• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Njerëzit e Trump-it i takojnë sot Thaçin, Haradinajn e Veselin

by Java News
27/02/2019 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Amerikë vijnë sot në Kosovë. Ato do t’i mbledhin tre krerët shtetërorë në një zyrë, ndërsa njerëzit e presidentit Trump në Prishtinë pritet të flasin për taksën dhe për marrëveshjen me Serbinë.

Liderët shtetërorë, që po presin njerëzit e administratës Trump, nuk kanë paralajmëruar në agjendat e tyre ditore takimin me delegacionin që e udhëheq John Erath, kryeshefi për çështjet evropiane në Këshillin Kombëtar të Sigurisë Amerikane.

Gazeta Express mëson se takimi nis prej orës 16:00 në Zyrën e Presidentit ndërsa krerët shtetërorë nuk do t’i presin ndaras përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të sigurisë. Takimi do të jetë i përbashkët.

Këtë e ka konfirmuar edhe zyra e Presidentit që para pak çastesh, përmes një komunikate njoftoi se Thaçi e pret në zyrë delegacionin.

“Në orën 16:00, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret zyrtarët e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, John Erath dhe Brad Berkley”, thuhet në komunikatë.

Bashkë me Erath në Prishtinë do të vijë edhe drejtori i Punëve të Evropës në Këshillin Kombëtar, William Berkley.

Delegacioni amerikan i gjen krerët shtetërorë të ndarë në më shumë se një temë. Kryeministri Ramush Haradinaj nuk pajtohet me Presidentin Thaçi as për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe e as për mënyrën se ai lobon për një marrëveshje me Serbinë ku preken kufijtë e vendit.

Erolld Belegu, këshilltar i kryeministrit, ka thënë mbrëmë në emisionin Pressing se delegacioni amerikan do të bindej për mbajtjen në fuqi të taksës sikur presidenti Thaçi ta përkrahte kryeministrin dhe të mos i dilte kundër.

Ndërkaq, këshilltari i Presidentit, Ardian Arifaj, ka thënë se nuk mund të rrezikohen raportet me SHBA-në, me veprimet që po i bën kryeministri Haradinaj, duke refuzuar t’i bindet amerikanëve për heqjen e taksës.

Delegacioni amerikan prej të hënës janë në Ballkan. Ata kanë pasur një vizitë dyditore në Beograd, ku janë pritur nga kryediplomati serb, Ivica Daçiq.

Pas takimit, Daçiq ka thënë para mediave në Beograd se me delegacionin amerikan kanë biseduar për ‘ngritjen e nivelit të flamurit serb në Shtëpinë e Bardhë”, dhe për raportet bilaterale. Nuk kanë lënë pa folur për taksën ndaj produkteve serbe që ka vënë Qeveria e Kosovës dhe për dialogun.

/a.meta

Next Post
Konfliktet politike/ Komunitetet fetare në Shqipëri: Po i largoni shqiptarët nga vendi!

Konfliktet politike/ Komunitetet fetare në Shqipëri: Po i largoni shqiptarët nga vendi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

October 7, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

Rama uron Justina Shiroka-Pulën: Zgjedhja si presidente, në një fazë sfiduese për Kosovën

October 7, 2026
Skandal mjedisor në Finlandë, pezullohen punimet në projektet e Google

Skandal mjedisor në Finlandë, pezullohen punimet në projektet e Google

October 7, 2026
Rama: Buxheti 2027 historik, do prekë tavanin e 10 miliardë eurove! Rishpërndarje më tepër nga…

Rama: Buxheti 2027 historik, do prekë tavanin e 10 miliardë eurove! Rishpërndarje më tepër nga…

October 7, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 7 tetor 2026: Gaforrja favorizohet në punë dhe dashuri

October 7, 2026
Mot i qëndrueshëm, vranësira kalimtare dhe erë përgjatë bregdetit

Mot i qëndrueshëm, vranësira kalimtare dhe erë përgjatë bregdetit

October 7, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Kosova me presidente të re, Kurti: Do punojmë bashkë për suksesin në apel të ish-krerëve të UÇK

October 7, 2026
INSTAT: Familjet me kryefamiljar pa arsim shënuan rritjen më të lartë të shpenzimeve në 2025

INSTAT: Familjet me kryefamiljar pa arsim shënuan rritjen më të lartë të shpenzimeve në 2025

October 7, 2026
PROFIL / Kush është Justina Shiroka Pula, Presidentja e re e Kosovës?

PROFIL / Kush është Justina Shiroka Pula, Presidentja e re e Kosovës?

October 7, 2026
“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com