• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një zgjidhje për opozitën!

by Lutfi Dervishi
20/01/2022 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Zhvillimet e sotme në opozitë kanë brengosur jo vetëm anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e opozitës, por mbi të gjitha kryeministrin e vendit!
Shqetësimin e madh, kryeministri e bëri publik pa i mbushur 24 orë nga 8 janari i zhurmshëm ku të “dy palët” edhe sot e kësaj ditë janë të palëkundur në pozicionin e tyre! Ata që ishin jashtë thonë se nuk pati kurrfarë dhune dhe ata që ishin brenda betohen për qiell e për dhé se selia qendrore e PD nuk ka patur dyer të blinduara!
Prokurorët që po hetojnë çështjen kanë konstatuar me kënaqësi se ata që ishin jashtë i njohin të gjithë ata që ishin brenda dhe ata që ishin brenda njohin vetëm ata që ishin jashtë!

Në këto kushte ishte ndërhyrja vendimtare e Kryeminsitrit që sakrifikoi edhe ditën e dielë për një bashkëbisedim të sinqertë me demokratët! Ndërhyrja e kryeministrit çmohet shumë në opinionin publik sepse që nga ajo ditë ka një ulje të tensionit dhe përjashto dy – tri incidente të vogla demokratët nuk kanë sulmuar më njeri – tjetrin!
Duke qenë i ndërgjegjshëm se një qeveri pa një opozitë të fortë i ngjan njeriut që zgjohet çdo mëngjes për në pune, por nuk shkon në punë se i mungon pasqyra për t’u parë, kryeministri ka vendosur si qëllim parësor forcimin e opozitës dhe për një kohë të pacaktuar të merret me drejtimin e opozitës, pavarësisht se është votuar për të qeverisur! Kryeministri nuk do t’a braktisë qeverisjen se ky akt do të ishte i barasvlershëm me konsumimin e një tradhëtie të lartë. Në kushtet kur SPAK është në përgjim dhe një gjë të vogël pret të bëjnë zyrtarët e ministrat dhe është gati t’i vere prangat, kryeministri nuk ka ndërmend të konsumojë nenin 258 të kodit penal për shpërdorim detyrë, por në anën tjetër nuk i bën zemra të lerë opozitën pa kryetar!

Kështu që për të qenë në rregull me ligjin drejtimin e opozitës do t’a bëj nga e premtja në drekë, të shtunën dhe të dielën! Kryeministri gjithashtu zotohet që çdo ditë tjetër pushimi do t’ia kushtojë opozitës! Riorganizimi, një program i mirë, premtime të besueshme dhe protesta masive ndaj keqqeverisjes janë disa nga piketat që ka fiksuar kryeministri!

Nga e premtja deri të hënën janë dy ditë të plota ndërsa nga e hëna në të premte janë 5 ditë dhe në dukje ka një zhballancim në raportin qeverisje- opozitë! Por duke patur parasysh se kryeministri të hënën dhe te martën merret me çështje globale si ngrohja e klimës, terrorizmi, afganët, holokausti, pandemia, përplasja Rusi- Ukraine etj – opozita del më e avantazhuar në vëmendjen e kryeministrit! Avantazhi thellohet kur llogarit se të mërkurën Kryeministri e ka pushim dhe qeverinë (e mërkura është dita e mbledhjes së qeverisë) në mungesë dhe porosi e drejton Arben Ahmetaj!

Mbetet e enjtja dhe e premtja paradite! Dy ditë në javë kryeministri ja kushton çështjeve globale, një ditë (zakonisht të enjten) ja kushton problemeve rajonale si Ballkani Hapur dhe ndonjëherë dhe problemeve me fuqite rajonale si Turqia! Pra kryeministrit i mbetet për qeverisjen vetëm gjysëm dite! Kështu që kritikët nuk kanë argument për të thënë se me shumë kohë i kushton qeverisë se opozitës!

Afermendsh që vëmendja e kryeministrit ndaj opozitës do të vij duke u ulur! Por ky është një proces dhe varet sa shpejt do të forcohet opozita! E sigurtë është se në momentin që opozita bëhet një alternativë e besueshme qeverisëse, kryeministri do të heqë dorë nga parrulla: opozita nuk po na qeveris mirë, parrullë kjo që ka zënë rrënjë në jo vetëm në mendjen e votuesve, por edhe të protestuesve!

Next Post
“Duhet të mësohemi me COVID”/ Paralajmërimi i ministrit britanik: Mund të jetë gjithmonë me ne

"Duhet të mësohemi me COVID"/ Paralajmërimi i ministrit britanik: Mund të jetë gjithmonë me ne

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

November 10, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 10, 2026
Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

November 10, 2026
Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

November 10, 2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

November 10, 2026
Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

November 10, 2026
Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

November 10, 2026
Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

November 10, 2026
Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

November 10, 2026
FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In