘i vilës’ ka ardhur nga Amerika sepse e ka thërritur i biri që banon në vilë. Ky i tha ‘Ba, eja protesto, sepse ti nuk ke angazhime!’.

Ai erdhi, por me ‘mushkonja’ nën lëkurë. Këtë argument ka, paçka se sulet: ‘vdekje tradhtarëve, vdekje Edi Ramës’.

‘Ky i diasporës’ që u shfaq para selisë së Kuvendit, ku ka qenë selia e KQ, thërriti se ‘jam i diasporës’; por fytyrën nuk e tregoi.

E besoj se ishte ‘i diasporës’, nga ata që në Tiranë njohin vetëm monumentin e Skënderbeut dhe selinë e KQ. Ky donte t’i shkarkonte ‘mushkonjat’ në fytyrë të një deputeti, dhe gjeti zotin Braçe. Kishte huajtur edhe një gazetar të Fanes. Shante me sa i kishte mbetur në mendje: ‘Plehër, plehër!…, të erdhi fundi”. Mirëpo gazetari dhe media e Fanes përsëriten se ‘deputeti është agresiv’, jo agresivi real.

Këta që hahen me vete dhe nuk bëjnë punë tjetër, kanë marrë me dhunë të drejtën që të sulmojnë cilindo, të shajnë, të linçojnë, të tregojnë litarin dhe plumbin mes bulevardit… Por tjetri nuk ka asnjë të drejtë.

Kur nuk kanë çfarë bëjnë, gjejnë alibinë se në oborr i ka ngrënë mushkonja.

Përgjegjës jemi ne të gjithë qytetarët e vendit.

Në gjithë arkitekturën e kësaj ngjarjeje, pikërisht kjo është si kulm: Vijnë për t’u kruajtur në Tiranë. Kanë mijëra ‘insekte’ të mbartura në jetën e tyre.

Ja edhe simptomat:

Në mes të turmës u kapën mijëra doza droge që lëvizte dorë më dorë. U kapën misionarë të terrorizmit islamik dhe u përzunë. Janë vënë në shënjestër misionarë të Republikës Islamike të Iranit që po kërcënojnë paqen tonë dhe të Perëndimit. Një nga krerët e protestës dhe kandidat për kryeministër, u kap në pastrim kriminal të parave; një vilë 125 metra katrorë e ka ‘shitur’15 milionë euro. Trafikantë të tjerë kanë ardhur nga anë e anës për t’u fshehur nga ligji këtu në ‘garumbull’- si thonë tironcit. Lideri më me qeleshe deklaroi se në turmë ka influenca të vendeve të  huaja.

Çdo lloj insekti dhe infeksioni po kultivohet në atë turmë. Ai i diasporës që e ndiente në lëkurë, thoshte se ‘e hanë mushkonjat’. Thjesht kruhen këtu. Por ën fakt e ka me veten.

Next Post
VIDEO/ Kapet 45-vjeçari për vjedhjen në Durrës, momenti kur sulmon farmacisten dhe merr paratë

VIDEO/ Kapet 45-vjeçari për vjedhjen në Durrës, momenti kur sulmon farmacisten dhe merr paratë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

October 19, 2026
Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

October 19, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

“Dhunuesit, në listë të zezë të zonës Schengen?”- Çupi: Vendim i domosdoshëm për stabilitetin, e tërë Europa po digjet nga “Antifa”

October 19, 2026
Protestuesit e dhunshëm qëllojnë me breshëri fishekzjarrësh e molotovësh, Policia i shpërndan dhe i ndjek këmba-këmbës!

Kaosi e dhuna, sa mund të gjenerojnë një proces politik?

October 19, 2026
Ish-ministri Vengu reagon për protestat: Studentët e duan Shqipërinë, nuk e djegin! Dhuna nuk i shërben asnjë kauze

“Dialogu demokratik sjell ndryshim”- Vengu: Pagat e policëve, mësuesve, mjekëve dhe ushtarakëve duhet të jenë në krye të administratës!

October 19, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Studentët e dhjetorit nuk dogjën kryeqytetin!

October 19, 2026
Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

Një protestë që nuk ka aftësi të organizohet politikisht

October 19, 2026
Pas ndjekjes “këmba-këmbës” Policia fut në kurth protestuesit, shoqërime masive te “Medreseja”, efektivët mbushin furgonët me të dyshuar!

Pas ndjekjes “këmba-këmbës” Policia fut në kurth protestuesit, shoqërime masive te “Medreseja”, efektivët mbushin furgonët me të dyshuar!

October 19, 2026
Policia i zmbraps me gaz lotsjellës dhe ujë, protestuesit ia ‘nxjerrin inatin’ koshave të plehrave, u vënë zjarrin!

Policia i zmbraps me gaz lotsjellës dhe ujë, protestuesit ia ‘nxjerrin inatin’ koshave të plehrave, u vënë zjarrin!

October 19, 2026
Protestuesit e dhunshëm qëllojnë me breshëri fishekzjarrësh e molotovësh, Policia i shpërndan dhe i ndjek këmba-këmbës!

Protestuesit e dhunshëm qëllojnë me breshëri fishekzjarrësh e molotovësh, Policia i shpërndan dhe i ndjek këmba-këmbës!

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com