• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Një xhami në Houston strehon të përmbytyrit

by Java News
02/09/2017 07:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ujërat mund të jenë duke u tërhequr ngadalë në Houston, por shumë autostrada dhe lagje pranë rezervuarëve dhe digave vazhdojnë të jenë të përmbytura. Disa nga xhamitë e zonës kanë hapur dyert për të strehuar komunitete të ndryshme.

Vullnetarët dhe banorët e përkohshëm në një xhami në perëndim të Houstonit mësuan atje diçka që nuk e prisnin. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Elizabeth Lee na njeh me historinë e tyre nga Houstoni:Jeta në vendstrehime nuk ka qenë diçka e lehtë për viktimat e vërshimeve, të cilët nuk dinë ku të shkojnë.

19-vjeçarja Sara Al Azatt nga Arabia Saudite, ka vetëm katër muaj që jeton në Hjuston.
“Nuk kemi patur ndonjëherë më parë një ekperiencë të tillë nga ndonjë stuhi andej nga vijmë. Nuk e morëm shumë seriozisht. Kur ndodhën përmbytjet, mësuam se ishte me të vërtetë një eksperiencë që të ndryshon jetën”, thotë Sara.

Nëna e Sarës është indoneziane dhe babai është sirian, ata janë këtu bashkë me të dhe me disa kushërinj. Ndërsa fëmijët luajnë, të gjithë të rriturit mezi presin të kthehen në shtëpi, por ata nuk e dinë se kur do të hiqet gjendja e evakuimit të detyrueshëm. Këtu ata ndjehen të sigurt dhe të rrethuar nga mirësia…

“Me të vërtetë u habitëm. Shumë njerëz erdhën këtu për t’u strehuar përkohësisht. Disa njerëz të tjerë erdhën këtu për t’i marrë të pastrehët në shtëpitë e tyre. U prekëm shumë nga ky gjest”, thotë një vullnetar.

Banorë të Houstonit, nga pjesa perëndimore e qytetit, e cila nuk është përmbytur, erdhën tek kjo strehë për të dhuruar shtresa për të fjetur dhe madje edhe lodra. Disa nga të evakuuarit vijnë për herë të parë në xhami.

“Nuk kam qenë kurrë në një xhami, nuk dija nga cila derë të hyja, por një grua më takoi në parking dhe më tregoi nga të shkoja”, thotë vullnetarja Xhina.
“Njerëzi të besimeve të ndryshme janë të gjithë bashkë këtu. Ata kanë ardhur për të punuar këtu thjesht për arsye njerëzore, për asgjë tjetër. Thjesht për të ndihmuar. Këtu ata mësojnë shumë nga njëri tjetri, sepse vijnë nga kultura të ndryshme, të gjithë kemi mësuar shumë nga kjo eksperiencë”, thotë vullnetari Elias.

Ardhja këtu i largoi Xhinës disa mendime që të kishte krijuar vetë më parë:
“Burrat mysimanë janë shumë më të njerëzishëm nga sa mendoja. Nga femrat kam pritur gjithmonë mirësi dhe dashuri, por nganjëherë më vinte zor nga burrat myslimanë sepse nuk i di zakonet e tyre dhe si duhet të sillem”, thotë ajo.
Edhe për vullnetarin paksitanezo-amerikan Elyeas, qëndrimi këtu ka qenë një eksperiencë ku ai ka mësuar shumë:

“Ata janë njerëz, janë miqtë tanë dhe duan t’i ndihmojnë njherëzit pa diskriminim, pa patur frikë për asgjë. Thjeshtë duan të ndihmnojnë njerëzit”, thotë ai.
Sara Al Azaat thotë se eksperienca e saj në këtë strehim nuk ka fare lidhje me retorikën anti-myslimane që ajo sheh në lajme:

“Këtu vijnë për të bërë donacione njerëz që nuk janë të besimit mysliman, kjo më bëri ta ndryshoj përshtypjen për Shtetet e Bashkuara”, thotë ajo.
“Është diçka shumë e mirë, që njerëz jo të besimit mysliman vijnë këtu me donacione për ne, ua di shumë për faleminderit”, thotë Joud al Azzat, një tjetër e evakuuar.
Vullnetarët thonë se thyerja e barrierave dhe bashkëpunimi do ta bëjë komunitetin më të fuqishëm, ndërsa rindërtojnë qytetin pas vërshimeve që solli uragani, përgatiti VOA. (b.an)

Next Post
Kosova U21 me fitore historike me përmbysje ndaj Norvegjisë 3-2

Kosova U21 me fitore historike me përmbysje ndaj Norvegjisë 3-2

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In