• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Njerëzimi, histori e shkruar mbi kuaj

by Java News
14/08/2015 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Laura Musa

Qeni mund të jetë miku më i mirë i njeriut, por historia është shkruar nga kuajt.  Roli I tyre ka qënë vendimtar në ushtri,në civilizimet e hershme , për këtë ato trajtoheshin dhe respektoheshin si një qënie njerezore dhe si një ushtar.

Kuajt  janë krijesa mjaft të bukura, të mencura, fisnike dhe kryelarta. Jo më kot kanë frymëzuar artistë e poetë të shkruajnë për to dhe jo më kot kanë shoqëruar njerëzimin për shumë kohë. Na bëjnë të njohim veten tonë dhe të  shohim në brendësi. Ka shumë aktivitete sociale që lidhen me kuajt. Ato na krijojnë lidhje me admirues të tjerë të tyre. Lidhje, të cilat I kapërcejnë cdo dallim kulturor apo shoqëror. Me pak fjalë përfshirja e kuajve në jetën tonë e bën atë më të shëndetshme.

Kuajt dhe njeriu ndajnë një mardhënie komplekse duke përdorur një gjuhë të vecantë për të komunikuar. Në të  kaluarën kuajt janë përdorur shumë     për punë, përdorimin e fuqisë së tij për punët në fermë. Nëpërmjet kontaktit fizik midis njeriut dhe kalit krijohet një lidhje e vecantë e besimit të  ndërmjetëm. Gjithashtu përvec kontaktit fizik në këtë lidhje dhe komunikim futet edhe vështrimi , perceptimi I tingujve, dhe toni I zerit.

 Gjithnjë e më shumë terapia me kuajt për njeriun bëhet më e pranueshme në trajtimin e disa sëmundjeve si sindroma Asperger, autizmi, dhe crregullime të tjera neurologjike. Që nga lëvizjet e kalit e deri te lidhja emocionale dhe sociale me kafshën, terapia me kuaj u ofron fëmijëve dhe personave më të rritur një mënyrë për tu lidhur me botën dhe  kordinimin e lëvizjeve gjatë kalërimit.

Gjithashtu kuajt janë përdorur në trajtimin e fëmijeve me kancer. Kontakti I tyre me kuajt rrit sistemin imunitar dhe rrit prodhimin e endorfines e cila jep ndjënjen e lumturisë dhe gjallërisë.

Kuajt janë të ngjashëm me ne përsa I përket shprehive të fytyrës. Studiuesit kanë arritur të gjejnë shprehi të ngjashme në  lëvizjet e buzëve dhe syve.

Ata  janë paksa të komplikuar, por kafshë të mrekullueshme që kërkojnë shumë kujdes dhe vëmendje. Kujdesi për kuajt tuaj përfshin mirëmbajtjen , të ushqyerit, trajnime, dhe kujdesin shëndetësor.

Pastrimi përfshin lëkurën, krifën, bishtin, thundrat.  Mund të bëhet duke përdorur një furcë e cila ndihmon në heqjen e papastërtive nga sipërfaqja dhe duke e mbajtur lëkurën të shkëlqyeshme. Përsa i përket pastrimit të krifës dhe bishtit mund të bëhet me përdorimin e krëhërit dhe furcës që    mundësojnë mbajtjen e tyre të butë. Mirëmbajtja e thundrave përfshin largimin e ndonjë trupi të huaj si për shëmbull guri, ose druri dhe shkrurtimin e thundrave cdo 8 javë. Nëse është e nevojshme mund të bëhet larja e kalit me shampo apostafat, dhe për të shmangur shampon nga sytë, përdorim një   pecetë të lagur për pastrimin e fytyrës.

Uji dhe ushqimi. Sigurohuni që ushqimi është i lirë nga myku dhe papastërtitë sepse jo vetëm që kuajt e refuzojnë atë por edhe shkakton probleme të tjera. Ushqimi është në varësi të madhësisë dhe ngarkeses së punës apo aktivitetit fizik. Më shumë punë kërkon më shumë energji për rrjedhojë më shumë ushqim. Vakti duhet të jetë i rregullt cdo ditë dhe është mjaft e rëndësishme të mos e ushqejmë kalin për të paktën  një orë  para dhe pas aktivitetit fizik. Nëse është e nevojshme ndryshimi i dietës së kalit kjo arriKuajt të ndryshojnë jetën. Ata na japin besim dhe vetë-respekt.

Ata ofrojnë paqe dhe qetësi për shpirtrat e trazuar. Ato na japin shpresë!

het shkallë shkallë duke zëvendësuar 25% të ushqimit të vjetër me ushqim të ri. Më pas 50%, 75 % dhe 100 %. Asnjëherë në ndryshime drastike pasi çon në probleme dhe dhimbje barku.

Lidhja dhe afrimiteti me kalin tuaj. Kaloni ca kohë me të. Përkëdheleni të  veshët, në fytyrë  dhe bëjeni si diçka të përditshme. Kalit do i pëlqejë dhe shumë shpejt do merrni feedback nga kjo sjellje kundrejt tij.

Trajnimi. Duhet të jeni të durueshëm dhe të qeteë gjatë trajnimit të kalit tuaj. Ai mund të frikësohet nëse ju jeni nervoz apo i mërzitur, kështu që është shumë e rëndësishme për ju të qendroni të qetë dhe optimist. Përdorni një shalë me cilësi të mirë për të  marrë maksimumin gjatë trajnimit. Nëse kali nuk ëshë komod atëherë ai nuk do ta ketë vëmëndjen dhe do të  jetë i hutuar në komandat  që i thoni.

Kontrolli mjekësor. Kuajt duhet të kontrollohen te veterineri në menyrë periodike te veterineri për parazitë. Vaksinimi sipas vendodhjes gjeografike, udhëtimeve për shëmbull kundër tetanozit, tërbimi , encefalomielitit të kuajve, rhinopneumonitis.

Duhet të ndërgjegjësohemi se në këtë  botë nuk jemi vetëm. Janë edhe miqtë tanë me 4 këmbe ku, edhe pse janë të paafta për tu shprehur me të njëjtën gjuhë me ne, përsëri arrijmë të komunikojmë nëpërmjet gjuhës së trupit apo simbolikës . Kryesorja është të kultivojmë në mëndjen dhe ndërgjegjen tonë respektin dhe kujdesin ndaj tyre, të cilat arrijnë ta perceptojnë.

Kuajt të ndryshojnë jetën. Ata na japin besim dhe vetë-respekt.

Ata ofrojnë paqe dhe qetësi për shpirtrat e trazuar. Ato na japin shpresë!

Next Post

Itali, një shqiptar gjendet i vrarë në banesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

February 2, 2026
Grupi multietnik rikonfirmon mbështetjen për Qeverinë Kurti 3, LVV-së i shtohen edhe 65 vota

Grupi multietnik rikonfirmon mbështetjen për Qeverinë Kurti 3, LVV-së i shtohen edhe 65 vota

February 2, 2026
Projekti i plotë/ Arbjan Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Projekti i plotë/ Arbjan Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

February 2, 2026
Shënjestra e atentatit në Rrilë të Lezhës, nipi i Ardian Nikulajt dyshohet se mbeti i plagosur nga të shtënat

Shënjestra e atentatit në Rrilë të Lezhës, nipi i Ardian Nikulajt dyshohet se mbeti i plagosur nga të shtënat

February 2, 2026
Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë në aksin Pukë-Qelëz, shoferi transportohet në spital

Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë në aksin Pukë-Qelëz, shoferi transportohet në spital

February 2, 2026
Spartak Ngjela: Sali Berisha është antishqiptar i vjetër! Po vepron për llogari të armiqve të Shqipërisë

Spartak Ngjela: Sali Berisha është antishqiptar i vjetër! Po vepron për llogari të armiqve të Shqipërisë

February 2, 2026
Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, Policia Kufitare kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, Policia Kufitare kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

February 2, 2026
“Groenlanda as nuk blihet dhe as nuk shitet!”/ Kryeministri i ishullit i prerë ndaj SHBA-së: S’jemi vetëm!

“Groenlanda as nuk blihet dhe as nuk shitet!”/ Kryeministri i ishullit i prerë ndaj SHBA-së: S’jemi vetëm!

February 2, 2026
Shitja fillon më 9 mars, zbulohen kategoritë e biletave dhe çmimet përkatëse për ndeshjen Poloni-Shqipëri

Shitja fillon më 9 mars, zbulohen kategoritë e biletave dhe çmimet përkatëse për ndeshjen Poloni-Shqipëri

February 2, 2026
“Shikojini këta ‘trimat’ që sjellin rrezik aksidentesh!”, Balla ndan pamjet nga parkimet dysh në rrugët e Tiranës

“Shikojini këta ‘trimat’ që sjellin rrezik aksidentesh!”, Balla ndan pamjet nga parkimet dysh në rrugët e Tiranës

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In