• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njerëzve u kërkohet të votojnë, por kush është vallë pas kandidatëve?!

by Ben Andoni
18/03/2021 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Është një ikonografi gati e njëjtë. Liderët e partive që marshojnë, rëndom pak hapa para bashkëpunëtorëve të tyre, në ditët e fundit edhe ata protagonistë, dhe sëbashku rendin. Kuptohet për pak qindra metra, por të mjaftueshme të ndiqen nga kamerat. Lideri i opozitës Lulzim Basha ecën i paepur, me kokën lart, ndjekur nga kandidatët e tij dhe ngutet. Ngutet për ndryshim. Befas ndalon përkëdhel diku ndonjë kokë fëmije dhe pak metra më tej flet me aq respekt me ndonjë të moshuar që e ndjek e përhumbur sikur ka para një guru mësuar me auditorët qindra vetëshe. Edi Rama ecën me hapat e mëdhenj dhe mundësisht pa vartësit afër. Falë fizikut, ata e shikojnë nga poshtë, kurse ai pathyer fare kokën jep vetëm direktiva. Inxhinierë, agronomë teknikë belbëzojnë…Ai, vetë ai. Kamera sfidon vetëm shikimin e tij, tretur në largësi. Kryemadhi flet e flet pa fund, por më së shumti rri dhe kuvendon në salla, sikur t’i kenë besuar një magji. Të gjithë prezantojnë…të duhurit. Të rinjtë! Çfarë kanë bërë këta deri tani? Si sillen? Pse do na sjellin ndryshim? Epo është koha e tyre. Edhe 40 ditë. Kuptohet se ata që prezantojnë në fund kryetarët më së shumti do harrohen dhe njerëzit do të fillojnë t’i bëjnë gjyqin vetes: Po pse i zgjodhëm? Po ne i njohim. Pse u gënjyem?! Në fund janë sërish vetë ata. Dhe, historia do përsëritet sërish e sërish…

Pas 25 Prillit, votuesit e thjeshtë do jenë aty sërish, por tashmë do të harrohen para syve të administratës, sepse punëshumët e rinj do kenë filluar turin njohës nëpër vendet e huaja. Ose do jenë duke njohur realitetet e reja!! Fillimisht, do udhëtojnë me klasin ekonomik. Do bëjnë foto dhe selfie në borde avionësh dhe në holle lëbyrës, pastaj do tregojnë sesi ulen duke lexuar në avion e sesi rrinë pranë ndonjë qytetari të thjeshtë dhe javë pas jave do harrohen. Kamerat nuk do kenë më punë në rrethe dhe zyrat rajonale do lëshohen ashtu si edhe kandidatët që do bëhen deputetë, nuk do shkelin më në rrethe. Fytyrat e kandidatëve do harrohen si parullat e komunizmit, që sot nuk kuptohet pse ekzistojnë. Zëri i popullit do “transferohet” në parlament. Dhe, historia do fillojë që nga fillimi. Njerëzit do i shikojnë të votuarit e tyre dhe debati do mbyllet aty pranë foltores së parlamentit shqiptar. Qyfyret do i lënë vend njëra-tjetrës. Po a i njihnit kandidatët tuaj?-do pyesin gazetarët. Do fillojnë ankesat në emisionet e mëngjesit dhe përfoljet. Epo dihet se jemi kampionë për këtë. Do harrojnë ato që kanë thënë më parë. Tek e fundit, vendin e demokracisë reale do e zëri dukja ceremoniale e politikanëve të rinj dhe gjoja se misioni u përmbush. Hallet aty. Pensionet e vonuara. Rrugët e pashtruara.

“Mjafton të njihesh me mekanizmin e zgjedhjeve për t’u bindur se ato nuk janë të lira, të barabarta dhe të ndershme. Njerëzit ftohen për të votuar por nuk e dinë se kush qëndron pas kandidatëve…”, shkruan Servet Pëllumbi në një nga botimet e tij. Dhe trendi kap atë që e kemi përballë por që Gore Vidal e shkruante me shumë cinizëm në kohë të vet për një vend shumë demokratik: “Gjysma e popullit amerikan nuk lexon kurrë një gazetë. Gjysma tjetër kurrë nuk voton për Presidentin – e njëjta gjysmë? “

Po a jemi të gatshëm për demokraci dhe apo mundet Shqipëria të bëjë udhën e vet drejt saj? Kur shikon pengesat, sfidën që po i përballet bashkë me kushtet edhe me të gjithë kalvarin e BE-së, atëherë realisht nuk e beson. Dhe, siç ndodh rëndom, ka një tendencë nga ana e teoricienëve bashkëkohorë për të vendosur pritje të mëdha për demokracitë e reja – për të parë tollovinë, korrupsionin dhe paaftësinë pas tranzicionit, si shenja që vendet si Shqipëria nuk janë ende “të gatshme” për demokraci. Shqipëria ashtu si simotrat e tjera këtë përvojë e ka fare të re, por më shumë se kaq ka një sfidë me vetë veten e saj dhe njerëzit që përzgjedh për kanonet e demokracisë së saj. E që në fund mbarojnë gjithnjë me zhgënjim.

Por analiza që sjell Berriman, autori i “Demokracisë dhe Diktaturës” sa i përket zhvillimit politik të Evropës bën të qartë se probleme të tilla shpesh pasqyrojnë pamundësinë e eliminimit të trashëgimisë shoqërore dhe ekonomike, si dhe politike të diktaturës. Për më tepër, vendet që pengohen gjatë rrugës për në demokraci përbëjnë më shumë normën sesa përjashtimin: Demokracia Liberale zakonisht shfaqet vetëm në fund të luftës së gjatë, shpesh të dhunshme, me shumë fillime false dhe shmangie nga rruga e lartë, shprehet Sheri Berriman intervistuar nga Henry Farrell. Berman autor i librit “Democracy and Dictatorship in Europe: From the Ancien Régime to the Present Day,” tregon evolimin e demokracisë dhe me argumenta dhe prova mundohet të provojë vështirësitë e pamohueshme ku gjenden demokracitë evropiane sot. Dhe, po i njëjti autor, thekson se: nuk ka shembuj në historinë evropiane të tranzicionit të shpejtë, pa dhimbje në demokraci. Dhe Berman i përgjigjet hapur intervistuesit se: “Lufta Evropiane për demokraci filloi në 1789 me Revolucionin Francez. Gjatë 150 viteve të ardhshme, shumë tranzicione drejt demokracisë ndodhën në Francë dhe në vendet e tjera të Evropës. Shumica dështuan – shumë në mënyrë spektakolare dhe të dhunshme si në Itali, Gjermani dhe Spanjë gjatë periudhës së luftës. Edhe atyre pak vendeve që kishin shtigje relativisht paqësore drejt demokracisë liberale – Britania duke qenë shembulli kryesor – u desh një kohë jashtëzakonisht e gjatë për të arritur atje: nga Revolucioni i Lavdishëm i 1688 deri në votimin e burrërisë në 1918”.

A mund t’i kërkohet më shumë Shqipërisë, pas vetëm 30 vitesh? Për Brukselin: Po. Veçse kjo po i teprohet me votimet dhe procedurat për të, por sidomos me përkrahjen e një elite politike, kthyer në një klasë parazite, e cila po shkëputet shumë nga njerëzit. Për një arsye, sepse evropianët po harrojnë vetë udhën e evoluimit të tyre. “Duke pasur parasysh debatet bashkëkohore, vlen gjithashtu të theksohet se, në të kaluarën, shumica e tranzicioneve në demokraci, veçanërisht ato fillestare, që nuk dështuan shpejt çuan në demokraci elektorale ose joliberale shumë më tepër sesa në ato liberale të konsoliduara. Vetëm pas vitit 1945 demokracia liberale u bë normë në Evropën Perëndimore, vetëm në fund të shekullit të 20-të në Evropën Jugore, dhe, çuditërisht, duke pasur parasysh historinë e saj dhe historinë e zhvillimit demokratik të paraqitur në “Demokracia dhe Diktatura”, demokracia liberale mbetet një realitet i pakapshëm në Evropën Lindore sot”, thekson Berman. Jo më kot Shqipëria sot po bën një udhë kaq të vështirë dhe më shumë probleme sepse kriza e tipit dhe e nivelit të demokracisë sot është një fakt real, që nuk mund të anashkalohet as nga apologjetët më në zë të kapitalizmit global. Kurse mendimi i sotëm kritik për demokracinë nuk mund të etiketohet, as si “mentalitet antikapitalist” dhe as si reminishencë e “mendimit revolucionar marksist”, shkruan Servet Pëllumbi… Po pse na kërkohet të votojmë me kaq ngulm dhe cilët janë kandidatët tanë? Askush nuk e di, ashtu si nuk e di se ku po shkon demokracia e sotme shqiptare, mbushur me lloj-lloj kinsesh? Një ikonografi e njohur, në prag zgjedhjesh. (Homo Albanicus)

Next Post
Luan Rama: Do të njohim rezultatin e zgjedhjeve

Luan Rama: Do të njohim rezultatin e zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In