• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Njerëzit u hodhën nga kati i 9”/ Familja tregon tmerrin e përjetuar gjatë luftës: Më qëlluan teksa mbaja fëmijën në dorë

by Java News
02/07/2022 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Maxym Kudryashov dhe familja e tij u larguan nga Mariupol-i në pjesën lindore të Ukrainës me vajzën e tyre në krahë, duke lënë pas anëtarët e tjerë të familjes, të varrosur në oborrin e shtëpisë.

Shtëpia e tyre, si pothuajse gjithçka tjetër, është shkatërruar nga ushtria ruse. Ata janë ndër familjet më me fat të refugjatëve, që arritën të dilnin nga Mariupol-i dhe të shkonin në Rivne, në Ukrainën perëndimore.

Para luftës, Maxym Kudryashov punoi në fabrikat e mëdha industriale në Mariupol. Sot, ai i është rikthyer punës në Rivne.

“Më në fund kam përsëri ëndrra normale. Para kësaj, për një muaj, në të gjitha ëndrrat unë isha në arrati…”, thotë zoti Kudryashov

Me gruan e tij Lyudmyla, vajzën shtatëvjeçare Liza dhe lepurin që e mbajnë si kafshë shtëpiake, familja arriti të largohej, pasi kishte përjetuar për një muaj sulmet e forcave ruse në qytetin e tij të lindjes në Mariupol.

“Lepuri e ndihmoi shumë vajzën tonë. I vendosnim kufje në kokë që të mos dëgjonte shpërthimet; ajo ulej dhe përqafonte lepurin. Me muzikë në vesh, ajo u fsheh në një cep me lepurin, të mbuluar nga një batanije. Pastaj u fshehëm në bodrum në të njëjtën mënyrë”, rrëfen zonja Kudryashov. Lepuri i kaloi të gjitha postblloqet në krahët e pronarëve të tij kur familja u largua nga Mariupol-i, për në pjesën perëndimore të Ukrainës.

“Makina jonë ishte e shënuar me shirita të bardhë, me një tabelë të madhe që thoshte “Fëmijë”. Ishte e qartë se po mbaja një fëmijë në krahë. Megjithatë, ata qëlluan mbi mua”, vazhdon rrëfimin e saj zonja Kudryashova.

Maxym dhe Lyudmyla qëndruan në Mariupol për një muaj, sepse nëna e saj, që vuante nga një sëmundje e rëndë, kishte nevojë për kujdes të vazhdueshëm.

Megjithatë, familja u detyrua të marrë vendimin e vështirë për tu larguar, kur kuptoi se ushtria ruse po shkatërronte lagjen e tyre, shtëpi pas shtëpie.

“…Njerëzit nuk kishin kohë të largoheshin nga ndërtesat. Disa duke qarë, u hodhën nga kati i nëntë, i tetë, i shtatë. Ne pamë njerëz që hidheshin nga dritaret sepse banesat e tyre ishin në flakë. Dhe ishte e pamundur t’i ndihmoje…” thotë zonja Kudryashova.

Nëna e Lyudmyla-s vdiq në Mariupol, pasi familja u largua dhe fqinjët e tyre e varrosën atë në oborr. Pas arritjes në Rivne, një qytet relativisht i sigurt, kjo familje arriti të linte pas një pjesë të frikës së tyre.

“Një vit më parë, u interesova të mësoja pianon dhe një melodi që kam kompozuar quhet “Muzika e Detit”. Më pas i shtova një video të detit tonë Azov, të filmuar buzë detit. Kur filloi lufta dhe gjithçka u dogj, gjithçka u shkatërrua, kjo video për mua u bë si një lamtumirë për qytetin. E shikoj ndonjëherë, duke kujtuar se si ishin gjërat…” thotë zoti Kudryashov./VOA

Next Post
Lufta në Ukrainë/ Zbulohet plani për të frenuar ushtrinë ruse, ja çfarë fshihet mes pyjeve në pritje të armikut

Lufta në Ukrainë/ Zbulohet plani për të frenuar ushtrinë ruse, ja çfarë fshihet mes pyjeve në pritje të armikut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“U helmua nga toksina e bretkosës”, reagon nëna e Alexei Navany: E dija që e kanë vrarë

“U helmua nga toksina e bretkosës”, reagon nëna e Alexei Navany: E dija që e kanë vrarë

February 16, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Koha për një ‘rivendosje’ në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në

February 16, 2026
‘Kosova e burgosur’! Monumenti ‘Newborn’ në Prishtinë rrethohet me kangjella hekuri si burgu për ish-krerët e UÇK

‘Kosova e burgosur’! Monumenti ‘Newborn’ në Prishtinë rrethohet me kangjella hekuri si burgu për ish-krerët e UÇK

February 16, 2026
Pezullimi i vizave/ Sekretari Rubio nga Hungaria: Hiqen për ata që veprojnë kundër interesave të SHBA-ve

Pezullimi i vizave/ Sekretari Rubio nga Hungaria: Hiqen për ata që veprojnë kundër interesave të SHBA-ve

February 16, 2026
Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave/ Analisti Meçe: Kushtetuesja, e paaftë, duhet zgjidhje politike

Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave/ Analisti Meçe: Kushtetuesja, e paaftë, duhet zgjidhje politike

February 16, 2026
Nga rritja profesionale tek dashuria/ Çfarë i pret shenjat e horoskopit gjatë kësaj jave sipas Meri Shehut

Nga rritja profesionale tek dashuria/ Çfarë i pret shenjat e horoskopit gjatë kësaj jave sipas Meri Shehut

February 16, 2026
Ylli i “Apocalypse Now” dhe “The Godfather”, ndahet nga jeta aktori legjendar Robert Duvall

Ylli i “Apocalypse Now” dhe “The Godfather”, ndahet nga jeta aktori legjendar Robert Duvall

February 16, 2026
“Epsteini” ynë

Saktësimi i “pezullimit” ka kuptim vetëm për ministrat

February 16, 2026
Trajtoi të miturit e shoqëruar pas protestës, Berisha kërcënon psikologen e policisë: Do të gjejmë dhe e zeza ti!

Trajtoi të miturit e shoqëruar pas protestës, Berisha kërcënon psikologen e policisë: Do të gjejmë dhe e zeza ti!

February 16, 2026
Aksioni i SPAK për Call-Centerat mashtrues në Tiranë, arrestohet një shtetas italian në portin e Durrësit (EMRI)

Aksioni i SPAK për Call-Centerat mashtrues në Tiranë, arrestohet një shtetas italian në portin e Durrësit (EMRI)

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In