• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njerëz afër politikës përdorën spekulimin me bonot, për të privatizuar ndërmarrje të mëdha

by Java News
23/09/2020 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në debatet e kuvendit të Shqipërisë në vitin ‘95 deputetja socialiste e asaj kohe, Ermelinda Meksi e ngriti pikërisht këtë shqetësim. Ajo kërkonte që vlera e bonove të mbrohej me një ligj të posaçëm nga parlamenti. Që ato kur të dilnin në treg të mos u humbiste vlera.

Ky shqetësim i zonjës Meksi ishte si një profeci e cila u përmbush pak kohë më pas. Bonot me tu hedhur në treg e humbën vlerën e tyre. Arsyeja pse e humbën vlerën nuk ishte vetëm fakti që njerëzit nuk kishin vizion për biznes. Por edhe për një lojë të pisët që bëri vete qeveria demokratike. Shteti nxori në treg bonot, por ndërmarrjet i nxori për privatizim shumë me vonesë.

“Bonot filluan të tregtoheshin në fillim me 25 – 27 % të vlerës nominale. Dhe u katandisën në 1.5 %. Pse ? Sepse u hodhën bonot në qarkullim dhe nuk u hodhën ndërmarrjet. 97 ndërmarrje janë privatizuar më bono në atë periudhë dhe këto u hodhën me vonesë. Pra, në ekonomi njihet si kërkesë – ofertë. Ishte oferta e parasë, para privatizimi, por nuk kishte se çfarë të blinin me këto para gjer sa tregu u mbyll”, tregon Fatmir Mema, ekspert i ekonomisë.

“Fatkeqësia kjo është sepse kur tashmë kishte në treg miliarda lekë në vlerë nominale të bonove, ndërkohë procesi i privatizimit nuk kishte filluar akoma, kishte një presion të madh në treg për ti këmbyer”, tregon Elvin Meka, ekspert i ekonomisë.

Kjo është tabela se si ka lëvizur çmimi i bonove të privatizimit në tregun e zi nga janari ‘96 në maj të vitit ‘97. Nga muaji në muaj vihet re një rënia drastike e çmimit. Nga 25 % e vlerës nominale ato brenda vitit shkuan në 1.5 %. Këtu duhet të bëjmë një sqarim. Vlera e bonove ra ndjeshëm vetëm në tregun e zi. Ndërsa në proces privatizimi ato njiheshin me vlerën 100%. Ata që arrinin të futeshin në privatizim dhe kishin informacion e duhur për ankandet kishin përfitime të mëdha nga kjo skemë.

“Ata që kishin dijeni të kësaj loje sepse shikonin edhe vendet e lindjes, ata e dinin shumë mirë që unë mora 200 mije lekë, ose 20 mijë lekë. Duke i shitur me 3 % unë merrja vetëm 6 mijë lekë. Atëherë ata ma blinin mua 6 mijë lekë dhe kur shkonin blinin ndërmarrje e përdorin për 20 mijë lekë. Pra e blenin për 6 dhe e tregtonin për 20”, tregon Fatmir Mema, ekspert i ekonomisë.

Pra, tregu i zi i bonove solli përfitime për ata njerëz që ishin afër politikës. Imagjinoni vitin ‘95 kur nuk kishte as internet, as televizione. Ndërmarrjet shtetërore dilnin në ankande që askush nuk i merrte vesh. Vetëm disa njerëz që kishin informatorë brenda politikës kur merrnin vesh se do bëhej një privatizim shkon dhe grumbullonin bonot në tregun e zi me vlerë shumë të vogël. / top story/ tch

g.kosovari

Next Post
Rritja e rasteve të reja me COVID/ Greqia përgatitet për një karantinë të dytë, ja masat e reja që janë marrë

Rritja e rasteve të reja me COVID/ Greqia përgatitet për një karantinë të dytë, ja masat e reja që janë marrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhunoi disa kalimtarë, arrestohet 33-vjeçari, procedohen 15 të tjerë pas tubimit në Tiranë

Dhunoi disa kalimtarë, arrestohet 33-vjeçari, procedohen 15 të tjerë pas tubimit në Tiranë

September 10, 2026
Pamja e Ilir Metës, antireklama më e madhe e reformës në drejtësi

“Helsinki” letër Burgut 313: Jepini fund shkeljes së të drejtave të ish-presidentit Meta

September 10, 2026
“Shtojmë zyrat e Ndihmës Juridike”, Gogu: Drejtësia duhet të matet me rezultatin që merr qytetari

Debati për pagat e gjyqtarëve, Gogu: Vendimin do ta marrë Kuvendi

September 10, 2026
Sllovakia i del sërish kundër BE-së, bllokon sanksionet ndaj Rusisë

Sllovakia i del sërish kundër BE-së, bllokon sanksionet ndaj Rusisë

September 10, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Ndërtimet pa leje, qeveria ndryshon ligjin: Poseduesit fitojnë të drejtën e parablerjes

September 10, 2026
“Njerëzimi mund të zhduket deri në vitin 2030”, ligjvënësit amerikanë sulmojnë kompanitë e AI: Shumë shqetësuese

“Njerëzimi mund të zhduket deri në vitin 2030”, ligjvënësit amerikanë sulmojnë kompanitë e AI: Shumë shqetësuese

September 10, 2026
Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative, nis seanca për padinë ndaj prokurorit Dado

Veliaj përballë standardit të ri të Gjykatës së Lartë: A do të zbatohet ligji njësoj për të gjithë?

September 10, 2026
“Flasim Shqip”/ Rama: Dhjetëra mijëra “ushtarë” të krijuar në laboratorët e teknologjisë sulmojnë hapësirën digjitale

“Flasim Shqip”/ Rama: Dhjetëra mijëra “ushtarë” të krijuar në laboratorët e teknologjisë sulmojnë hapësirën digjitale

September 10, 2026
Lidhjet mes politikës, klubeve dhe tifozëve: Madhërimi i Mlladiçit pa reagime dhe sanksione

Lidhjet mes politikës, klubeve dhe tifozëve: Madhërimi i Mlladiçit pa reagime dhe sanksione

September 10, 2026
Ngërçi me pagat bllokon punën në Gjykatën e Durrësit, zhvillohen vetëm masat e sigurisë dhe çështjet urgjente!

Ngërçi me pagat bllokon punën në Gjykatën e Durrësit, zhvillohen vetëm masat e sigurisë dhe çështjet urgjente!

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com