• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njëpërdorimshat!

by Mero Baze
19/01/2019 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Parta Demokratike e Lulzim Bashës zgjodhi sot një Kryesi të re, e cila së bashku me ekipin e ri drejtues të partisë, vizaton panoramën e një partie pa asnjë produkt politik, për pesë vitet e drejtimit nga Lulzim Basha. Të gjithë
gurinat e nevojshme në vitin 2013, për të pasur një garniturë besnikësh dhe njerëz që duheshin shpërblyer për mbështetjen që i dhanë për t’u ngjitur në
krye të partisë, u spostuan nga më të rinj, po aq pa idenitetet dhe pa kontribute politike.  Ajo që është tipike për Partinë Demokratike të Lulzim Bashës këto pesë vjet, është që askush nuk ka mbetur në këmbë si gurë politike që t’i rezistojë kohës, edhe pse janë në opozitë. Të konsumohesh në opozitë më shpejt se në pushtet, do të thotë të kesh një mungesë bazike vlerash dhe aftësish për të qenë politikanë. Shumë prej atyre që Basha ka hequr nuk është se nuk e meritonin t’i hiqje. Problemi është se ata nuk e meritonin t’i vije, dhe si të tillë kanë vegjetuar kot për pesë vjet në krye të partisë.

Të presësh pesë vjet për shembull, për të hequr Flamur Nokën, Ennon etj, është humbje kohe, që buron nga nevoja për të pasur rreth vetes njerëz që do t’i përdorësh, duke parë se të kanë shërbyer në momente të vështira.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për prurjet e reja të vet Bashës, si çifti Duma – Salianji. Keqkuptimi i tyre eshte se janë thirrur në PD si protagonistë të një brezi të ri politikanësh, dhe vahmirrës të brezit më të vjetër. Dhe ata janë aty si prurje një përdorimshe, që duheshin për të qenë skifterë në momentin e largimit të ikonave të vjetra të PD në vitin 2017.

Parimi që Lulzim Basha po ndjek në PD, sipas motos “përdore dhe hidhe”, nuk është se shkatërron ndonjë sistem vlerash brenda PD-së, pasi një sistem i tillë nuk ekziston, por krijon një shkretëtirë vlerash, pasi pas pesë vitesh, ti e kupton që nuk ke më asnjë produkt politik dhe partia ngjan më e varfër se në ditën e saj më të keqe, kur iku nga pushteti.

Formula e Bashës është e qartë. Ai për pluralizëm mendimesh ka zgjedhur aleaët e tij të vegjël, që formojnë korin opozitar, kurse vet brenda partisë, ka vendosur të mos ketë as emra, as fytyra, por thjesht numra. Zgjedhjet e sotme përmbyllën një proces shkretimi në PD, ku i vetmi njeri që u ngrit në karrierë, është Bujar Nishani, falë traditës që kush është personazh i “Antenës”, bën karrierë në PD. Të tjerët janë staf teknik i Lulzim Bashës dhe kunatit të vet, të cilët e mendojnë PD-në si një ndërmarrje fitimprurëse, ku të punësuarit duhen ndërruar vazhdimisht, që të mos bezdisin pronarin. Dikush është përdorur për të bërë Bashën kryetar bashkie, dikush për ta bërë kryetar partie, dikush për të luftuar kundërshtarët e tij në parti etj. Dhe secili pasi ka bërë detyrën është flakur. Si çdo gjë njëpërdorimshe.

Next Post
Meta takon përfaqësuesit e shoqatës “Tirana”: Vlerësoj përkushtimin dhe punën tuaj!

Meta takon përfaqësuesit e shoqatës "Tirana": Vlerësoj përkushtimin dhe punën tuaj!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

September 12, 2026
Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com