• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 10, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Njëri ndër grabitësit e bankës në ish bllok, e shkuara kriminale e djalit të Nehat Kullës

by Java News
01/09/2016 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Robert Kulla, djali i “gjeneralit” Nehat Kulla, është njëri prej të arrestuarve si i dyshuar për grabitjen e bankës së nivelit të dytë në zonën e ish- Bllokut në Tiranë. I biri i një prej të fortëve më të njohur që kanë komanduar zonën e Linzës, por jo vetëm, në vitin 1997 në Tiranë, është gjithashtu një personazh i njohur për policinë, shkruan “Panorama”.

Robert Kulla
Robert Kulla

Emri i tij figuron në disa dosje të Policisë së Shtetit, madje edhe zyrtarisht dje u tha se Robert Kulla kishte qenë i dënuar më parë për rrëmbim personi dhe armëmbajtje pa leje. Babai i tij, në vitin 2005 u arrestua nga forcat speciale RENEA, gjatë një operacioni të befasishëm.

Në momentin kur në shtëpinë e Nehat Kullës hynë forcat speciale, “gjenerali” u gjet në shoqërinë e të birit, Robertit, i cili po ashtu u prangos bashkë me të.

Burimet policore bënë të ditur në atë kohë se Nehat Kulla u arrestua pas nxjerrjes së një vendimi nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Ai akuzohet të ketë ekzekutuar në vitin 1998 shoferin i ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata.

Viktima Halim Gjuzi kishte pasur probleme me të ashtuquajturin “gjenerali”, gjatë periudhës kur ishte shofer i kreut të dikasterit blu. Ndërkohë që arrestimi i Robert Kullës, që në atë kohë ishte 23 vjeç, u bë pas kontrollit dhe sekuestrimit të armëve që mbaheshin në shtëpinë e tyre.

ARRESTIMI

NE 2012 Në vitin 2012, më 17 dhjetor, Robert Kulla u ndalua si i dyshuar për tentativën e vrasjes së biznesmenit Redi Dizdari. Kulla u prangos teksa lëvizte me makinën e tij bashkë me shtetasin Herigert Çitaku, edhe ky i dyshuar si pjesëmarrës në tentativën për vrasje. Pas verifikimit në Polici, Robert Kulla u la i lirë, pasi pistoleta që u gjet në makinën e tij nuk i përkiste atij, por shtetasit Çitaku.

Burime nga Policia e Tiranës thanë në atë kohë se i arrestuari ishte Herigert Çitaku, i dyshuar edhe për dy ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në Tiranë dhe Durrës. Ai u ndalua në afërsi të Babrrusë, kur po lëvizte me makinë bashkë me djalin e “gjeneralit” Nehat Kulla, i cili ndodhet në burg, i dënuar me 20 vjet heqje lirie.

Fillimisht ata u shoqëruan në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, por pasi iu morën deklarimet, Robert Kulla u la i lirë. Çitaku ishte shpallur në kërkim që prej ditës kur ndodhi plagosja e Redi Dizdarit, në orët e para të mëngjesit të datës 9 dhjetor 2012.

Burime të Policisë së Tiranës thanë se autori i dyshuar për tentativën e vrasjes së pronarit të buzukut në zonën e 9-katësheve ishte edhe 22-vjeçari Gerhart Hasan Shabanaj nga Shkodra, i cili gjithashtu u shpall në kërkim. Plagosja e biznesmenit Dizdari ndodhi për shkak të konflikteve të vazhdueshme dhe përplasjeve fizike të mëparshme që ai kishte pasur me një prej të dyshuarve të ngjarjes, Herigert Çitaku, i cili e frekuentonte vazhdimisht lokalin e tij me muzike live.

Biznesmeni nga Shkodra, Redi Dizdari, në orën 04:30 të datës 9 dhjetor kishte dalë nga lokali i tij dhe po lëvizte në drejtim të kryqëzimit të “Selvisë”. Ai u qëllua pesë herë me armë zjarri nga një person që, sipas Policisë së Tiranës, i kishte zënë pritë në një distancë jo shumë të largët. Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhej në një makinë tip “Benz”, me targë TR 5607 T, dhe ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Dizdarit.

Next Post
Spektakël në qiell… mos është një balenë kjo këtu?! (FOTO)

Spektakël në qiell... mos është një balenë kjo këtu?! (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“1 mijë euro bonus për fëmijën e parë…”, Berisha propozon platformë kundër shpopullimit

December 10, 2025
Shtyhet sërish seanca për “Partizanin”, këtë herë mungon gjyqtarja Palloj

Shtyhet sërish seanca për “Partizanin”, këtë herë mungon gjyqtarja Palloj

December 10, 2025
Proda falënderon Policinë e Shtetit dhe qytetarët: Treguan dinjitet, siguri dhe profesionalizëm në tri ngjarjet madhore!

Gara për drejtues policie, gjashtë kandidatë për tri qarqe, Ilir Proda firmos për fituesit

December 10, 2025
Adriatik Lapaj protestë poshtë zyrës së Ramës: Ditë-natë pa ndalim, para Kryeministrisë

Lapaj sulmon Ramën: Bllokove integrimin për një këshilltar në Fier. Do që të mos flasim?

December 10, 2025
Bashkia Delvinë kërkon ndihmë, banorë të tre fshatrave të bllokuar nga shembja e rrugës

Bashkia Delvinë kërkon ndihmë, banorë të tre fshatrave të bllokuar nga shembja e rrugës

December 10, 2025
Ngjarje e paprecedentë në sistemin e drejtësisë: Kryetari i GJL nuk ftohet në ceremoninë e betimit të magjistratëve të rinj

Sokol Sadushi: Nuk ka drejtësi të fortë me magjistratë të lodhur!

December 10, 2025
“Ti ulu aty, ti këtu, ti më lëndove, ti je e bukur” – Mirë se vini në klasën e Donald Trumpit

Trump përballë pakënaqësisë ekonomike, “Epoka e artë” nuk ndjehet te xhepat e amerikanëve

December 10, 2025
“Europa 2030 nuk është shpresë, por destinacion”, Rama: Shqipëria nuk shihet më si cep i largët

“Europa 2030 nuk është shpresë, por destinacion”, Rama: Shqipëria nuk shihet më si cep i largët

December 10, 2025
Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

December 10, 2025
Hakuar në Pakistan: Firma izraelite e përgjimit vazhdon aktivitetin pavarësisht sanksioneve amerikane

Hakuar në Pakistan: Firma izraelite e përgjimit vazhdon aktivitetin pavarësisht sanksioneve amerikane

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In