• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Njerëz mos harroni ‘97…dhe ata si Lukashenko!

by Ben Andoni
22/08/2020 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Sikur të mos mjaftojë pandemia, kushtet e vështira ekonomike, post-tërmeti, problemet e pështira politike, tashmë në Shqipëri është bërë personazh Lukashenko. Lideri gati despotik i Bjellorusisë pothuaj përmendët nga çdo politikan dhe megjithëse Shqipëria deridiku në postin honorifik të drejtimit të presidencës së OSBE po bën përpjekjet e saj modeste për t’iu qasur të pamundurës së negocimit me të, çdo gjë përqeshet. Edhe pse pas arrogancës së “Batska” (Babushit), siç e njohin në vend Lukashenkon, qëndron një fuqi e padiskutueshme e botës, Rusia, autoriteti agresiv i të cilës sot është frikshmërisht i papërballueshëm. Por, megjithatë shumë nga këta patetikë, rëndom të lidhur me forcën që krijoi ngjarjet tragjike të me mesviteve ’90, kanë harruar dhimbjen që u shkaktuan njerëzve pak vite më parë, atëherë kur mendonin të përcillnin detashmente paramilitare dhe deri armët më të rënda ndaj njerëzve.

Orët e fundit media ka sjellë edhe njëherë për publikun marsin e vitit 1997, kohë kur ish-presidenti fuqiplotë i asaj kohe, Sali Berisha urdhëron mbledhjen me urgjencë të Kuvendit, për t’i hapur rrugë shtypjes së rebelimit popullor duke përdorur SHIK-un (Shërbimin Informativ Kombëtar) e tij famëkeq. Të vjen keq sot për të gjithë ata njerëz, që ishin pro këtij operacioni në parlament, sak ata mumje që sot përgatiten të kthehen në kujtime, pa përfshirë këtu të vetmin Azem Hajdarin, që muaj më vonë do t’ia hanin kokën.

Por, të vjen keq më shumë për këtë nostalgji të fshehur që sot shprehet kinse duke ofenduar, duke qesëndisur Lukashenkon për despotizmin e tij, pafuqinë e Shqipërisë për të negociuar, e të tjerë duke na sjellë “Bllokun” dhe sesi ish-komunistët ‘e gjorë’ i hanin kokën njëri-tjetrit, pa harruar kinse demokratët e kësaj kohe, ata që shumë më keq si Lukashenko donin t’i vinin flakën Jugut me militantët e tyre. Shqipëria nuk duhet të harrojë sepse kjo lloj nostalgjie është një nga elementët më të frikshëm të asaj që përsëritet dhe që po qëndron thellë tek ne, por që në dukje, bën sikur tallet sot me Lukashenkon dhe përballjen e mundimshme të botës për t’i treguar vendin.

“Nostalgjia ka të bëjë me realitetin virtual të vetëdijes njerëzore që nuk mund të kapet as nga pajisjet më të përparuara teknologjike. Dëshirimi është i lidhur me gjendjen njerëzore në botën moderne, megjithatë duket se ka pak përparim në mënyrat e kuptimit të tij. Në të vërtetë, ekziston një zhvlerësim progresiv i të gjitha formave të formave të gjithëpërfshirjes, jo-ndarëse të njohurive, shkruan tek “E ardhmja e nostalgjisë” Svetlana Boym. Dhe, kjo grua, ka bërë një anatomi të thellë të nostalgjisë sot, bash atë që ne na vjen në formë instiktive, duke bërë sikur anatemojmë njerëz të tillë, por duke i vlerësuar dhe ngritur sërish. E fakti është se ne kemi ende Lukashenko në këtë vend dhe forca ende e Berishës në politikën e PD-së është provë e mirë e kësaj se ne të tillë do t’i pjellim gjithmonë. (Javanews)

 

 

Next Post
E rëndë në Tiranë/ 18-vjeçarja hidhet nga kati i 3-të i pallatit

E rëndë në Tiranë/ 18-vjeçarja hidhet nga kati i 3-të i pallatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ëndrra 32-përqindëshe për një parti të re…

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

BALFIN: Karriera e Gen-Z meriton një hartë më të madhe

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

April 7, 2026
Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Dallëndyshe Bici në SPAK, për çfarë u thirr ish-drejtoresha e IKMT-së

April 7, 2026
Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Spiunazh dhe koordinata! Rusia dhe Irani kanë bashkëpunuar ngushtë gjatë luftës

April 7, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Dy Epirotë dhe Olimpiada

April 7, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Raporti sekret: Irani kërkon 2 milionë dollarë për kalimin në Hormuz

April 7, 2026
Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

April 7, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

“I bëhet qejfi ndërkombëtarëve dhe opozitës…”, Beqaj në GJKKO: Unë, Veliaj dhe Meta jemi të padënuar, por…

April 7, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In