• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një zgjidhje për Jozin, Tanin e Tutin që nuk duan dënimin e Berishës

by Frrok Çupi
05/01/2025 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Jozi u shfaq dje në publik, menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Apelit, më e mbushur se kurrë.

‘Dje kemi qenë dëshmitarë të një tjetër vendimi politik nga sistemi i drejtësisë: detyrimi për paraqitje ndaj Sali Berishës, liderit të opozitës’, ligjëroi Jozi.

Sipas saj asnjë petale nuk duhet ta prekë Sali Berishën, as pse ky ka kryer dhjetëra krime të rënda ndaj jetës së njeriut dhe ndaj interesave të vendit, që mund të paketohen që nga ‘korrupsion dhe sulme kundër drejtësisë’, te krime kundër njerëzimit dhe lojë e rrezikshme shtetërore në dëm të interesave të vendit.

Në rregull, le të mos e ngasin!

Edhe deri më sot kështu ka ndodhur. Sali Berisha (shpesh edhe Jozi së bashku me të) e kanë shaluar popullin shqiptar dhe tani po i vijnë rrotull që t’ i hipin prapë në qafë. Ligji e ka thërritur në apel Berishën, deri tani të paktën për korrupsionin e klubit Partizani, pas pak për 21 Janarin ku kreu krim shtetëror me katër të vrarë, vjedhjet në CEZ/DIA, vrasjen makabre të 26 njerëzve në Gërdec, etj. Pardje nuk ndodhi asgjë e madhe. Gjykatësi Engert Pëllumbi vendosi që Berisha, i pandehur për krimin e korrupsionit, të paraqitet në Prokurori dy herë në muaj. Mund edhe ta kishte mbyllur ne qeli…, por zgjodhi ta martojë me atë që i kishin propozuar në fillim: Detyrim paraqitjeje.

Jozi kërceu, ‘ do të bahet qameti me më dënu Salinë’.

Po cila është Jozi? Ky është emri i shkurtër; ndërsa i gjati është Jozefina Topalli. Kur ishte kryetare e Kuvendit, diplomatët e huaj në Tiranë e thërrisnin “Jozepina”, ndoshta për asosacion me Josephine de Beauharnais, gruaja e parë e Imperatorit Bonapart i Parë. Në fakt ata talleshin. Jozefina ka deklaruar edhe në ekrane televizive se për Berishën ‘duhet me ju dhanë plumb ballit’ kundërshtarëve. Kjo deri te kjo zgjidhje vjen.

Po Tani cili është?

Tritan Shehu paralajmëroi dje se ‘ këta do të na dënojnë liderin…’, por për të mos lejuar ndëshkimin e Berishës “çohuni në këmbë të përmbysim regjimin”. Në fakt, Tritani e gjeti zgjidhjen se si shpëtohet Berisha dhe çdo shkelës ligji, i madh ose i vogël, nga dënimi para Drejtësisë.

Por ta rimarrim më vonë zgjidhjen exelente të Tritanit, që mund të jetë edhe zgjidhja e vetme.

Po cili është Tritan Shehu?

Ka vite që mbahet me zor nëpër degët e kalbura të PD, por prapë është deputet në Gjirokastër ku nuk e do njeri. Më parë ka qenë shuma i fuqishëm rreth Berishës. Ka arritur deri postin e lartë të Drejtorit të madh të Firmës ‘Shqiponja’, ku u mblodhën paratë e mijëra tonë naftë ilegale që kalonin çdo ditë nga Shqipëria për të Milloshevici, kur bota e kishte izoluar ‘kasapin e Ballkanit’. Se ku shkuan ato para që peshoheshin me tone, këtë e dinë xhepat e Tritanit dhe Saliut.

Në këtë krim të përbashkët janë ende të lidhur Saliu dhe Tritani.

Ndërsa ‘Tuti’  është një emër që përfaqëson këdo që i vihet kundër Drejtësisë për hir të Saliut; këta Tuti janë disa si personazhe në filma. Unë kam njohur burra në Tiranë me këtë emër, por le ta marrim edhe si ‘ Tutti’- të gjithë ata…

Po pse zgjidhja e Tritanit është exellente dhe e vetme?

Ai thotë se duhet ‘rrëzuar regjimi” që të shpëtojë Saliu.

Po, është e vërtetë: Veç po të rrëzohet regjimi i qeverisjes me ligje, dmth demokracia, atëherë as Saliun as Salinjtë nuk i kap dot njeri.

Si rrëzohet ky regjim? Rrëzohet siç Berisha (edhe Tritani në Lushnjë), rrëzuan shtetin në vitin 1997. Nga marsi 97 shteti shqiptar nuk kishte zyra policie, nuk kishte ushtri shqiptare, nuk kishte prokurori, nuk kishte gjykata, nuk kishte ligje… Kjo ka vazhduar gjatë sepse Saliu e rrënoi shtetin që në rrënjë…

Po të kthehet kjo zgjidhje, dmth., rrëzimi i regjimit të ligjit, atëherë Berisha mund të ngrejë trekëmbësh në mes të Tiranës për kundërshtarët, por jo për vete.

Edhe një zgjidhje tjetër, po sipas Tritanit: ‘Të rrëzohet regjimi’.

Kjo do të nënkuptonte edhe kthimin e ‘ regjimit të bedelëve’, sipas ligjeve të Otomanisë. Kjo do të thotë që dikush të dalë si bedel dhe të bëjë burgun për Sali Berishën. Kjo është më e thjeshta, por edhe më e mira, sipas Tritanit. Rrethe rrotull në PD, me siguri ka plot nga ata që mund të dalin bedel e të ndëshkohen për Berishën. Paguhen bedelët, madje fort mirë. Këta të Saliut kanë edhe shumë para, pasuri të paligjshme pa fund. Në vend që të paguajnë mijëra njerëz siç po bëjnë, avokatë e media, shtete e lobues…, këta më mirë të paguajnë disa bedelë që bëjnë burgun e Berishës.

Rrugë tjetër nuk ka.

Nuk ka asnjë mundësi tjetër. Krimin e kryer do ta paguajë o Berisha o Bedeli. Sepse krimet e kryera duhen paguar. Nuk ka krim që e mbulon toka, aq më shuma që populli i ka para syve. Duhen paguar pronat e vjedhura, njerëzit e vrarë para selisë së qeverisë, njerëzit e djegur në furrat e familjes Berisha, duhen paguar edhe krime të tjera monstruoze që me sa duket po presin në sirtarët e Drejtësisë.

Krimet janë sheshit dhe po presin të shpaguhen me ligj.

Ndryshe nuk ka asnjë mënyrë tjetër: O të rrëzojnë shtetin siç e kanë bërë, o të sjellin otomaninë me regjimin e bedelëve.

Next Post
Kryepeshkopi Janullatos mesazh për Pashkët ortodokse: Mos lejojmë që koronavirusi të na gjunjëzojë

U transportua dje në Athinë, Janullatos vizitohet në spital nga ministri i Jashtëm grek

Comments 1

  1. Saveta Gorica says:
    1 year ago

    Tritani, të pyesë një çikë të shoqen, Aidën, se mos larg qoftë, çunin e dytë, e ka me Salinë ?

    Reply

Leave a Reply to Saveta Gorica Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In