• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njerëz të poshtër dhe të epërm

by Java News
12/03/2020 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Na ra kjo ‘murtajë’ virusi dhe u pa kush ishte kush.

Ata që shkuan në botën e amëshumeme, ata janë tjetër gjë, nuk po shikojnë më sa njerëz të ndryshëm lanë pas. Por këta që mbetën, këta i ndau e keqja duke i caktuar në vendet e veta: Ata që kanë lindur dhe rritur si njerëz ‘të poshtër’, ata patën rastin ta tregojnë veten para të gjithëve.

Të tjerët, që qëndrojnë ‘të epërm’, ata janë duke u ‘shkëlyer’ në luftë për të shpëtuar jetë njerëzish: Mjekë, policë, infermierë, qeveritarë, njerëz të biznesit, fëmijë para prindërve dhe prindër para fëmijëve…

Këtu mes nesh si shqiptarë, kemi përdorur një aforizëm madhështore ‘Ra ky mort e u pamë!’. Disa njerëz e kanë marrë sikur ‘u pamë në mort, se kishim kohë pa i dhënë dorën njëri tjetrit!’. Jo, jo nuk është kaq banale, aforizma e kombit tonë është e thellë, sa ç’është vetë kombi dhe eksperienca e hidhët e tij. Kombi i ka parë njerëzit e poshtër në pasqyrën e ditës së keqe, në ditë zie, në ditë zjarri, në ditë urie, në ditë vdekjeje dhe sëmundjeje. Ky është ekrani që zoti e solli në Tokë para çdo interneti për të ndarë njerëzit në dy llojet.

Tani jemi në sëmundjen vdekëse të virusit të panjohur ‘corona’, që larg!, mund t’i lërë familjet përgjysmë, ose vetë kombin në shterje. Janë prerë, domosdoshmërisht, lidhjet me botën, mes qyteteve, mes familjeve, mes të diturës dhe të panjohurës. Një gjendje e rëndë!

Këta që po krenohen nëpër skuta, në këto ditë asfiksie njerëzore, këta erdhën ‘në mort’ dhe dëshmuan se janë të poshtër. Disa po presin të marrin pushtetin mbi numrin e madh të kufomave, disa po ‘ankohen’ se po shkelen të drejtat demokratike duke ‘ngrirë’ lëvizjen e virusit përmes lëvizjes së njerëzve, disa thonë se ‘është mbushur Mali me Gropa’; disa se ‘janë mbushur spitalet’, disa përgjojnë te vrima e derës e spitalit ku vdiq pacientja e parë, të tjerë thonë se ‘një grip i thjeshtë është’. Nuk lënë ligësi pa thënë në facebook… Këta hapin fjalë dhe kryejnë akte që u presin krahët të gjallëve dhe të epërmve.

Kombi ka histori të gjatë dhe besoj ‘të pashoqe’ me vendosjen e ‘të poshtrës’ dhe ‘të të epërmes’ në vendin që i takon. Por e kurseu ‘të poshtërën’ edhe për njerëzit e llojit; asnjëherë nuk iu drejtoi gishtin një për një. Historia emërtoi botërisht me ‘të epërm’ dhe ‘të poshtëm’ fshatra, lagje, ara, rrëpira, male…, por jo individë.

Ka ‘Kthellë e Epërme’ në Mirditë, por nuk ka ‘Kthellë e Poshtme’; sepse historia nuk e bën këtë- që të vërë gishtin mbi disa banorë se kanë fshat ‘të poshtëm’. Ka Poshnjë në Berat (atje poshtë), por nuk ka mbi krye një ‘të epërm’ se atëherë do të krijohej konflikti. Ka bjeshkë të Namuna, por ka edhe ‘mali i Diellit’ dhe ‘Guri i Nuses’. Bjeshka e Namun, kur mori këtë emër mallkimi, kishte kryer një akt të kobshëm- me siguri- kundër jetës së njeriut, njësoj si morti ku dallohen i poshtëri dhe njeriu tjetër, por atje nuk jeton njeri…

Pse e ka kursyer kombi individin e tij, edhe pse e ka ditur se është ‘njeri i poshtër’?. Ky është edhe diskutimi shumë i gjerë që zhvillohet e vdes mes nesh. Sigurisht që është një mirësi e kombit që ‘mallkimin ia lëshon malit’ e jo njeriut, dhe kjo është një gjenialitet. Por kombi shpesh ka ngecur para njerëzve të këqij e nuk ka mundur t’i çmontojë e të zhvillohet. Fajtori është te qeveritë që ka zgjedhur kombi; këta janë krijuar jo vetëm për të izoluar ‘Virusin’, por edhe njeriun e poshtër. Askush nuk të hip në kurriz, nëse ti nuk përkulesh para tij- thotë populli ynë.

Po pse bëhen ‘të poshtër’ në ditën më të keqe? Për dikë- dikë, dita ‘e keqe’ jotja, është ‘ditë më e mirë’ për atë. Si kësaj here, kur kombi ka shkuar në reanimacion për shkak të një virusi nga bota… I ligu (i sëmuri) është gati të pranojë edhe marrëveshjen më të keqe. Shumë politikanë mes nesh që kanë sunduar, kanë grabitur, kanë rrënuar e kryer krime, këta e kanë prapë gati kontratën për ditën e ‘mortit’. Ata duan prapë të bëhen ‘Zotër’, por në ditë të mirë nuk munden; ata pse nuk bëhen dot zotër nuk bëhen dot as njerëz. Presin një jetë për t’u ngjitur në majën e halleve të popullit; jo me qëllim që të shikojnë jetën e zorshme të njerëzve, por që populli t’i shikojë këta në majë…

Historia ka pagëzuar mijëra herë më shumë me emra ‘të epërm’, edhe pse njerëz të poshtër bëjnë më shumë dëm.

Next Post
Kryemjeku kinez i Koronavirusit: Ja kur do të përfundojë pandemia!

Kryemjeku kinez i Koronavirusit: Ja kur do të përfundojë pandemia!

Comments 1

  1. S.Krasniqi says:
    6 years ago

    O zoti Çupi, këto që thua i dimë por na trego çfarë tu bëjmë këtyre hijenave?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In