• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Njerëz me harta në zyrë”, Bushati flet për shkarkimin si ministër

by A R
25/10/2019 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arsyeja e “shkarkimit” të ministrit Bushati duket se ka qenë teza e Vuçiç ose Serbisë së vjetër, për ndryshimin e kufijve Serbi-Kosovë. Kjo tezë e Vuçiç u soll në Tiranë përmes shqiptarëve me influencë që paraqitën tezat dhe hartat e tyre në zyrën e Ministrit të Jashtëm.

Ish ministri Bushati nuk i dha përgjigje të drejtpërdrejtë arsyes së heqjes së tij, por tha në “Real Story”, se kjo është një teze e vjetër serbe që është promovuar nga shqiptarë me influencë në zyrën e Ministrit të Jashtëm dhe për këtë ka pasur diskutime të zjarrta dhe me kryeministrin Rama. I pyetur nga gazetari Sokol Balla por edhe analisti Fatos Lubonja nëse kriza e marrëdhënies me Ramën apo largimi i tij erdhi pikërisht për shkak të çështjes së kufirit mes Serbisë dhe Kosovës, Bushati tha se ka qenë kundër ndryshimit të kufijve, por nuk ka pasur asnjëherë presion për të dalë me një qëndrim në lidhje me të.

“Korrigjimi i kufirit Kosovë-Serbi? Nuk ka pasur thyeje mes SHBA dhe BE apo Gjermanisë. Është një çështje e vjetër që e ka origjinën në Serbi. Jam pro një marrëveshje, por jam kundër korrigjimit të kufirit. Nuk më është kërkuar asnjëherë. Nuk kam pasur asnjë presion për këtë çështje për të dal pro apo kundër.

Gabim është qe në humbëm 1 vit e gjysmë me këtë teme, si Shqipëri, si Kosovë, për një temë që nuk është në interes të kombit shqiptarë. Fakti që ka një pikë të tillë në kushtet e Bundestagut do të thotë se është humbur një kohë e vlefshme që nuk është në interesin tonë kombëtar ku përfshihet dhe Kosova dhe situata në rajon.

Kjo çështje nuk ka ardhur e propozuar në zyrën tim nga kryeministri, presidenti, por ideja e Vuçiç është promovuar në zyrën e ministrit të jashtëm nga njerëz të tjerë me influencë. Unë kam një arkiv të pasur me debate të zjarrta për këtë çështje.” tha Bushati

Deklaratat e ish ministrit Bushati për ndryshimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, analisti Lubonja i ka çuar edhe më tej, duke hedhur tezën se Bushati është larguar pikërisht për këtë arsye nga detyra e tij. “Bushati nuk do na thotë se përse është larguar, por me deduksion dhe duke pasur parasysh informacionet që janë publike, rezulton se marrëveshja për kufirin ka qenë arsyeja e largimit të Bushatit dhe ardhja e Cakajt, i cili është mbështetur nga Baton Haxhiu. Haxhiu ka qenë personi, i cili ka dalë me harta për ndryshimin e kufirit dhe siç duket këto segmente e kanë shitur këtë tezë sikur është me mbështetjen e SHBA dhe me ato që na lë të kuptojmë Bushati, Rama ka qenë dakord dhe kjo ka qenë arsyeja e përplasjeve mes tyre, që kanë çuar në largimin e tij nga Ministër i Jashtëm dhe emërimin e Cakajt në këtë detyrë. Por për këtë çështje, pra të kufirit, mesa di unë nuk ka pasur një qëndrim zyrtar, derisa Rama ka dalë kundër kësaj teze. Se si Rama do ketë ndryshuar mendim nuk e dimë, por ajo që kuptojmë është se ai ka qenë dakord fillimisht”, argumentoi Lubonja.

Këto debate duket se ftohën edhe marrëdhëniet e tij me kryeministrin Rama. I pyetur në “Real Story” nëse marrëdhëniet e tyre janë të tensionuara, Bushati tha se janë normale, por nuk është më pjesë e njerëzve të tij më të afërt.

“Në Qeveri natyrisht kanë qenë më të ngushta, ndërsa sot janë raporte normale. Nuk jam sot për sot një nga njerëzit e tij me të afërt. Ndaj mendimin se jam një nga njerëzit që kryeministri ka investuar shumë besim tek unë duke më dhënë Ministrinë e Jashtme.” tha Bushati

Lidhur me akuzat e bëra nga Ministri i Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj se në Konsullatat Shqiptare ka pasur njerëz me përfshirje korruptive e kriminale dhe që cenonin sigurinë në vend që janë marrë në kohën kur Bushati ishte ministër, Ditmir Bushati tha se “politika e jashtme është shumë më serioze se atdhedashuria dhe kërkon njohuri dhe koncepte bazë”.

/a.r

Next Post
VIDEO/ Shembja e godinave për “Lungomare2”, përplasje mes banorëve dhe inspektorëve të IKMT

VIDEO/ Shembja e godinave për "Lungomare2", përplasje mes banorëve dhe inspektorëve të IKMT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

April 2, 2026
“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

April 2, 2026
Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

April 2, 2026
Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

April 2, 2026
Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

April 2, 2026
Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

April 2, 2026
Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

April 2, 2026
Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

April 2, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Pushka e jevgut dhe arixhofkat e Fan Nolit

April 2, 2026
KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In